Shqipëria e gjeneratës tjetër

on Monday, 26 August 2013. Posted in Lajme

Rama fton arkitektë e planifikues urbanë me famë botërore - pas inspektimit në terren, konferencë në Tiranë

Shqipëria e gjeneratës tjetër

 "Një kapitull i ri për territorin dhe ekonominë", e vlerëson  kryeministri i ardhshëm, Edi Rama me një koment në rrjetin social "Facebook" konferencën 2-ditore "Shqipëria e gjeneratës tjetër", që do të zhvillohet nga nesër në Tiranë.

Rama bën me dije se për këtë arsye janë mbledhur arkitektë dhe planifikues me famë botërore të cilët po vizitojnë godina publike në Tiranë dhe jashtë saj. 

“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t'i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare”, bën me dije Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”. 

Partia Socialiste pritet të zhvillojë më 26 dhe 27 një konferencë me me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kësaj partie, do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm. 

Synimi i kësaj konferencë, sipas PS është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

25651

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.