Shllaku mund ta shpëtojë veten me turizëm

Shllaku mund ta shpëtojë veten me turizëm

Written by Irhan Jubica on Sunday, 17 February 2019. Posted in Itinerare

"Rrugë të reja, zakone të reja" shkruante rreth 100 vjet më parë autori britanik Gilbert K. Chesterton

Shllaku mund ta shpëtojë veten me turizëm
"Rrugë të reja, zakone të reja" shkruante rreth 100 vjet më parë autori britanik Gilbert K. Chesterton, mirëpo një shekull më pas, rruga që përdridhet përmes Shllakut, nga ura e Mesit deri në Koman, vazhdon të bartë të njëjtat halle: izolim dhe varfëri. E diktuar historikisht prej të parës, kjo e dyta është arsyeja e braktisjes së madhe gjatë tre dekadave të fundit, aq sa sot jepen tre shifra të ndryshme për popullsinë. Sipas Censusit 2011, zona ka 671 banorë, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile 2015 ka 1899, ndërsa sipas administratorit të zonës 1970 banorë, prej të cilëve, më pak se 500 (120 familje) e kalojnë dimrin në Shllak, sepse pjesa tjetër, si shumica zonave rurale të Shqipërisë, ulen në lagjet informale përreth qyteteve. Gjysma e atyre që rrinë jetojnë me ndihmë sociale.
Dëshira për të çuar "zakonin" e ri të turizmit është arsyeja e disa udhëtimeve eksploruese në këtë territor padrejtësisht të harruar në mes të Komanit magnetik dhe luginave pjellore të tre lumejve që zbresin nga Alpet Shqiptare: Drinit, Shalës dhe Kirit. Pasi kalojmë urën e Mesit, të ngritur si për t'i bërë hije të vjetrës të ndërtuar në çerekun e tretë të shekullit XVIII, marrim djathtas drejt Drishtit të kalasë mesjetare, por duke mbajtur gjithnjë anën e majtë të luginës së Kirit. Në jug të fshatit, asfalti u thotë lamtumirë gomave të makinës, sepse 45 kilometrat në vazhdim janë vendevende me kalldrëm e pjesa tjetër shkëmbinj e dhé. Rruga që dikur shkelej nga autobusi i linjës dhe nga dhjetëra kamionë lindorë "Škoda", "Zis" e "Ifa" që zbrisnin lëndë drunore deri në zhveshjen e Cukalit, tash e 20 vjet mund të kalohet vetëm me makina 4x4, sepse vërshimet e ujërave hapin gropa deri në 70 cm thellësi. Rrallëherë shihet ndonjë grup motoçiklistësh të huaj, për të cilët kjo rrugë është një parajsë e vërtetë.
 
