Kroçera, kjo botë e vogël që udhëton
Kroçerë, Kruazierë apo Kryqëzore? S`ka rëndësi kjo, e rëndësishme është që kjo shpikje e mrekullueshme është një djep ëndrrash, që përkund ëndërrimtarët bredharakë në çdo cep të globit
Kroçerë, Kruazierë apo Kryqëzore? S`ka rëndësi kjo, e rëndësishme është që kjo shpikje e mrekullueshme është një djep ëndrrash, që përkund ëndërrimtarët bredharakë në çdo cep të globit
Duke mbledhur grimcat e fundit të stinës, nëpër Rivierën Shqiptare….
Gjithmonë na ka pëlqyer që turet e fundit të verës t’i ndërmarrim diku nga fillimi i vjeshtës, atëherë kur rrëmeti i trafikut dhe fluksit të verës, përzier me vapën përvëluese mpaket dhe ngrohtësia e diellit të duket më qetësuese e përkëdhelëse, sidomos kur e shijon nëpër rrugët gjysëm të boshatisura të Shqipërisë. Këtë herë e vendosëm që udhëtimin ta bënim aty nga data 8-9 shtator.
Aty ku Vjosa, deti, pylli dhe laguna, përqafohen në harmoni...
Nëse themi Vlora, për të gjithë ju ajo fillon përtej Urës së Vjosës, o më mirë, fillonte atje, sepse me degëzimet dhe gjarpërimet hyr-e-dil të superstradës së re, qysh se lëmë pas Levanin e marrim djathtas, fillojmë të mendojmë për detin dhe për magjinë që të mbështjell sapo hyn në territorin ku qarkullon ajri i Vlorës. Ka mbetur shumë pak për të thënë, e shumë për të bërë në fakt, me realitetet e reja e popullimin gjithnjë e më të rrëmujshëm të Vlorës, sa nuk dihet ku mbaron bukuria e ku fillon shëmtimi i peisazhit bregdetar sepse luksi i derdhur pa dhimbsuri nëpër ca ndërtesa, përzier me vulgaritetin e ca të tjerave, e nga ana tjetër, barbaria që ato i kanë punuar detit, të le vazhdimisht në mëdyshje.
Udhëtim mes ngjyrave të vjeshtës dhe traditës së mrekullueshme dardhare
Udhëtim i paharruar e mbresëlënës, pas një shekulli të trazuar historik...
Minty Clinch