Huffington Post sërish rendit Shqipërinë ndër destinacionet e vitit - i radhës: Porto Palermo
Rubrika e turizmit të gazetës amerikane ka gjithmonë një vend nderi për thesaret e turizmit shqiptar
Kur është fjala për destinacionet shumë të mira evropiane, më i madh nuk do të thotë gjithmonë më mirë. Ndërsa udhëtarët zakonisht shkojnë në drejtim të qyteteve të mëdha si në Londër apo Paris, disa nga vendet e pazbuluara apo sekrete të rajonit të Evropës, janë të vendosura si alternativë shumë me e mirë por jashtë rrugëve të rrahura turistike. Nga një qytet i vogël shkëmbor shqiptar, në pamjet mahnitëse malore, në një fshat malor zviceran, i njohur për birrën e tij dhe djathin e shkëlqyer.
E vendosur në një gji të magjishëm, mes kodrave gjelbëroshe, vetëm pak kilometra larg nga Himara, një qytet i vogël jugor me një histori të lashtë, Porto Palermo, nuk është ndoshta një fshat i mirëfilltë por ruan gjithsesi brenda tij një kështjellë fantastike të shekullit të tetëmbëdhjetë që ruhet mjaft mirë dhe nga ku ju mund të eksploroni historinë ndoshta më interesante të asaj periudhe në shtetin shqiptar. Kalaja e Porto Palermos, i buzëqesh nga shekujt kodrës përballë dhe ju ofron ju përveç historisë, edhe një peisazh të mrekullueshëm bregdetar.