Marketingu me kosto  0 në rrjetin social online

Marketingu me kosto 0 në rrjetin social online

Written by Brunilda Licaj on Sunday, 11 March 2012. Posted in Fokus

Marketingu me kosto  0 në rrjetin social online

Në  një treg konkurues dhe të paqëndrueshëm, drejtimi i një strukture akomoduese përfaqëson një problem shumë kompleks. Kanë kaluar dy dekada nga momenti kur mendohej se të kesh në pronësi një hotel dhe të zhvillosh një aktivitet të tillë  është e thjeshtë. Në shumë raste, rezultati i arritur, nuk varet vetëm nga puna e bërë brenda “kornizës “ së hotelit, por sa dhe si ky shërbim arrin të përcillet te konsumatori dhe ti komunikohet atij.

Te paktë janë ata persona të cilët nuk janë dakort me shprehjen” Reklama, shpirti i tregtisë”.  Në këtë kontekst edhe shërbimi hotelier, nuk bën përjashtim nga kjo kategori.  Publiciteti tradicional është një mjet i nevojshëm, i domosdoshëm, por tendencat vertetojnë se sa vjen e shtrenjtohet. Por nuk është vetem kjo alternativa e vetme. Sot turistët përdorin mjete të ndryshme për kërkimin; ndërkaq ka ndryshuar dhe mënyra se si marrin informacionin për pushimet duke kerkuar informacione ne shumë drejtime ( blog, forum, kerkimi në google, skype etj). Nderkaq, gjithnjë e më shumë, po flitet për integrimin e mediave sociale dhe publicitetit, por tashmë online. Dikush mund të jetë skeptik mbi përdorimin e rrjeteve sociale, duke besuar se ato kanë një ndikim negativ mbi publicitetin online. Personalisht Mendoj se Facebook, Twiter apo dhe rrjetet e tjere sociale, paraqesin një “bekim” për industrinë e publicitetit online. Kjo duke u bazuar në fakte si pershembull: sipas   Zyrës   Ndërkomëbtare të Publicitetit  (International Advertising Bureau) në Londër, Facebook ka ndihmuar në rritjen e publicitetit online me 27, 5% nga viti në vit, duke siguruar një treg prej 1 miliard stërlina nga Facebook në një treg të përgjithshëm ku publiciteti arrin në një vlerë prej 4 miliard stërlinash.

Facebook ofron mundësinë për tu lidhur me miliona njerëz në të gjithë botën në kohë reale. Mund të zgjidhet publiku në bazë të rajonit,  moshës, interesave etj. Modeli i publicitetit në Facebook është kaq shumë fleksibël sa të lejon të perdorësh imazhe apo mesazhe në formë teksi, duke zgjedhur atë që është më e përshtatshme për nevojat e gjithsecilit. Ndërkaq Facebook ofron një mekanizëm fleksibiliteti për bilancin.

Shpesh një fushatë publiciteti është e mirë, kur prek zemrën e publikut dhe lë një impakt për një kohë të gjatë në mendjen e tij. Për këtë arsye Facebook është vendi ideal për të krijuar marëdhëniet e një biznesi me klientët e tij. Ne të njëjtën kohë arrin të mbledhë përshtypjet pozitive apo negative sepse klientët e facebook-ut janë ata që komentojnë më shumë këto kohë.

Dhe nëse mbërrin një kritikë,  nuk duhet të konsiderohet një dramë. “Dëmi i imazhit, nuk ekziston sepse është vetë konsumatori që ndihet pjesë e një komuniteti dhe  është besnik i markës.

 

Siç shihet nga shifrat, efekti i publicitetit në facebook jashtë realitetit shqiptar është i konsiderueshëm. Ajo që shihet si tendencë e kohës është përdorimi masiv i Facebook-ut prej shqiptarëve ( dhe jo vetëm prej brezit të ri). Nuk mund të përcaktoj me saktësi se sa ka arritur numri i bashkëkombësve tanë në këtë rrjet social,  por pyetjes apo profilit  “A mund t’i bëjmë një milion shqiptarë në një grup, aktualisht i janë përgjigjur mbi 44.000 persona, shifër shumë larg realitetit).

 

Po menaxherët shqiptarë si arrijnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi? Nuk janë të pakta strukturat akomoduese që nëpërmjet profilit të tyre arrijnë të mbajnë të informuar në kohë reale klientët Mund të përmendja shumë, prej tyre që me karizmën, me mënyrën e ndezjes së debatit, pse jo disa herë dhe realizimit të sondazheve, kanë mundur të krijojnë online, një klientelë që tashmë pak nga kureshtja, pak nga komentet  mendojnë të shndrerrohen në klientët e tyre realë. Dhe nuk janë të pakta rastet, kur për publicitetin tashmë mendojnë klientët, me “tag” në fotot e profilit.

 

Pas nje sondazhi të shpejtë munda të evindetoja disa prej tyre. Kompleksi Farma Sotira në Germenj, pranë Leksovikut 4000 friends ( me statuset që të kuriozojnë herë pas here)  Guest House Theth ( me pamjet e bukura të Alpeve) Hotel Adriatiku në plazhin e Durrësit,  Natyral Razma Resort (me romanticizmin nwpwr pwrshkrimin e ofertave), Hotel Airport Tirana, Dardha Alpin në Dardhë (me ofertat dhe sondazhet e herë pas hershme), Hotel Restorant Vila Lule ( me menynë e pasur), Hotel Mondial, Vila Belvedere etj

 

Disa here profili përdoret dhe për konkurse  duke thithur nga klientët, mendimet e tyre origjinale, duke kufizuar koston për idenë dhe konceptin e një publiciteti dhe jo vetëm në hoteleri. Rasti i fundit i publicitetit të Belleair është një rast i tillë, ku publiku ftohet kundrejt një konkursi i shoqëruar në mjetë monetare, të merrte pjesë ne publicitetin e radhës. Ndërkaq ftesa nëpër evente është një mënyrë tjetër për të përfituar nga facebook, dhe këtë e di mirë  RockCafe Zapping Durrës, i cili vetem pak ditë më parë festoi një vjetorin, festë e lajmëruar pa shpenzimë shtesë në facebook.

Ajo që do rekomandoja, është jo vetëm krijimi i profileve,  por dhe rinovimi i herëpashershëm me oferta apo supriza që të shtojnë kureshtjen.

Suprizoni klientin çdo ditë duke përfituar nga publiciteti me kosto zero, në mënyrë që nesër ai të mund t’ju suprizojë në mjete monetare! Sot për sot Facebook është akoma një trend. E përsa kohë është i tillë, nuk ka asgjë të keqe ta shfrytëzojmë. Nëse një ditë do të dalë nga moda (gjë që dyshoj se nuk do të ndodhë pasi krijuesit e FB janë aq të zgjuar sa ta mbajnë vëmendjen “on” me mjete e opsione nga më të ndryshmet), atëhere mund t’i kthehemi sërish websiteve, si një parfaqësim më serioz dhe impenjativ (por me kosto), në fushën e publicitetit  online.

 

 

            

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16066

About the Author

Brunilda Licaj

Lektore Departamenti i Turizmit, Universiteti A. Moisiu , Durres dhe Vleresuese Hotelesh per Marken e Cilesise " Authentic Albania" Ka kryer studimet e larta dhe master ne Shqiperi dhe Verona (Itali). Aktualisht eshte ne proces doktorature per Marketingun Turistik

Comments (1)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    11 March 2012 at 21:22 |
    Artikulli eshte botuar ne nr 2 te revistes Travel

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.