Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë
Numri i fundit i revistës Travel, dedikuar traditës, ripërtëritjes së vlerave, kulturës popullore, festave tona të bukura dhe njerëzve të punës.
U bënë tashmë thuajse gjashtë vjet që revista Travel ju sugjeron destinacionet dhe itineraret turistike më të bukura e më të frekuentuara në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kemi qenë bashkë në Veri e në Jug, i kemi rënë atdheut kryq e tërthor e kemi zbuluar bashkë vende të bukura e të mbushura me magji, mister, natyrë, kulturë e histori, në çdo cep të vendit. Shqipëria sa ç`është e vogël, aq është edhe e madhe dhe bukuritë e saj nuk kanë fund. Tashmë ne vazhdimisht përpiqemi t`ju sjellim jo më vende të reja por qasje të reja për vende të njohura, lloje të reja eksperiencash e mënyrash udhëtimi, duke e bërë pushimin tuaj më interesant. Në këtë numër që përfshin brenda tij edhe festat më të bukura të vitit për ne, ato të Nëntorit dhe të Fundvitit, ju kemi sjellë një buqetë përvojash e përjetimesh që i kapërcejnë stinët dhe shkojnë përtej një sezoni të thjeshtë. Zbuloni se sa bukur është të përshkosh Ballkanin me biçikletë, sa hare e madhe është të festosh me vendasit nëpër festa lokale, traditat e tyre më të bukura, përjetoni emocionet dhe mallin e Arbëreshëve të Italisë përmes rrëfimit të një ambasadori shqiptar që i ka takuar ata atje ku jetojnë, njihni produktet natyrale dhe mikpritjen shqiptare përmes fermave unike në Shqipëri e shijoni përvoja të paharrueshme përmes ripërtëritjes së traditave të vjetra, ardhur në kohëra të reja, më bukur e më fort se më parë. Udhëtim të këndshëm!
Ndër titujt kryesorë ju sugjerojmë:
Milva Ekonomi
Moj E Bukura More
fotografinë e Gjakovës për tolerancën fetare
Irhan Jubica
turistik dhjetëra milionësh
Tatjana Bajraktari
Flora Xhemani Baba
Egerin Braçe - Klubi "Discover Albania"
Jugu i mistershëm
prej këndvështrimit të vizitorëve ndërkombëtarë
përmes tureve me biçikleta
Zgjidh pesë aventurat më të mira shqiptare
Dillon Thompson
e mikpritjes dhe e vlerave
risia e agroturizmit Shqiptar