Bukuria e Alpeve Shqiptare nën frymëzimin e

Bukuria e Alpeve Shqiptare nën frymëzimin e "Majave të Ballkanit"

on Thursday, 17 April 2014. Posted in Traveller

mbresa të paharrueshme të Tim Neville, rrëfyer për New York Times

Bukuria e Alpeve Shqiptare nën frymëzimin e

Tim Neville

“Përshëndetje. Nëse keni ardhur për luks, faleminderit, mund të shkoni në Paris, New York. Këtu tek ne do shihni gjëra të vërteta, barinj që ruajnë dhentë, gra që mbledhin shegët në pemë. Ju mund të vizitoni fermerët dhe ata do t’ju presin në shtëpitë e tyre” Kela Qendro, një 33-vjeçare që drejtonte një agjenci turistike më priti pikërisht me këto fjalë.

Peter Grub, pronari i një qendre të quajtur “Row Adentures” me bazë në Idaho, ishte ulur në qoshe duke parë hartat nën dritën e abazhurit të punës. Ne ishim në hotel “Rosi”, në dhomën 305, i cili ndodhej në një bllok ndërtesash në ngjyrë të verdhë në të çelët në Guci, i përbërë nga një komunitet kryesisht mysliman në ish-Republikën Jugosllave të Malit të Zi.  Në jug të qytezës ndodhej një shteg shkëmbor. i cili ngjitet pandërprerë drejt gojëve vampirike të majave gëlqerore. Të nesërmen do të ndiqnim atë shteg dhe do të shkonim virtualisht pa u vënë re në Shqipëri.

 

 

