Brikena Arapi: Shpresojmë që turizmi shqiptar të kthehet në gjithëvjetor

on Wednesday, 13 March 2013. Posted in Intervista

Drejtoresha e AKT flet për pjesëmarrjen e fundit ne Berlin 2013

Brikena Arapi: Shpresojmë që turizmi shqiptar të kthehet në gjithëvjetor

 Nga Entela Resuli

Ajo është kthyer në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Vendi ynë ka qenë pjesëmarrëse për të 12- in vit radhasi në panairin më të madh të turizmit në botë. Brikena Arapaj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, na tregoi për eksperiencën e saj në këtë panair dhe se si e ka prezantuar Shqipërinë turistike të këtij viti. Në paraqitjen në mesin e 10.000 ekspozuesve nga 188 vendet të botës, ishte edhe Shqipëria. 12 operatorë turistikë që morën pjesë në të zhvilluan takime me biznesin dhe prezantuan materialet e tyre promocianale. 

 

Znj Brikena, sapo jeni kthyer nga Berlini. I sati vit ishte për Shqipërinë kjo pjesëmarrje?

 Berlini është i katërti nga Panairet që kemi prezantuar për këtë vit. Ai është më i madhi në botë dhe pastaj e pason Londra, po ashtu edhe më i rëndësishmi, duke u nisur edhe nga kërkesat e operatorëve turistikë. Berlini, mendoi se erdhi suksesshëm për të gjitha agjencitë tona dhe për këtë na vjen shumë mirë. Ne si AKT u munduam të sjellim një stendë komode për ta dhe mendoj që ishte një nga më të mirat me të cilat jemi paraqitur. Kishte hapësirë dhe ndërthurëm në të traditën me modernen. 

Çfarë ofrohej në stendën tuaj? 

Fatmirësisht kemi një logo interesante. Çdo shkronjë e fjalës “Albania” ka ngjyrë ndryshe që e bën te këtë një efekt vizual goxha të mirë. Këtë vit u prezantuam nën logon “Sekreti i fundit i Evropës” dhe ishte me interes. Kishte tre ekranë të mëdhenj ku jepeshin pamje nga Shqipëria. U transmetuan dokumentarë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Shoqata e rafting na dha edhe ajo një pjesë shumë të mirë të materialeve që u transmetuan. Sporti i rafting u cilësua si një risi për vendin tonë dhe ne lamë kontakt për të. 

Me këtë doni të thoni që ky është turizmi i së ardhmes, i aventurës në Shqipëri?

Në fakt, jo vetëm Shqipëria, por në përgjithësi turistët kërkojnë atë turizmin aventurë sesa plazhin dhe komoditetin. Nëse më parë ishte e modës që ti të ndiheshe komod në një resort luksi, tani turistët kërkojnë të eksplorojnë, kërkojnë sportet turistike. Jo më kot veriu i Shqipërisë është goxha me interes dhe tashmë ka hyrë në listat e dëshiruara të turistëve. Mua më pëlqen gjithmonë ta them që Shqipëria në fakt është një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit. Jo vetëm ne si AKT duhet ta shesim për të tillë dhe duket të luftojmë për këtë. Në të gjithë takimet që kam pasur u kam ofruar të huajve si kalatë tona tona të veçantë, duke kaluar tek plazhet në verë, dhe më pas duke u kthyer tek malet. Kemi mundësi në 12 muaj të vitit. 

Dhe në ç’mënyrë po e promovoni konkretisht? 

Mendoi se media është komunikuesi më i mirë më publikun ashtu si edhe rrjetet sociale. Ne së bashku me median duhet të bëjmë më të mirën tonë. Ta bëjmë pa ngjyrime politike, në çfarëdo lloj promovimi që mund të bëhet secili nga ne nuk do të ketë dashamirësinë për të folur mirë për të. 

Me gjithë panairet ku ju keni marrë pjesë si parashikohet të jetë sezoni i verës meqë jemi përpara tij? 

Mendoj që do të jetë një sezon mjaft i mirë turistik për Shqipërinë. Edhe në Milano kur ishim, një nga pyetjet që më bën disa gazetarë të RAI-T, pyetja ishte: "Çfarë i ofroni ju turistëve italianë më shumë seç ata kanë?" Siç e dimë, kemi pothuajse të njëjtën klimë... përgjigja ime mjaft e sinqertë: "Ne o ofrojmë origjinalitetin. Kemi ende plazhe të virgjër, natyrë të egër që turistët e shijojnë shumë dhe e kërkojnë gjithandej" 

Cili është slogani juaj? 

“Yours to discover", por mua më pëlqen shumë edhe thjeshtë "Albania". Mund të tregohemi pak të ftohtë apo të egër, t'i lemë vetëm që të vijnë... 

CNN ka propozuar një slogan për ne. “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?

Disa ekspertë gjerman kur unë i pyeta për stendën tonë na thanë: "Jeni në një pozicion shumë të mirë, jeni duke u zhvilluar shumë mirë dhe natyrshëm. Duhet të jeni të lumtur se askush nuk ka ardhur në stendën tuaj, të ngrejë kokën lartë e të thojë: Ou jeni ju në Evropë?". Kjo do të thotë tashmë që ne jemi një emër u njohur.  

Një propozim nga CNN: Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?

“Albania, A New Mediterranean Love” është një nga sloganet më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN, i cili rendit disa nga sloganet më të shëmtuar të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën. "Albania – A new Mediterranean Love” / “Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare” i ka paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve, të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN, imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi. Sipas redaktorëve të CNN, Shqipëria një nga vendet më të varfëra të Europës, ende nuk është pjesë e listave e dëshirave të vendeve që duhen vizituar. CNN-ja sugjeron: "Duke qenë se vendi ka qenë i izoluar thuajse në të gjithë pjesën e dytë të shekullit të 20-të, mund të kishte një slogan tjetër: “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?” Pjesë e këtij klasifikimi janë edhe vende si Australia, Kolumbia, Sllovenia, Kanadaja, Makau dhe Greqia. Ndërkohë spoti i turizmit që përmend CNN është hetuar edhe nga Kontrolli i Lart i Shtetit dy vite më parë ku janë vërejtur shkelje të mëdha abuzive. Akuzat kanë shkuar për ish- ministrin e Turizmit të asaj kohws, Ylli Pango. Ndër shkeljet më kryesore të konstatuara nga Grupi i Kontrollit të KLSH, veçohet fakti se, fondi limit prej 37 milionë lekësh nuk është argumentuar asnjëherë se si është harxhuar. Por në “CNN Travel” nuk jemi të vetmit që komentohemi negativisht, pasi dhe 6 shtete të tjera preken për sloganet e tyre! Ndër këto Greqia, ku sllogani i shtetit fqinj ta shpif, thuhet në tekst, dhe këtu ata shfaqin në fotografi një nga ishujt më të bukur në botë, Santorinin, me moton ”Ju në Greqi” “Ata kanë Santorinin dhe të vetmin moto që mund të mendonin është “Ju jeni këtu”, “Ose më mirë duhet të jeni këtu” thuhet në tekst. shekulli

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

17503

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.