Flora Xhemani Baba: Destinacionet e 2014-ës në Shqipëri i takojnë plotësisht turizmit aktiv.

Flora Xhemani Baba: Destinacionet e 2014-ës në Shqipëri i takojnë plotësisht turizmit aktiv.

on Friday, 19 September 2014. Posted in Intervista

Në bisedë me Ilva Taren, për ciklin turistik "Të njohim Shqipërinë" në Ora News

Flora Xhemani Baba: Destinacionet e 2014-ës në Shqipëri i takojnë plotësisht turizmit aktiv.

Kjo intervistë është zbardhur nga cikli turistik "Të njohim Shqipërinë", që u realizua këtë verë nga gazetarja Ilva Tare dhe stafi i Ora News, duke ofruar një panoramikë të gjerë turistike të Shqipërisë, me qytetet më të bukura shqiptare, duke bërë një mbyllje në Tiranë, si kryeqendra e Shqipërisë ku nis gjithçka, edhe turizmi.

Ilva Tare: 10 destinacionet më të bukura sipas jush, cilat janë në Shqipëri?

Flora Xhemani BabaRevista Travel: Sipas Revistës Travel, nga ato që ne i kemi bazuar në preferenca, me udhëtime, me një sondazh në rrjetet sociale dhe ka një larmi të pakufishme zgjedhjesh përmes kulturës, natyrës, traditës dhe itinerareve të gjata.
Ilva Tare: Kush është destinacioni numër 1?
Flora Xhemani Baba: Majat e Ballkanit është itenerari i parë që fitoi dhe çmimin si destinacioni më i bukur në botë në 2012-ën, që prek tre shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi. Itinerari i dytë është udhëtimi i Lord Bajronit vetëm me kalë. Një grup jo më shumë se 10 veta do kalojnë me kalë shtigjet nga ku ka kaluar Lord Bajroni para 200 vjetësh, që përfshin pjesën në Gjirokastër, Permet. Destinacioni i tretë është Berati, sepse përveçse një trashëgimi e UNESCO-s, ka edhe kanionet e Osumit, që ndonë i merr Skrapari, ne i marrim si qark Berati. Aty gjen jo vetëm histori dhe kulturë por edhe traditën. Destinacioni i 4-t është Gjirokastër-Përmet-Korçë. Një itenerar i tillë të bën të shijosh tre qytete bashkë në pak ditë, me serenatat, kërnackat, rakinë e famshme, kalldrëmet e Gjirokastrës. Itinerari tjetër është Riviera shqiptare e përshkuar nga bregdeti me kajak, turi e parashikon dy ditë, por mund të rrish edhe më shumë, për ta përshkuar deri në Sarandë. Destinacioni tjetër është përshkimi i Vlorës me anije, gjithë Karaburuni. Tani ka anije turistike të mirëfillta dhe të shërbeheni edhe nëse doni të rrini nga mëngjesi deri në darkë. Destinacioni tjetër që është po në Vlorë është Dëllënjë- Pishë Poro-Delisuf, që ka nisur të quhet trekëndëshi i Bermudeve. Mund të bësh shëtitje në Vjosë, askush nuk e njeh Vjosën, është si Nili, itinerar i paeksploruar. Në këtë itinerar ka 2 lumenj, pyll, det, laguna, dhe duna. Të gjitha këto janë monumente natyre. Këto ture bëhen në pranverë deri në vjeshtë me motorra 4 herë 4 rrota, mund të bësh xhiro tip ‘safari’. Mund të bësh “bushkraft”, që do të thotë turizëm mbijetese, që shkon me rrobat e trupit dhe mjetet e “bushkrafit”. Destinacionet e tjera janë më të shkëputra dhe ne i kemi quajtur ditore, njëri është Tirana. Të përgëzoj që nuk e ke lënë jashtë Tiranën. Ajo nuk ka vetëm sheshin Skënderbej, Korpusin, por ka dhe një kurorë fantastike që vlen të eksplorohet, si shpella e Pëllumbasit, kanionet e Erzenit, të gjithë vargmalin e Dajtit që po ta ndash në segmente, ka shtigje të pafundme, malin e Micekut, shtigjet e Fekenit, të ciat eksplorohen në çdo stinë.
Ilva Tare: A ka guida të licensuara?
