ALFABETI I UDHETIMIT- PROFILI I TURIZMIT KINEZ

ALFABETI I UDHETIMIT- PROFILI I TURIZMIT KINEZ

Written by Brunilda Licaj on Tuesday, 26 November 2013. Posted in Fokus

Një këndvështrim kritik mbi numrin një të botës së turizmit "outgoing"

ALFABETI I UDHETIMIT- PROFILI I TURIZMIT KINEZ

 

Mes ditëve të ngjeshura të leksioneve, më pëlqen herë pas herë, të zhbiroj nga pak nëpër blogjet e e mbushura me eksperienca të ndryshme turistike, aty ku cdokush  i nisur nëpër udhëtimin e një copëz bote, fillon të shkëmbejë imazhe të zbulimeve duke lejuar kështu që në të tjerët të  përfshihemi në të, ose më saktë ta ëndërrojmë atë udhëtim.
Dhe aty lind ideja e atij alfabeti, ku kombet rreshtohen sipas gërmave, sipas sjelljes dhe psikologjisë së turistit, të cilat janë baza  e gramatikës së  profilit turistik.
Nuk e di pse më pëlqeu ta filloj këtë alfabet nga shkronja K, Kina. Ndoshta se profilin e turistit shqiptar e njohim pak më mirë, apo ndoshta se ky profil po ndryshon me shpejtësi këto vite,aq  sa turisti dhe udhëtari tashmë kanë filluar të ecin në dy rrugë  të ndyshme, të cilat herë pas here, shkëmbehen dhe takohen me njëra tjetrën. 

 

 

Mendova që alfabetin e udhëtimit, ta fillojmë me turistët kinezë, jo vetëm se vitet e fundit Evropa po përballet me një treg të konsiderueshëm  dhe me  rritje të shpejtë , por edhe për impaktin ekonomik që shoqëron lëvizjen e tyre në destinacionet pritëse.
Statistikat për rastin e turizmit kinez tregojnë se vetëm gjatë vitit 2012, 83 milion kinezë udhëtuan jashtë territorit të tyre duke e shndërruar Kinën në numrin një në botë për turizëm outgoing. Franca mikpritësja numër një në renditjen botërore, po  lufton për të terhequr sa më shumë nga pjesa e tortës turistike kineze. Kjo dhe për faktin se tashmë kinezët përfaqësojnë edhe atë pjesë të klientelës që shpenzon më tepër, pasi pjesa që udhëton jashtë kufijve i përket  shtresës  së popullsisë së mesme.
Turisti Kinez  mund të klasifikohet në profilin e zakonshëm të turistëve të tjerë,si psh.,  në turizmin leisure ( pushimeve) , turizmin e biznesit , turizmin tematik etj. Ajo që konsiderohet si  qershia mbi tortë, është rritja me ritme të larta e turizmit të biznesit, duke parashikuar që Kina në 2015 do të jetë vendi i pare në bote për këtë lloj turizmi.
Ndërkaq ekziston dhe një ndarje tjetër e  bazuar në grupmoshat
  • turistë të gjeneratës së parë- të cilët udhëtojnë jashtë kufijve për herë të parë, kerkojnë vendet të cilat i kanë ëndërruar gjatë jetës apo kanë një lidhje nostalgjike. Preferojnë të udhëtojnë të organizuar në grupe. Vizitojnë sa më shumë destinacione brenda  një udhëtimi të vetëm. Në përgjithësi nuk flasin anglisht dhe janë të ndjeshëm ndaj ofertave të tour operatorëve.
  • turistët e gjeneratës së re, jane më të rinj në moshë. Preferojnë udhetimet e përgatitura duke u bazuar në websitet e ndryshme dhe udhëtojne në grupe të vegjël.
Mendohet se brenda vitit 2020 shpenzimet që do të kryejnë turistët kinezë individual do jenë më të larta se ato të realizuara nga turistët në grupe të shoqëruara (Boston Consulting Group).
  
