Sot në Shkodër - Panairi i Turizmit Kulturor

on Thursday, 24 October 2013. Posted in Lajme

“Shkodra Traditë, Kulturë dhe Histori" - motoja e eventit të radhës

Sot në Shkodër - Panairi i Turizmit Kulturor

 

Zhvillohet në kryeqendrën e veriut më 24 Tetor 2013 panairi i vlerave historike dhe kulturore
Aktivitetet kulturore në Shkodër, përlgjin më së miri vlerat e saj të hershme dhe të sotme, duke ngritur lart në çdo rast të mundshëm çdo vlerë e detaj që ruan dhe mbron identitetin e saj.
Me mbështetjen e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”dhe  projektit Chtmbal, aktiviteti do të përcjellë parada me veshje historike nga Rajoni i Shkodrës, që nga periudha e Ilirëve deri në ditët tona. Parada do të  përfshijë përveç veshjeve dhe këngë e valle nga zona e Rrethit të Shkodrës.
Ndërkohë që mbyllja e paradës, do të bëhet në orën 11.00, panairi do të vazhdojë deri në
orën 16:00, me vizita në stenda të ndryshme.
Këto aktivitete janë ndër elementët kryesorë që mbajnë gjallë tradiat dhe vlerat e qytetit të lashtë verior. travel

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24709

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.