Shtëpia e parë e fshatit të parë
Ukbibaj është i pari i 7 fshatrave të Shllakut (bashkë me Vukaj, Barcollë, Kroni i Madh, Vukjakaj-Gegaj, Benë, Palaj- Gushtë) dhe shtëpia e Balajve është e para e tij. Vëllezërit Nikollë e Lekë merren dhe kanë gjithçka që u duhet: kullë dykatëshe të rikonstruktuar e të mirëpajisur, tokë, bagëti, ujë dhe sidomos diell. Falë pozicionimit në jug, Shllaku dallon për klimë jo shumë të ashpër, çka favorizon kultivimin e thuajse të gjitha perimeve dhe pemëve frutore të brezit klimatik mesdhetar me përjashtim të agrumeve. Lartësia mbidetare e Shllakut shkon nga 74 m (Liqeni i Vaut të Dejës) deri në 1734 m (Maja e Muleqithit në Cukal), ndërsa shtëpitë janë ndërtuar deri në 950 m lartësi. Më pak se 20% e mbi 200 shtëpive të Shllakut janë të tipit kullë, të ndërtuara me mure guri të gdhendur, si dhe të mbuluara me rrasa guri gëlqeror, e po kaq nuk kanë asnjë sistem të furnizimit me ujë, kanalizime apo tualete brenda tyre. Vendasit pretendojnë se një pjesë e këtyre kullave dy dhe trekatëshe janë ndërtuar prej mjeshtrave të ardhur nga Luma e largët qindra vite më parë, mirëpo sipas të dhënave që jepen në Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) Vau Dejës, më pak se 10 janë ndërtuar përpara vitit 1960. Thuajse të gjitha shtëpitë i fshihen rrugës falë bimësisë së dendur, kryesisht shkurreve të dëllinjave, mareve, shqopës, thanave, shtogut e shkozës, por edhe pyjeve me gështenja.
Me shumicë votash në krye të kësaj zone që prej disa mandatesh, administratori Hilë Kodra thotë se Shllaku ka 301 hektarë gështenja, prodhimi vjetor i të cilave shkon deri në 40 ton. E ndërsa ecim më tej, bri rrugës shohim grumbuj thasësh me gështenja të sapombledhura,
që vendasit t'i lënë në dorë me çmim shumice prej 150 e madje edhe 100 lekë për kilogram që duket shumë i ulët në krahasim me çmimin e shitjes në dyqane, por jo dhe aq përderisa pemëve nuk u bëhet asnjë shërbim. Ndërsa dëllinjat, të kuqe e të zeza, shtogun, maret e shqopën nuk i mbledh më njeri. Ndalesa tjetër është aty ku ndahen rrugët për Cukal, Ndërmollnë dhe Log të Gegëve - te Muri i Turkut - një prej lagjeve të fshatit Vukaj, ku banojnë familjet e pakta myslimane të Shllakut me trashëgimi të lashtë katolike. Toponimi
thuhet se shënon kufirin më të sipërm të ngjitjes së ushtrisë perandorake të Azisë së Vogël ndër malet e Gegnisë më shumë se katër shekuj më parë, kur katolikët u ngulën këtyre anëve për t'i shpëtuar pushtimit, por mendje të tjera thonë se kësi muresh guri të thatë janë
thjesht kufij pronash. Me thjeshtësi dhe racionalitet, ansambli i shtëpive të tërheq mbrapsht deri në  Mesjetë, ku njerëzit dhe bagëtitë ndanin mjedise të përbashkëta ose ngjitur me
njëri-tjetrin. Ngjyra gri e çative të gurta vazhdon te muret, ndërsa stivat e druve të
zjarrit që këtu ndizet 365 ditët e vitit, sikur i lidhin më shumë shtëpitë me tokën. Rruga
e hapur privatisht nga familjet e Zbuqit, rreth 1 km më poshtë nuk kalohet as me
fuoristradë, prandaj marrim shtegun që kalon përmes tokave, ku Bidja, kjo plakë
e bukur 82-vjeçare, më e vjetra anëtare e familjes, korr misrin e fundit të vitit, pa u
mirëpret idenë e kthimit të kullës së tij në bujtinë, Bardhoku duket se dyshon nëse turistët do të vijnë për ta vizituar këtë zonë. Prandaj sa më shpejt vizitorët e parë të mbërrijnë në Shllak, aq më pak ai do të dojë ta braktisë tokën dhe shtëpinë për "me ra" në Shkodër.  

