Made in Albania: Soap Arcadia, kopshti i mrekullive të Anxhelës

Made in Albania: Soap Arcadia, kopshti i mrekullive të Anxhelës

on Monday, 28 January 2019. Posted in Intervista

“Mendo globalisht dhe vepro lokalisht” në përgatitjen e produkteve të përkujdesit vetjak

Made in Albania: Soap Arcadia, kopshti i mrekullive të Anxhelës

SHQIP

Na pëlqejnë shumë njerëzit që e duan natyrë dhe mjedisin. Jemi gjithmonë pozitivë e të prirur t`i tregojmë historitë e tyre me shumë dëshirë. Dhe kemi pikërisht një mikeshë të natyrës, me të cilën duam t’ju njohim edhe ju, një person që mbështet të ardhurat e saj tek pasioni që ka për kujdesin vetjak. Anxhela Panxhi dhe filozofia saj është #ikigai. Nuk tingëllon shumë si diçka shqiptare, por ajo bën një kombinim shumë të mirë të slloganit “mendo globalisht dhe vepro lokalisht”. Ajo i jep punës së saj nota lokale dhe ndërkombëtare, duke u marrë me përgatitjen e krijimeve e produkteve të përkujdesit vetjak, të cilat ajo i disponon gjerësisht në Shqipëri, në shtetet ballkanike, në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe në të gjithë botën. Ajo themeloi 8 vite më parë Soap-arcadia Home-magic Crafts dhe Herb-Arcadia Superfood Tirana.

Po përse Anxhela e quajti biznesin e saj Soap Arcadia?

Sapuni është produkti i parë i përdorur për pastrim dhe arcadia do të thotë, një kopsht gjithmonë i gjelbër, ku njerëzit jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe natyrën. Ky është përbërësi etik që shoqëron tërë punën e saj.

- Dua që tërë krijimet e mia të jenë të qëndrueshme e autentike dhe që përfshijnë çdo person në gjetjen e asaj se çfarë i përshtatet më shumë, duke kombinuar rutinën e brendshme dhe të jashtme.

Çdo person që ajo ndihmon me krjimet e saj, kalon një fazë fillestare konsulence, në mënyrë që të përcaktojë se çfarë i duhet këtij personi. Gradualisht ajo i prezanton me një rutinë të stilit të jetesës që adreson shkakun e një problemi të lëkurës. Pra, kur i kërkoni një sapun apo krem për fytyrën, nuk aplikohet asgjë standarte. - Po thotë ajo, secili është i ndryshëm dhe duhet trajtuar në mënyrë të tillë. Ajo e bën këtë bazuar në parimet e shkencës së ajurvedës dhe traditave lokale mbi kujdesin e lëkurës, dhe përkujdesin vetjak në përgjithësi. Për këtë arsye, ajo ka zhvilluar linjën e saj të superfoods. Ajo ka studiuar Holstic Health & Beauty dhe ende vazhdon të studiojë.

Çfarë të entuziamon më shumë rreth kësaj?

- Unë gjej përbërësit më të mirë që vendi ynë ofron dhe shumë të tjerë i gjej në evente bio- organike, në vende që janë shumë përpara në aktivizmin ambiental. Përbërësit vijnë nga biznese të vogla rreth botës të cilët dua t'i ndihmoj dhe ata më ndihmojnë mua duke më dhënë element, që janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, me përgjegjësi dhe me impaktin më të vogël ekologjik. Pra t'u jap klientëve të mi eko-luks të vërtetë.

Po kjo është fantastike. A mund të na flasësh për krjime specifike?

- Nga krijimet më të shitura janë kremi i fytyrës eco-luxe, pastruesi delikat dhe eliksiri i flokëve. Unë e kam filluar këtë punë si pasion, i cili më vonë u shndërrua në një profesion me kohë të plotë, duke përgatitur locione trupi. U desh ca derisa sapuni i parë përfundoi. Që prej atëherë nuk mund të rresht së krijuari receta të reja, duke i testuar tek miqtë e mi dhe të afërmit, dhe duke i përmirësuar gjatë gjithë kohës. Deri më tani kam arritur kërkimet e mia, të cilat aplikohen ndryshe në persona të ndryshëm.

Përse është pastruesi delikat më i kërkuari?