Ky do të kishte qenë veprimi më i gabuar, nëse do të ishte ndërmarrë në vitet 1980, kur Shqipëria ishte Koreja e Veriut në Europë. Nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1985, kur lideri komunist Enver Hoxha ndërroi jetë, e izoloi Shqipërinë në një shtet shtypës e vetmitar. Enver Hoxha asgjësoi disidentët, e shpalli fenë të jashtëligjshme dhe e uli në 11 vjeç moshën për ekzekutim. “Mësuesi i madh” i vulosi hermetikisht kufijtë dhe e distancoi veten nga vendet e tjera komuniste. “Ne kemi luftuar bark bosh dhe këmbë zbathur, por pa iu përkulur askujt”, – i tha ai njëherë liderit sovjetik Nikita Krushov. Goditja e fundit e Enver Hoxhës dhe rrëzimi i sistemit komunist shënonin fillimet e fundit të izolimit të Shqipërisë dhe në vitet në vazhdim kufijtë e tensionuar të rajonit që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën u bënë vendet që çdokush do të dëshironte t’i vizitonte. Fondet nga ndihmat e dërguara dhe një stabilitet relativ kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe zhvillimin e turizmit në rajon. Guidat turistike organizojnë grupe me kanoe nën urat prej guri në Malin e Zi, ecje përreth Shqipërisë dhe vizitojnë sitet e saj arkeologjike duke vazhduar turin më tej drejt pistave të skive në Kosovë. Hotele të rinj e mbushin me gjallëri edhe pse uji nuk është gjithmonë i ngrohtë.
Kela Qendro, një shqiptare 33 vjeçare, e cila punon në një agjenci turistike, më tha: “Eja këtu ti shohësh gjërat nga afër. Barinjtë, gratë që vjelin shegët etj. Nëse shkon tek fermerët, ata do të mirëpresin në shtëpitë e tyre”.
Zoti Grubb, i cili realizon rreth shtatë udhëtime në vit në Kroaci, kishte kohë që mahnitej me bukuritë magjepsëse të këtij rajoni pak të zhvilluar të Ballkanit. Rreth një vit më parë ai aplikoi një mënyrë intriguese, eksplorimin e zonës në këmbë.
Majat e shtigjeve të Ballkanit, një projekt i kordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunime Ndërkombëtare, me përfshirja e grupeve të tjera të interesit (që përfshijnë OJQ-të dhe zyrat turistike), zyrtarisht u hap vitin e kaluar si një shteg prej 190 kilometra ose 120 milje, i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup mes fqinjësh historikisht në grindje. Shtegu në vetvete lidh enklavat Myslimane, Katolike dhe Ortodokse, si dhe Sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tre parqe të përbashkëta kombëtare, secili tregues i një rajoni me bukuri të pallogaritshme. Muret e shkëmbinjtë e kullave ngrihen në qindra metra në një qiell të pafajshëm. Shtëpitë e fermerëve bashkohen së bashku si asterë në luginat. Ujqit dhe rrëqebujt kalonin gjatë peizazheve të mbuluara nga gjelbërimi.
Nuk do të kishte pasur përafrime të vërteta nëse banorët e zonave nuk do t’i kishin kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina që ofrojnë shtretër, djath të bërë vetë, mish dhe raki. Edhe ecjet nëpër kufij të largët dhe jo të natyrshëm tashmë janë të ligjshme, falë një sistemi të ri lejesh, vënë në efiçencë verën e shkuar. Zoti Grubb donte vetëm disa udhëtarë të regjistruar të gatshëm për të eksperimentuar para se t’i ofronte një udhëtim të vërtetë. Vetëm shtatë shoqërues nga Teksasi dhe unë u regjistruam.
I ulur në dhomën e hotelit, z.Grubb nxorri hartën dhe psherëtiu. Dukej nervoz. Duhej të drejtoheshim drejt thellësive të Alpeve Shqiptare, të njohura si male të namuna, disa nga majat më akullnajore të Europës, pas Alpeve Zviceriane dhe majave më të larta të Alpeve Dinarike. Gjithë shtegu do të mund të përshkohej për 10 ditë, por ne kishim në dispozicion vetëm pesë ditë. Maja të vështira dhe ditë të ngjeshura na prisnin.
“Kjo mund të jetë më komplikuar nga sa e kisha menduar”, tha Z. Grubb, dhe fiku dritën.
