SiViaggia: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit

SiViaggia: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit

on Sunday, 10 February 2019. Posted in Lajme

Kandidat për Trashëgiminë e UNESCO-s

SiViaggia: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit

Nga Klotilda Saraçini

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – “Syri i kaltër”, një fenomen natyror që nuk ka gjetur ende një shpjegim të vërtetë, mund të admirohet në mes të pyllit vetëm disa kilometra larg Sarandës, shkruan SiViaggia.it.

I kaltër si ngjyra e burimit natyral që gjendet në Shqipëri.

Një fenomen që mund të admirohet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin.

Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit.

“Syri i kaltër” është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.

Zona e pushtuar zë më pak se dy kilometra katrorë, kështu që është mjaft i vogël dhe pothuajse nuk gjendet, i fshehur në mes të pyllit të dendur të lisave dhe fiqve.

Mund të arrihet vetëm në këmbë pasi keni ecur për rreth 2 km. Nga Saranda është një udhëtim ditor i bukur për të bërë. Autobusët gjithashtu mbërrijnë atje. Vlen të vizitosh këtë cep të pacënuar dhe bukurinë hipnotike të Shqipërisë.

Meqenëse ai është një kandidat për Trashëgiminë e UNESKO-s, nëse do të bëhet një vend i mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të jetë e vështirë ta gjesh ende të paprekur dhe pa turma njerëzish./k.s/ /a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

10863

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.