Shllaku është një grumbull kodrash të palosura mbi njëra-tjetrën që nga brigjet e Drinit deri rrëzë Cukalit. Muri i Turkut është njëfarë kryqëzimi: majtas për Cukal, djathtas për në thellësi të Shllakut. ndihmuar nga askush. A mund të quhet e varfër një familje që zotëron mbi 100
krerë dele, dhi e lopë, disa hektarë tokë bujqësore e dhjetëra rrënjë gështenja? 
Këtë pyetje mund t'ia kenë bërë vetes edheshoqëruesit në njërin prej udhëtimeve në
këtë zonë, një grup studentësh amerikanë të Ëorcester Polytechnic Institute të nxitur nga një projekt hulumtues i GO2 për gjendjen e xhubletës në malësitë e Dukagjinit dhe të Mbishkodrës. Mirëpo këto të mira nuk kanë jetë pa ujin, të cilin familjet te Muri i Turkut duhet ta bartin në shpinë ose me gomerë që nga Burimi i Aheve, disa qindra metra në të majtë të
shtëpive të tyre. 
Ndër kullat më të bukura në krejt Shllakun është padyshim trekatëshja e Sadri Malit. Me fasadë të pastër, me portikë guri masiv deri në 1.5x50x40cm, edhe pse e pabanuar prej vitesh, kjo kullë duket si e sapondërtuar. Ajo ka dyer e dritare të vogla, frëngji diagonale
në katin e tretë, dhe është e fundit e një kompleksi kullash ku bën pjesë edhe ajo e familjes Shqau. Pavarësisht se e Për rreth 10 kilometra rruga lidhet nyje, sidomos pranë Qafë së Livadhit, rreth 1000 metër mbi nivelin e detit. Ndërsa pak më tej, në 1360 metër lartësi, mbi
rrëpira të shumta ngrihet Qafa e Erës, një kodër e zgjatur në drejtim të juglindjes prej nga shihet Liqeni i Vaut të Dejës në të majtë, ai i Komanit djathtas dhe përtej tij, fshatrat e madje edhe vetë qyteti i Pukës. Kur nuk ka mjegull apo ré, asgjë s'e pengon pamjen deri në Kepin e Rodonit në Adriatik. E sigurisht as deri te Fusha e Liqenit 2 km në veri, të cilës AKZM i
referohet gabimisht me emrin Fusha e Liqethit. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Shpellën karstike rreth 75 m të gjatë e 10-12 m të gjerë në kreshtën e Cukalit.
 
