Tiranë, Vienë, Radolfzell, 12 Mars, 2015. Sot, OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur së bashku me partneren shqiptareEcoAlbaniaparaqesin një dokument, që për herë të parë zbulon shtrirjen e plotë të kërcënimit në zonën e pellgut ujëmbledhës të Vjosës. Sipas këtij dokumenti, lumin e fundit të madh të egër në Evropë e kërcënon njëshkatërrim i plotë. Në total 33 HEC-e janë projektuar përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, 6 nga të cilët në Greqi (ku Vjosa quhet Aoos) dhe 27 në Shqipëri. Aktualisht 4 hidrocentrale janë duke u ndërtuar. Megjithatë rezistenca kundër këtyre projekteve po rritet dhe një ide alternative po fiton popullaritet gjithnjë e më shumë siç është: Shpallja e Vjosës Park Kombëtar. Një iniciativë e re shqiptare po mbështet gjithashtu këtë vizion.
Vjosa, në jug të Shqipërisë,është një nga lumenjtë e fundit tëpaprekur të egër në Evropë. Gjatë gjithë gjatësisë sësaj prej 270 km ai rrjedh i lirë dhe i paprekur dhe në disa zona shtrati i lumit shtrihet në më shumë se 2km gjerësi. Degët e tij janë gjithashtu gjerësisht të paprekur. Bukuritë e saj janë të pakrahasueshme në Evropë.
Megjithatë ky thesar mund tëshkatërrohet shumë shpejt. Një analizë e thellë e OJQ-ve zbulon se përveç tetë projekteve për hidrocentrale përgjatëVjosës, gjithëdegët e saj janë planifikuar tëndërpriten dhe të devijohen. “Në se degët do tëndërpriten, përfundimisht edhe Vjosa do tëshkatërrohet. Është si të presësh degët e një peme e cila menjëherë do të thahet”,u shpreh Ulrich Eichelmann nga Riverwach, koordinatori i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Projekti i devijimit të Vjosës në Greqi (ku lumi quhet “Aoos”) është kundërshtuar gjithashtu fuqimisht. Olsi Nika nga OJF-ja shqiptare EcoAlbania tha: “Edhe pse brenda një parku kombëtar, degët e Aoos-it janë planifikuar tëndërpriten dhe të devijohen në njëtjetër pellg ujëmbledhës. Kjo gjë do të shkaktojë pasoja të rënda për Vjosën në Shqipëri. Ne mbështesim qëndresën e kolegëve tanë në Greqi kundër këtij projekti”.
Gabriel Schwaderer, drejtori ekzekutiv iEuronatur shtoi: “Ne duhet të ndalim këtë tsunamin e digave përgjatë gjithë Vjosës në mënyrë që tëshpëtojmë këtë thesar natyror. Së bashku me komunitetet lokale ne duam të arrijmë në shpalljen e një parku kombëtar, jo vetëm si përfitim për natyrën por edhe për banorët e luginës së Vjosës. Nëpërmjet parkut kombëtar mund të shfrytëzohet potenciali i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik në të ardhmen. Ne besojmë se jemi ende në kohë”
Në konferencën e Tiranës u prezantua iniciativa e re “Miqtë e Vjosës”. Qytetarëme profile të ndryshme janë mbledhur për tënjëjtin qëllim: të rrisin ndërgjegjësimin dhe tëlobojnë për mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljes së saj park kombëtar. “Ne ftojmë gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj iniciative dhe tëngrenë zërin për mbrojtjen e kësaj trashëgimie për veten dhe brezat e ardhshëm”- tha LavdoshFerruni, ambjentalist. Në maj do të mbahet në Tiranë “Dita e Vjosës” për të cilën banorët e luginës së Vjosës do të udhëtojnë për në kryeqytet për të promovuar bukurinë dhe larminë e lumit të tyre. Ata do të shprehin hapur mbështetjen e tyre për shpalljen e Vjosës ParkKombëtar.
Informacion i përgjithshëm
Fushata për mbrojtjen e lumit Vjosa është pjesë e fushatës ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve më me vlerë të gadishullit ballkanik. Më shumë se 630 HEC-e janë projektuar aktualisht nga Sllovenia në Shqipëri. Për t’ju kundërvënë kësaj vale shkatërrimi, “EuroNatur” dhe “RiverWatch” kanë nisur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” në bashkëpunim me partnerët lokale në vendet respektive të Ballkanit.
Për më shumë informacion:
Besjana Guri – EcoAlbania This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 00355 692954214
Katharina Grund – EuroNatur This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 0049 7732 927210
Cornelia Wieser – Riverwatch This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 0043 650 4544784