Mengjesin e asaj dite, në aeroportin e Podgoricës në Malin e Zi, takova disa amerikane nga Teksasi. Rainey Rogers, kampion boksi, ishte më i riu i grupit, 49 vjeç. Richard Dill, një farmacist i dal në pension, me origjinë mongole, ishte me i moshuari i grupit, 73 vjeç dhe Mark David, një agjent imobiliar në profesion.
Ishte errët kur arritëm në Guci, por mëngjesi erdhi i ndritshëm dhe i ngrohtë. Mali i Rosi-it 2522 metra i lartë, emrin e të cilit e mbante dhe hoteli, ngrihej në veri-lindje, ndërkohë që mali i Jezercës, 2.694 metër i lartë, ngrihej në jug.
Rreth orës 9:00 drejtori i një nga tre parqet kufitare, Parkut Kombëtar Prokletije, Enes Dreskovic, na morri me një automjet transporti ushtarak. Sediljet në pjesën e pasme ishin shumë të vogla për të gjithë ne, kështu që unë rrija në parakolpin e pasëm. Gratë me shami rreth qafës po na shikonin, ndërsa Rainey i dha karamele fëmijëve në anë të rrugës. Një zotëri në një jelek me vija dërgoi një karrocë me dru zjarri.
Ishim vetëm kur zbritëm në një ndalesë në Luginën e Ropojanës. Këtu shtegu filloi seriozisht. Një shqiptar nga Thethi, i cili ishte dhe objektivi ynë 12 milje larg, mendohej të ishte nisur nga fshati në orën 3 të mëngjesit, me kuaj për të mbajtur ngarkesat tona, por nuk kishte asnjë shenjë të tij.
“E pra, mirëseerdhët në gërmën “A” të udhëtimit të aventurës” tha zoti Grubb, duke fërkuar mjekrën e tij të kuqe. Ai propozoi të vetmin plan logjik B: gjërat që na nevojiten t’i mbledhim në bagazhin ditor. Shokët e grupit nga Teksasi dukeshin më pak të mërzitur dhe zbrisnin duke u ngazëllyer në peizazhit magjepsës.
“Le të bëhemi gati dhe të shkojmë pas tij” tha Paul Pogue, një drejtues.
Shkëmbinjtë e bardhë si mermeri kërcisnin nën këmbët tona ndërkohë që marshonim drejt një livadhi në mes të një pylli ahu. Nga të gjitha imazhet që kisha patur për këtë zonë, asnjëra nuk ishte më e bukur se kjo.
“Mrekulli” tha Marku i mahnitur.
Herët nga pasditja kishim kaluar shtegkalimin e Pejës, një pjesë e zhveshur shkëmbi dhe e rrahur nga era. Barrakat e gurta pa jetë qëndronin si roje me dritare pa xhama ku vareshin pjesë të grisura mushamaje. Bunkerët në formë kubeje me foletë ku vendoseshin armët, fortifikonin pikat më të larta. Nga frika e një pushtimi, Enver Hoxha kishte ndërtuar 700,000 bunkerë në një shtet më të vogël se Marilandi.
“Mirëseerdhët në Shqipëri” – tha guida ynë, Semir Kardovic një malazez 28 vjeçar.
Ngjitja mbi 2000 m në këmbë ishte e vështirë, por edhe zbritja në Theth ishte e vështirë. Ne rrëshqisnim poshtë e më poshtë, nëpër luginën akullnajore, madje edhe me gjunjë. Ecëm drejt njërës prej tyre, aty ishte një shtëpi pushimi që dukej sikur i përkiste perjudhës mesjetare, me dritare të ulta dhe me muri prej guri.
“Mirëmbrëma,” përshëndeti i zoti i shtëpisë, Pavlin Polia. Ai ishte në të 30-at, i gjatë me flokë të zeza dhe një hundë romake. Gruaja e tij quhej Vlora dhe ishte nga Kosova, solli disa gota ndërsa vëllai i tij, Nardi, na shtrëngoi duart.
Brenda në dhomën kryesore, ndodhej e varur në mur, mbi një fuçi të mbushur me djath, një instrument me tela të hollë, quhej Çifteli. Rainey uli kokën poshtë në një tavolinë të gjatë prej druri, ndërsa Dick u shtri mbi njërin prej 15 shtretërve në katin e sipërm kurse unë piva raki kumbulle, i bindur se isha kthyer prapa në kohë.
Ashtu si shumë shqiptarë, z. Polia kishte emigruar në Itali dhe kishte punuar në ndërtim, dhe ende kujton pepsin e tij të parë. Ai ishte kthyer në familjen e tij në Theth, pas një dekade dhe në vitin 2009, e ktheu shtëpinë e tij në bujtinë. Tani atje shkojnë rreth 300 vizitorë në vit, ekuivalent sa gjysma e banorëve të fshatit, secili paguan rreth 25 euro, ose rreth 31 dollar, ku përfshihej fjetja dhe ushqim.