Flora Xhemani Baba: Ekzistojnjë por është një numër i pamjaftueshëm. Për fat të mirë ministria e Turizmit ka marrë shumë masa, me themelimin e Agjensisë së Bregdetit dhe ka licensuar guidat e para turistike. Nuk duhet bërë vetëm tre muaj kurs, por shkolla të pafundme, sepse që të bësh një guidë të thellë duhet një informim i thellë mbi gjeografinë, historinë etj.
Ilva Tare: A ka siguri për jetën, a ka kushte nëse ndodh një incident, aksident?
Flora Xhemani Baba: Ka patur raste të tilla, por nuk kanë qenë me guida vendase por inisiativa private.
Ilva Tare: A vë re ndonjë tendencë ndryshe nga vitet e tjera, drejt malit, turizmit kulturor?
Flora Xhemani Baba: Vë re një tendencë, turizmi aktiv. Turizmi i aktiviteteve, aktivitete të tipit panaire dhe festa. Një fshat ose qytet gjen një datë të caktuar dhe e kthen në traditë që të bëhen ngjarje, si festa e birrës në Berlin, siç po ndodh me Korçën apo Pogradecin. Është një tendencë pozitive.
Ilva Tare: Vë re që shqiptarët duan të ekspolrojnë Shqipërinë apo vazhdojnë ta kenë mendjen diku jashtë?
Flora Xhemani Baba: Shqiptarët e kanë atë tendencën, duan të provojnë luksin që ofrojnë resortet e huaja që Shqipëria nuk e ofron dot. Por ajo që duhet thënë është shtimi i të huajve që vijnë vizitojnë Shqipërine. Saranda është e para, sepse është qytet kufitar, edhe Shkodra. Grupe të pafundme vijnë nga Korfuzi, vizitojnë Sarandën, Kalanë e Lëkursit, qytetin në një paketë ditore.
Ilva Tare: Është i shtrenjtë turizmi në Shqipëri?
Flora Xhemani Baba: Po, sepse është i paorganizuar mirë. Në dy muaj turizëm nuk i bëjmë dot tre, qershori dhe shtatori janë gjysëm dhe operatorët përpiqen të bëjnë paratë për gjithë verën dhe ky është gabim i madh. Kjo është një punë që bëhet me pasion, por e organizuar keq, nëse bëjnë paketa të lira, mund të rezultojnë më efikase, sepse shtrin sezonin, angazhon me shumë staf, punëson më shumë njerëz.
Ilva Tare: A duhet kontroll për çmimet nga autoritetet publike, që i huaji paguan më shumë dhe me euro?
Flora Xhemani Baba: Nuk ndikon kjo, ata mendojnë se kanë fituar se kanë mbushur fjetjen. Nuk kuptojnë që hotelin mund ta mbushin plot edhe në Fier, me tre vakte të përfshira me 50 euro dhe duke i bërë vizita. Ka hotele në Vlorë që po organizohen siç po them unë tani.
Ilva Tare: Çmimet , në krahasim me rajonin?
Flora Xhemani Baba: Jemi më mirë me çfarë ne kemi provuar vetë. Ne kemi një cilësi modeste, por të natyralitetit dhe ushqimeve të fresëkta.
Ilva Tare: Po raporti me cilësinë?
Flora Xhemani Baba: Besoj se po rritet, jo të gjithë, por ata që e kanë kuptuar që cilësia e mban klientin fort, e kanë rritur.
Ilva Tare: Mendon që shqiptarët e njohin Shqipërinë?
Flora Xhemani Baba: Jo nuk e njohin.
Ilva Tare: Ka tendencë për t’i kthyer sytë nga Shqipëria?
Flora Xhemani Baba: Patjetër, ndaj dhe ne e bëjmë këtë, por as italianët nuk e njohin mirë Italinë. Ose në Athinë ka njerëz që nuk njohin Akropolin. Por situata ka ndryshuar, sepse janë guidat që i tërheqin, që po të jetë profesionale dinë si të tërheqin.
Ilva Tare: Shqipërinë duhet ta njohim, se nuk e njohim, kjo ishte një pikëz e vogël në lumë dhe një kontribut modest që dha ky emision dhe stafi i RTV ORa News. Kemi njohur shqiptar të mirë që kanë nevojë që ju të shkoni t’i takoni dhe institucionet për t’i ndihmuar.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16664

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.