Alfabeti i udhëtimit, tregon disa nga elementët që duhet të mbahen parasysh gjatë kontaktit me grupet turistike kineze:
  • Kinezet i japin shumë rëndësi statusit të tyre (për të treguar këtë status një pjesë prej tyre viziton Evropën) dhe nuk mund të rrezikojë ta humbase atë. Për këtë arsye: Evitoni t’ju  pergjigjeni  negativisht  para të tjerëve, apo në rast se ju dorëzjnë kartvizitën personale, mos e vendosni atë direkt në xhep pa i hedhur  më parë një vështrim.
  • Lideri i grupit, konsiderohet gjithmonë i tille dhe i lihet vendi  kryesor në tavolinë.
  • Evitoni akomodimin e tyre në dhoma ku përfshihet   numri 4 ( psh.14,24, 34 etj) pasi për ta ky numër simbolizon vdekjen
  • Nuk duhet të mungojnë nëpër dhoma as ibrikët më ujë të ngrohtë për caj dhe as shapkat një përdorimshe dhe furcat e  dhëmbëve.
  • Mund të terhiqni vëmendjen e tyre duke lënë mbresë, nëse dhuroni gadget (duke e mbajtur me të dyja duart) dhe duke përdorur ngjyrën e kuqe ( psh në menu, në materialet informuese) dhe asnjëhere të bardhën ( e cila simbolizon zinë për ta).
Por duke njohur këtë alfabet mund të sigurojmë dhe të dhëna të tjera:
Kinezët janë nje popull i apasionuar në përdorimin e telefonave,teknologjisë dhe  rrjeteve sociale. Kjo mund të shfrytëzohet shume mirë nga operatorët turistike duke përfituar dhe duke i ftuar për të realizuar fotografi apo video kujtim, duke u kërkuar për të lënë gjurmë në udhëtimin e kryer. Sina weibo përfaqëson me shumë se një social network, pasi në të gjen gjithë informacionin e mundshëm që secili prej tyre shpërndan, pikërisht për të forcuar statusin në shoqëri. Motori i kërkimit i tyre Baidu, ndryshe nga Google, nuk lejon tekste jo korrekte dhe i kushton më tepër vëmendje cilësisë së përmbajtjes e sidomos imazheve pozitive.
  Dhe ku vihet re se:
  • 66 % të të intervistuarve kërkojnë mëngjes në stilin kinez
  • 55 % kërkojnë që në recepsion të hotelit të flitet mandarin ( gjuha kineze)
  • 68 % e tyre preferojnë që guida në qytet të bëhet në të njëjtën gjuhë
  • 53 % e tyre kërkojnë nëpër hotele kanale satelitore kineze
 
Mikpritja ndaj turistëve duhet të transmetohet në 360 gradë, jo vetëm në hotel por edhe në territor. Kërkesa turistike kineze është e shpërndarë gjatë gjithë vitit  (kjo si rrjedhojë e një politike të realizuar në shtetin kinez ku pushimet vjetore ndahen në tre periudha të ndryshme kohore). Kinezët nuk pëlqejnë  detin por kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë për  t’u  treguar. Lidhjet nostalgjike  me  vendin tonë, mund të shfrytëzohen shume mirë prej tour operatorëve. Duhet një strategji e cila të marrë parasysh dëshirat e tyre ato të shprehura dhe ato të pashprehura, prej muzikës të vjetër, filmave, vendeve historike deri tek turizmi historik.
Dhe  mbi të gjitha, larg prej mendimit “ Turisti kinez nuk na nevojitet”. Bën pjesë në alfabetin e udhërtimit…dhe pse për momentin jo i pari në renditjen kombëtare të momentit.
 

 

3.5/5 rating (2 votes)

Hits

3486

About the Author

Brunilda Licaj

Pedagoge turizmi prane Universitetit "Aleksander Moisiu", Durres. Ka mbaruar studimet e larte dhe Masterin per turizem ne Verona te Italise, aktualisht po mbron doktoraturen ne te njejten dege. 

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.