Albania - the hidden treasure, discovered from the trails of Global Limits

Albania - the hidden treasure, discovered from the trails of Global Limits

on Thursday, 21 September 2017. Posted in Lajme

Albania Adventure dhe Global Limits përshkojnë shtigjet e panohura të Shqipërisë

Albania - the hidden treasure, discovered from the trails of Global Limits

Nga data 10-15 Shtator nën organizimin e Global Limits & Albania Adventure, 60 vrapues profesionistë nga 27 vende të botës, u mblodhën në Shqipëri për të marrë pjesë në Ultra Maratonen e quajtur "Global Limits Albania – The Hidden Treasure".
Duke u nisur nga qyteti i Beratit me një itinerar 220 km, i ndarë në 6 etapa, gara përshkroi zona të panjohura dhe magjepsëse të natyrës shqiptare, përfundoi në teatrin antik të Parkut Kombëtar të Butrintit.

 
Me këtë rast Albania Adventure dëshiron të falenderojë të gjithë ata që kontribuan dhe bashkëpunuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Fillimisht me banorët e fshatrave Buz, Peshtan, Libohovë dhe Mursi të cilët me mikëpritjen e tyre, lanë pafjalë të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare.
Gjithashtu autoritetet qëndrore dhe lokale ku mbështetja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Znj. Milva Ekonomi ishin që në hapat e para të këtij projekti, ndihma e pakursyer e Ministrisë së Kulturës dhe Ministres Znj. Mirela Kumbaro, garantimi i sigurisë nga Ministria e Brëndshme dhe Policia e Shtetit falë edhe Z. Dritan Demiraj, partneriteti i shkëlqyer me Bashkinë Berat dhe Bashkinë Konispol, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Z. Gjergji Mano Parkun Kombëtar të Butrintit.
Faleminderit gjithashtu edhe Uji Tepelene & ALBtelecom Albania per mbeshtetjen e ketije aktiviteti.
FALEMINDERIT.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

9288

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.