Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

on Thursday, 24 January 2019. Posted in Lajme

Edhe Gazeta britanike “The Sun” përmend Rivierën Shqiptare

Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

Nga Almarina Gegvataj 

TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.

Prestigjiozja e përditshme “Le Monde” ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama. Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.

”Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra. Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re”, shkruan “The Sun”.

/a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

7647

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.