“Në Itali kisha shumë mundësi të fitoja para, por nuk e kisha pasion” – më tha ai.
U ngjita lartë në katin e dytë të banesës por Z. Polia më ndaloi.
“Mos harro valixhen” tha ai.
“E keni ju çantën time?” e pyeta me dyshim.
“Po” tha ai “E solla me kuaj”
Atë natë të lodhur u shtrimë nën batanijet e ngrohta, dhe u zgjova nga aroma kundërmuese të specave të pjekur. Pas një mëngjesi me vezë, djathë dhe reçel, hodhëm mbi shpinë çantat tona dhe u drejtuam drejt Valbonës. Zona ishte shumë shkëmbore dhe e thepisur saqë as turqit otoman, nuk kishin pasur mundësinë të depërtonin në këtë rajon, siç bënë në shumicën e vendeve të Ballkanit për rreth 500 vjet. Kështu që Thethi ashtu si dhe Valbona, janë akoma zona katolike.
Mali Arapit, i lartë 1413 metra, dukej sikur më ngrinte lart, ndërsa përshkoja urën prej druri, duke vazhduar rrugën përmes drurëve prej pishe, frashëri dhe shkoze. Nuk kishte shkuar akoma ora 10:00 dhe ishte zagushi.
Një natë më parë po debatonin rreth asaj se sa kuaj do të merrnim në rast se do të bënim një udhëtim. Rainey kishte dëmtuar një muskul. Dick kishte pësuar një rënie. Për fat të mirë, Z. Grubb kishtë marrë një kal shtesë, pasi Richard Abernathy, një 60-vjeçar avokat, pati të rahura zemre të shpeshta.
“Jam mirë,” kundërshtonte ai. “Richard, hip në kalë!” thirri Paul, dhe Richard-i u bind.
Një furgon po na priste në fillim të një rrugë me gurë e cila bashkohej me një rrugë të asfaltuar vetëm pak javë më parë. Efekti qe i vrullshëm. Shtëpi me trarë druri të zhveshur dukeshin sikur kishin mbirë gjithandej.
“Një numër i madh i banorëve lokal lëvizin shumë tani, gjë e cila është shumë inkurajuese,” tha Antonia Young, një britanik i cili kishte punuar për më shumë se një dekadë për të krijuar një park ndërkombëtar të paqes në rajon. “Rreziku tani është se turizmi është zhvillua më shumë se sa të është mundësia të përballohet”
Kol Gjon Jubani i ka përjetuar të gjitha ndryshimet. Ai na takoi te oborri i bujtinës së tij, e cila ishte rindërtuar në vitin 2005. Z. Jubani dukej si nja kowboy ballkani i veshur me pantallona xhins dhe me mustaqe. Djali i tij Ardit, 19 vjeç me tregoi dhomën.
“Çfarë mendimi ke për Shqipërinë?” më pyeti Arditi pas kishim ngrenë darken, me pulë, qingj e speca djegës.
“Për nje vend kaq të vjetër, diçka rreth tij duket e freskët, e re” iu përgjigja.
“Ndoshta ngaqë është e re” buzëqeshi Ardit. “Ne akoma jemi në rritje”
Për të qenë i sigurtë, Shqipëria ka pasur disa momente dinamike në rrugëtimin e saj kapitalist. Në vitin 1997, shqiptarët humbën 1.2 miliardë dollarë nga kursimet e tyre në firmat piramidale, të cilat ngritën një revoltë kundër qeverisë nga ku rezultuan rreth 2000 të vdekur. Një raport i vitit 2012 nga “International Transparency”, e renditi korrupsionin në një nivel njësoj me shtetin Afrikan të Nigerisë, në të cilin ushtarët në vitin 2011 u arrestuan sepse kishin komplotuar për vrasjen e presidentit, i cili kishte filluar investigimet për korrupsionin.
Edhe turizmi, i cili pothuajse është trefishuar në 6 vitet e fundit, nga rreth 1 milion turistë të huaj në 2.7 milion në 2012 sipas shifrave shqiptare, nuk ka mundur t’i shpëtojë disa paragjykimeve.
“Shqipëria është vend ku mund të blesh shumë lehtë lëndë narkotike në mënyrë ilegale!” komentonte një lexues anonim në një artikull të shkruar vitin që lamë pas në “Southeast European Times”. Një tjetër komentonte se vetë shqiptarët do të preferonin të largoheshin në Greqi apo Itali se sa të ngujoheshin në vendin e tyre.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa real është ky problem” tha Ilir Mati i cili në vitin 1992 shiti makinën e tij, tip “Fiat”, një nga makinat e vetme private, për të blerë një faks dhe të fillonte një aventurë duke krijuar një agjenci turistike e quajtur “Outdoor Albania”. Z. Mati ishte në të njëjtën bujtinë ku po qëndronim edhe ne me turistët. “E dini që ju keni qenë armiqtë e mi” tha ai me një cigare në dorë. “ Shokët e mi kujtonin se isha i çmendur që lash ushtrinë dhe i hyra turizmit”
