Divjaka, harmonizimi i diellit, rërës, detit dhe pyllit
Plazh, soditje, peshkim dhe kite-surf
Në një reliev të mahnitshëm ku harmonizohen bukur, dielli, rëra, deti, pylli, klima e detaje të tjera të mrekullueshme të listës së gjatë që do të dëshironte me gjithë zemër një turist i huaj apo vendas. Divjaka si destinacion turistik ndodhet rreth 25 km larg Lushnjes, pikërisht në pjesën veriore të saj. Nëse jeni duke udhëtuar përgjatë itinerarit veri-jug, ju duhet të ktheni për në Divjakë, në kthesën e rrethrrumbullakut të Rrogozhinës, 25 km para se të shkoni në Lushnje.