- Ky është pastrues i cili nuk e largon nivelin e nevojshëm të yndyrës nga fytyra. Largon papastërtitë por nuk është agresiv, është delikat.

Cili është vizioni yt afatgjatë?

- Jam duke punuar mbi një qendër ekologjike në Belgjikë dhe Shqipëri, dhe nëpërmjet saj të udhëzoj shumë të tjera në tërë Ballkanin;, sjelljen e bimëve dhe çajrave nga Ballkani në vendet e veriut; sjelljen e dijes së pionierëve nga Hollanda e Belgjika në tërë Ballkanin. E kam fjalën, për njerëz që japin mësim rreth natyrës, nxitjes së një biznesi të gjelbër dhe ndërlidhjen e shumë talenteve. SoapArcadia është vetëm një pjesë e një serie eventesh.

Faleminderit shumë! Revista Travel do të jetë po ashtu, pjesë e këtij rrugëtimi.

ENGLISH

Anxhela’s miracles garden

Here we have a woman that makes her own living upon her passion for self care. Anxhela Panxhi and her philosophy is #ikigai. So far that doesn’t sound so much of an albanian. We know, but she makes a very good combination in her small business of the slogan ’’think globally act locally’’. She gives to her work local and international vibes. And does handcrafted self care creations and products, which so far she makes widely available in Albania, all Balkans Belgium, Holland, Germany and around the world. While we ask her why she uses self care term and not cosmetics, she explains that self care has the personalised approach, the personal contact, the reachable. She is founder of Soap-arcadia Home-magic Crafts 8 years ago and Herb-Arcadia Superfood Tirana.

- Why did you name your business Soap Arcadia? She says that the soap is the first ever cleansing product, and arcadia means an evergreen garden where people live in harmony with each other, and in harmony with the nature. And it this the ethical component that she gives to all her work.

- I want my creations be sustainable, authentic, mindful and that involve each person int to getting more aware of what suits them, combining the inside out to their self care routine. Each person she helps with her crafts and creations goes through a first phase of consultancy in order to define what this person really needs. Gradually she introduces them into a lifestyle routine that makes people address the root cause of a skin issue. So nothing standart is applied to you when you ask her a soap or a face cream. Yes she says, everyone is different and so must be treated differently. She does that based on principles of ayurvedic science and local traditions about skin care and self care in general. That is also why she has developed her own line of superfoods. She has studied Holistic Health and beauty and is still studying about.

What does make you excited about this?

-Well you know i get best ingredients Albania can provide, and many more i get in bio organic events in countries that score high in environmental activism. I get my ingredients from locals all around the world, i want to help them and they help me by giving me elements that are grown in sustainability, and responsibly outsourced with the least environmental impact. So getting my Cidesco degree with definitely help me get the rarest ingredients and have access personally into seeing how they grow the plants, be part of the harvest and therefore offering my clients the best. So giving them real eco luxury. Waw that sound great!

-Can you talk us more about specific creations?

One of my top sold craft is the eco luxe face cream, the delicate facial cleanser and the hair elixir. I started this passion which was later made a full time profession by doing body lotions. It took me a while to finish my first soap. Ever since i can’t stop but creating new recipes, testing them with my friends and relatives and improving them all the time. So far i have come up with my own researches that apply to different individuals.

Why is the delicate facial cleanser the most asked?

-This is a kind of cleanser that cleanses and does not strip the amount of the necessary oil from the face. It removes the dirt but is not aggressive, it is delicate. What is your longer run vision? I am working now to having an ecolodge in Belgium and Albania, and through that guide many more throughout the balkans, bringing all herbs and teas of balkans to the northern countries and bringing the knowledge of the pioneers from Holland and Belgium, all over Balkans. I mean people who know and teach about nature, growing a green sustainable business, and connecting the dots of many talents. Soap-arcadia is a hallmark of a chain events.

Travel Magazine will also be part of this journey. Thank you so much!

Anxhela Panxhi

Holistic Beauty Crafter

Holistic Esthetician

Mobile: +355 69 40 29 229

LinkedIn - AnxhelaPanxhi

Facebook: https://www.facebook.com/soaparcadia/

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

#TiraNatural #ecoself #ethical

#soaparcadia #herbarcadia #the7pages #naturalliving

#healthy #sospa #greennerd

#tiranatural

#somesortofgreenrevolution

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

20889

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.