Mëngjesin tjetër plani ynë ishte të shtegtonim nga Valbona për t’u kthyer në Malin e Zi por ky plan ndryshoi pasi dy ditë shtegtim ishin goxha lodhje për grupin tonë – të paktën 16 orë – dhe marshimi na kishte dërrmuar fare. Kështu që ne ecëm me makinë dhe ndaluam në një vend diku afër fshatit Çerem, ku ngarkuam bagazhet tona në kuaj dhe u nisëm drejt një vendi më të lehtë për tu kaluar. Përgjatë rrugës lamë pas mbetjet e një Opel Frontera që kishte shpërthyer nga një minë ca muaj më parë. “Mos u shqetësoni” na tha Semiri me një ndjenjë humori, “Ishte minë kundra tanku, duhet të jeni shumë të rëndë për ta shpërthyer atë”.
Kaluam një hendek dhe mbërritëm në Mal të Zi nga ku shumë shpejt mbërriti një automjet “Pinzgauer”. Një makinë “Land Rover” i bardhë me shkrimin “Policia” në anën të tij po na shoqëronte. Oficeri nuk shfaqi asnjë interes në dokumentat tona. Madje, inspektori Gutic kishte ardhur të na ofronte një udhëtim më të rehatshëm për në qytetin e Plavës, qyteti i madh në një distrikt prej rreth 13,100 banorësh i cili pas Shqipërisë, dukej si një metropol zhurmues. U ulëm në një kafene me Wi-Fi, blemë patatina dhe çokollata dhe eksploruam një kullë të vjetër prej guri ku jetonin dikur familjet në gjak.
Kishim dhe dy ditë të tjera për të udhëtuar dhe të dyja ato i realizuam. Në ditën e 4-të ecëm për mbi 10 km jashtë Plavës, drejt një rruge që të çonte në një zonë me teleferik, të quajtur Boga, një zonë shqiptare në Kosovë që ishtë rrafshuar nga lufta e vitit 1999 por shumë shpejt ishte rindërtuar. Kaluam natën në shtëpi të reja alpine dhe zbuluam se në dimër kushtonte vetëm 1 euro për të lëvizur me teleferik. Ditën e fundit u ngjitëm në majën Hajla 2400 m dhe ecëm përgjatë rrëpirave të gjata dhe të ngushta të majës, pra kisha vënë një këmbë në Kosovë dhe një në Mal të Zi. Prej andej mund të shihja fusha të Serbisë nga lindja dhe malet e Sharrit që kufizonin Maqedoninë në jug. Natën e fundit e kaluam si grup në Dubrovnik, Kroaci ku arritëm pas një udhëtimi të gjatë me autobus, nga Rrozaja e Malit të Zi. Qyteti i vjetër ishte shumë tërheqës, ndriçonte nga pasqyrimi i detit, por në fakt nuk kishte asgjë për të zbuluar. Rrugët ishin shumë të shkëlqyera dhe shumë elegante. U ktheva në hotel për të bërë dush dhe u befasova kur më doli uji shumë i nxehtë.
I gjithë shtegtimi ynë nuk përfshinte një hapësirë jo shumë të madhe, por shtegtimi në majat e Ballkanit nuk kishte shumë lidhje me distancën se sa me ndërveprimin dhe me këtë shëtitje me autobus do të kisha kaluar gjithashtu kufirin më të dyshimtë të udhëtimit, atë midis udhëtuesit dhe turistit. Shtegtimi më kishte njohur me një pjesë mjaft të rrallë të Europës ku vetë mendimi për të ecur lirshëm midis botëve është akoma një dhuratë po aq e ëmbël ashtu si pija e parë. Një Europë e re, e egër po aq mahnitëse kishte prezantuar veten dhe për ta përjetuar atë m’u desh vetëm të lidhja këpucët.
E gjithë kjo një ditë mund të zhduket dhe kështu të nesërmen në mëngjes pasi të tjerët u larguan për në Teksas, hipa në një taksi dhe iu drejtuam jugut, deri aty ku nuk mund të ecte më makina. Pastaj hodha çantën në kurriz dhe u ktheva drejt Shqipërisë.    

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

18641

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.