Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë – 12 vjet histori suksesi

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë – 12 vjet histori suksesi

Written by Flora Xhemani Baba on Friday, 25 March 2016. Posted in Lajme

Për herë të parë Revista Travel bëhet partner mediatik i Panairit Të Prishtinës

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë – 12 vjet histori suksesi
Në vigjilje të edicioni të 13-të të Panairit të Turizmit në Prishtinë, analiza e vetme që mund të bëhet në plan të parë, është ta quash pa hezitim histori suksesi. I zhvilluar për 12 vjet rresht pa ndërprerje në kryeqytetin e një vendi jo edhe aq turistik po ta krahasosh me Shqipërinë, e cila vetëm sivjet pati më në fund panairin e saj të parë mirëfilli turistik, Panairi I Prishtinës, është një shembull se si duhet promovuar një industry e rëndësishme si turizmi, edhe kur nuk është degë aq e shprehu e ekonomisë, për t`i dhënë atij vëmendjen e duhur.
Shqipëria është një vend i gjithi turistik me asete të paçmueshme, siç janë bregdeti i saj i mrekullueshëm, pasuritë kulturore që bëjnë pjesë tashmë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, tre liqenet e saj që janë me rëndësi dhe vlera unike jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë, specie e rralla që rrit natyra e saj, apo vlera të tjera botërore si polifonia labe ose xhubleta e malësisë. Vetëm me sy të përciptë, kaq do të mjaftonte që ajo të kishte një traditë të hershme në zhvillimin e panaireve turistike. Mirëpo fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. E kundërta ka ndodhur me Kosovën, e cila fatkeqësisht nuk disponon në trashëgiminë e saj turistike asnjë nga vlerat e mësipërme. E megjithatë ajo ka 12 vjet që zhvillon nja panair ndërkombëtar turizmi i cili vetëm në sajë të traditës së gjatë e cila tashmë është histori, vlen të hyjë në asetet e çmuara turistike të Kosovës. Dhe kjo, falë një kompanie prestigjoze si CEO (Congress and Event Organisation), e cila me dinjitet ka mbledhur bashkë ofertën turistike të të gjithë rajonit në kryeqytetin e vogël shqiptar të Kosovës. Sivjet në datat 21 dhe 22 prill Panairi Ndërkombëtar i Prishtinës “Travel Fair 2016”, do të çelë sërish siparin, për të bërë bashkë vendet turistike të rajonit dhe jo vetëm, me qëllim që t`u mundësojë atyre takime të frytshme për më shumë sukses dhe rezultate positive, që të kënaqin pritshmëritë e të gjithë pjesëmarrësve, e, edhe vizitorëve të shumtë. Edhe Shqipëria natyrisht, si çdo vit, do të jetë pjesë e këtij mozaiku turistik. Por ajo që mund të konsiderohet risi, është se CEO, ka zgjedhur edhe Travel Magazine, si media partner të saj, duke pasur parasysh përvojën tashmë 5-vjeçare të revistës në promovimin e turizmit në të gjithë rajonin shqipfolës. Travel
 
Më poshtë mund të ndiqni një link, ku përmblidhet në një rezyme, ajo çfarë ndodhi në panairin e vjetshëm në maj të vitit 2015.
 
 
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14238

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.