Turzimi në shifra

on Thursday, 26 April 2012. Posted in Lajme

Zgjedhje e revistës Travel



1.169.000.000

euro janë të ardhurat nga sektori i turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2011. Shifrat e cituara nga kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë si të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flasin për një ulje prej 4% në raport me një vit më parë.

 

 

17.888

është numri i vizitorëve që kanë shfletuar faqen e internetit të revistës shqiptare të turizmit rajonal “Travel” për periudhën 1 mars-26 prill 2012. Numri më i madh i vizitorëve brenda një dite është 740 dhe ka qenë me dt. 31 mars 2012.

 

 

10-15 

përqind më i lartë se në 2011 pritet të jetë numri i turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Shifrën e deklaron Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Aldo Bumçi në pjesmarrjen ekskluzive në forumin e këtij numri të revistës “Travel”.

 

 

26

maj 2012 mendohet të jetë dita kur ekspedita shqiptare “Everest 2012” do të mbërrijë në majën më të lartë të botës në Himalaje. Misioni i kësaj ekspedite është ngritja e flamurit shqiptar në Everestin e 8848 metrave lartësi.
Në të njëjtën ditë, urojmë që këngëtarja Rona Nishliu të dalë me sukses në finalen e Eurosong-ut.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

53205

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.