Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë

Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë

on Thursday, 19 July 2018. Posted in Blog

Jo vetëm verë por edhe freski Alpesh e ture të veçanta

Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë
Të dashur lexues!
Nuk kemi asnjë dyshim që tek ky numër që ju vjen në dorë bash në zemër të verës, ju sigurisht prisni buqetën tonë të destinacioneve të larmishme kudo nëpër Shqipëri por syri dhe zemra shkon gjithmonë atje, drejt detit, ku pushimet kulmojnë në Korrik e Gusht dhe jo vetëm Shqipëria por edhe shumë të huaj tashmë, shijojnë bregdetin tonë të magjishëm. Dhe nuk ju kemi zhgënjyer. Ju kemi sjellë listën tonë të plazheve që mund të vizitoni këtë verë.
Ato janë padyshim ndër më të bukurat! Nuk janë të vetmet sepse i gjithë bregdeti i Shqipërisë është për t`u pirë në kupë por janë më së shumti ato që kanë mahnitur turistët, të huajt, dashuruesit e aventurës, mediat botërore që i kanë përfshirë menjëherë në lista destinacionesh, të apasionuarit pas ujrave e magjive të bregdetit shqiptar.
Bregdetit thamë? Nuk jua kishim thënë akoma që kemi plazhe marramendëse edhe në zemër të maleve? Një pjesë juaja ndërkohë i ka zbuluar. Por ka ende shumë që nuk dinë se ekzistojnë, ose që ende s`kanë shkuar atje. Prandaj edhe ne i kemi sjellë, që t`ju mahnisim, ashtu siç jemi mahnitur edhe vetë kur i kemi vizituar, ne dhe bashkëpunëtorët tanë të shumtë. Akoma nuk jeni nisur?
Dear readers!
We have no doubt that this issue comes to your hand in the heart of the summer, when you certainly wait for our bouquet of several destinations all over Albania but the eye and heart always goes there, to the sea where the holidays culminate in July and August not only for Albanians but also for many foreigners already, who enjoy our amazing coast. And we have fulfilled your expectations. We have brought to you our list of the beaches that you can visit this summer. They are definitely among the most beautiful! And they are not the only ones because the whole coastline of Albania is to breathtaking but they are mostly the ones that have captivated tourists, foreigners, adventure lovers, world media that immediately have included them in the list of “must see” destinations, the passionate people after waters and magic of the Albanian coast.
We said the coast? Did not we tell you yet that we have stunning beaches in the heart of the mountains? One part of you has discovered it already. But there are still many who do not know they exist, or who have not gone there yet. That`s why we have brought them here to impress you, just as we were fascinated by ourselves when we or our associates visited them. Aren`t you departed yet?

Kështu:

Në numrin 26 të revistës Travel do të lexoni:

Editorial               | A na duhen 10 milion turistë?

                                Do we need 10 million visitors in Albania?| Zak Topuzi

Intervista            | Nëntor Oseku: Curraj i Epërm, Gjiri i Gramës dhe Lumi Shala - tri destinacione drithëruese të Shqipërisë

                                Curraj i Epërm, Grama Bay and Shala River - three heartbreaking destinations of Albania| Irhan Jubica

Gallery                 | Sheshi Skënderbej - një histori e shkurtër

                                Skanderbeg Square - a short story | Ermir Xh. Hoxha

TOP 12                  • Rrjolli, ku jeta rrjedh

Albanian              Rrjoll, where the life flows | Irhan Jubica

Beaches               • Lumi i Shalës, plazhi drithërues në gji të Alpeve

                                Shala River, the breathtaking beach within the Alps

                                • Rana e Hedhun, parajsa e virgjër e Shëngjinit

                                Alluvial Sand, the virgin paradise of Shëngjin

                                • Kepi i Rodonit, diadema e bregdetit durrsak

                                Rodoni Cape, the diadem of Durrës seashore | Elitjona Doko

                                • Plazhi i Gjeneralit - një - por sa për njëqind gjeneralë

                                The General`s Beach is one and only, but worth for a hundred | Elitjona Doko

                                • Gjiri i Gramës, ose plazhi më i bukur në Shqipëri

                                Grama Bay, or the most beautiful beach in Albania

                                • Drejt Sazanit si një marinar i vërtetë

                                Towards Sazani as a real sailor

                                • Palasa, parajsa nën këmbët e malit

                                Palasa, the paradise under the mountain`s feet

                                • Dhërmi-Gjipe, aventura piratësh

                                Dhërmi-Gjipe, pirates adventures

                                • Kakomeja & Krorëza, plazhet me kurorë Perëndie mbi kokë

                                Kakome & Krorëz, the beaches with God's crown over the head

                                • Gjiri i Plakotoit, sirena që do t`ju lërë pa frymë

                                Plakotoi bay, the mermaid that leaves you breathless

                                • Ksamili - dashuria e të gjithëve

                                Ksamili - everyone`s lover

Destinacione     • Udhëtim përgjatë brigjeve të Liqenit të Komanit

                                Hiking along the Komani Lake shore

                                • Sa i bukur është bërë Liqeni i Tiranës me varkat e Gentës!

                                How beautiful looks the Lake of Tirana with Genta's boats!

                                • Fieri, plazhe të virgjëra, det, duna, rërë, jod, pyje dhe diell

                                • Darëzeza, perla e pazbuluar e Adriatikut

                                • Plazhi i Semanit

Gjurmë                 • Zbulohet në Bushat qyteti i harruar 2300-vjeçar Bassania

                                • Si e përshkruan historiani romak Livi rrethimin e Bassanias

                                The forgotten 2300-year-old city of Bassania discovered in Albania

                                How the Roman historian Livius describes the siege of Bassania | Travel

Traditë                 | Shpëtimi i Shllakut | Kastriot Faci

Traveller              | Shkodra, kryeqyteti i injoruar shqiptar i qejfit

                                A Visit to Shkodra, Albania’s Overlooked Capital of Cool | Nick Myers

Made in               • Bujtina Peraj Vermosh, tradita të kulluara dhe aromë bjeshke | Flora Xhemani Baba

Albania                • Shtëpia e Midhjes, një eksperiencë unike

                                The Mussel House, a unique experience

                                • Clandestino, kampi që shpirti juaj kërkon

                                Clandestino, the Camp that your soul wants

                                • Të bësh art... mbi Pizza!

1.0/5 rating (1 votes)

Hits

16109

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.