Fusha e Liqenit në dy kohë
Fusha e Liqenit, së bashku me Shpellën janë dy prej monumenteve natyrore të Shllakut. Në faqen zyrtare të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) shkruhet se Fusha gjendet në 1200 m lartësi mbidetare, por në të gjitha hartat të vjetra e të reja, ajo shënohet në 1340 m mbi nivelin e detit. Gjithësesi, Fusha është një gropë glacio-karstike me perimetër rreth 3 km dhe sipërfaqe mbi 225.000 m2. Nga pallati trekatësh prej guri, furrës, barakave e ndërtesave të tjera të ngritura për dhjetëra punëtorët e shfrytëzimit të Cukalit deri në fund
të viteve '80 të shekullit të kaluar, kanë mbetur vetëm gërmadhat. Në vend të tyre sot ngrihen disa ndërtesa të reja, kryesisht stalla që një pjesë e banorëve i përdorin për verim. Të hapura sikurse thuhet - nga policia - disa gropa të çuditshme mespërmes fushës, të cilat
ndërpresin gjurmë që s'u përkasin gomave të makinave, janë prova se ky vend, sikurse disa zona të tjera në Dukagjin, nuk i ka shpëtuar aktiviteteve të paligjshme të viteve të shkuara.
Megjithatë për ata që dashurojnë ngjitjen e afro 400 metrave drejt 2 prej 9 majave më të larta - atë të Cukalit në perëndim dhe të Muleqithit (1735m) në veri, Fusha e Liqenit është vendi ideal për kamping. pjesërisht edhe me Shalën e më gjërë. Në anën verilindore të Malit të Cukalit, por në territorin e Temalit, ndodhet edhe një tjetër monument natyror, Shpella e
Malagjisë, e gjatë 180m. Ajo përbëhet nga disa galeri dhe puse të thella të mbushura me ujë.
Janë rreth 16 km që duhen bërë sërish për t'u kthyer deri te Muri i Turkut për të marrë drejtimin e Lugut të Gegëve, njohur ndryshe edhe si Vukjakaj-Gegaj, qendra e Njësisë Administrative të Shllakut, njërës prej 6 njësive të Bashkisë Vau Dejës. Sapo kalojmë një kompleks blegtoral, për të cilin Alberti i ditur, një nga punonjësit e zellshëm të Bashkisë
na tregon se pronari ka investuar dhe eksperimentuar në rritjen e viçave, pastaj të qingjave e së fundmi të derrave, shohim një fadromë që po zgjeron rrugën. Në pamundësi financiare për ta shtruar, më e pakta që mund të bëjë Bashkia është hapja e kanaleve anësore,
si dhe mbushja e zgjerimi i përvitshëm i rrugës. Administratori thotë se Shllaku me sipërfaqe rreth 85km2, ka 75 km e Gjeloshit të pafjalë, i cili sikurse një pjesë e grupit e ka për herë të parë këtë rrugë që sa vjen e bëhet më e bukur. Fshati Benë në kufi me Temalin, mund
të ketë burimin e ujit më të mirë në të gjithë Shllakun, mund të ketë përrenjtë e Stanit, të Mëllëzave, të Pishës, të Demcit e të Benës, por nuk ka pozicion dhe pamje më tërheqëse se Kroni i Madh, të ngritur mbi shpatet jugore të kodrave të gjëra nga 700-800m mbi nivelin e
detit - një vend ideal për kamping, festa lokale e lojëra tradicionale që mund të tërheqin fort vizitorët e dashuruar me natyrën. Ahet e pishat e larta nuk janë prekur fare nga banorët, ndërsa Shpella e Ivonit dhe ajo e Bregut të Drinit, janë po ashtu të ruajtura. Më herët, zona është shfrytëzuar për kërkimin e mineraleve jometalore si mërkuri dhe magnezi, ndërsa në Majën e Bardhë të Cukalit, minerali i boksitit. Përroi i Vogël dhe ai i Pikës janë të vetmit në këtë fshat, e po aq janë edhe burimet me të cilat banorët mundohen t'i përballojnë nevojat për ujë të pijshëm dhe për vaditje.
Meqenëse në krejt Shllakun mungon sinjalistika turistike, shtigjet për ngjitjen e këtyre dy majave nuk janë të shënuara, por gjurmët e tyre mund të gjenden në faqen www.wikiloc.com, si dhe me ndihmën e banorëve vendas. Ato kalojnë përmes shkurreve, hithrave e ferrave, por edhe luleshtrydheve. Maja e Cukalit ofron pamje befasuese të fushës së Shkodrës e deri në detin Adriatik, ndërsa maja e Muleqithit të mrekullon me Prekalin
dhe luginën e Kirit deri në thellësi, e rrugë, nga të cilat vetëm 18 km rurale, ndërsa pjesa tjetër kategorizohen si rrugë të brendshme. Pasi lëmë Kronin e Ftohtë dhe Barcollën, një rrugë të tillë marrim në kthesën e dytë djathtas.
 
Kroni i Madh është një kartolinë
Lulja, mësuesja e shkollës 9-vjeçare të fshatit ka dalë të na prijë rrugën deri te Kroni i Madh. I bëjmë vend në makinën Çatia me rrasa guri të kuq e një shtëpie njëkatëshe të fshehur mes pemëve është një tjetër befasi e bukur, ndërsa përgjatë rrugës deri te kulla e familjes
Ahi shihen stiva rrasash guri të punuara për të mbuluar një strehë të re ose për të
shpëtuar një të vjetër. Me fytyrën plot shend e verë, në oborr na pret Frani, një burrë
rreth të gjashtëdhjetave. Pas tij vijnë e ëma dhe vjehrra, Pashka. Kështu, bëhemi
dy palë mysafirë, por Frani shpirtgjërë ka vend për të gjithë. Dy krushkat e kanë marrë seriozisht intervistën e përbashkët për xhubletën, mirëpo komunikimi mes tyre krijon ilaritet të papërmbajtshëm tek ekipi i xhirimit. 
Me Franin flasim për turizmin. Është tepër optimist dhe i vetëdijshëm për vlerat e kullës, të pronave dhe gjësë së gjallë që zotëron, e sidomos për gatishmërinë e familjes së tij për të qenë bujtina e parë  në Shllak që do të mirëpresë vizitorët. Livadhi më i madh se një fushë futbolli përmbi kullë mund të presë me dhjetëra kampera e po aq çadra vizitorësh, ndërsa
ai vetë, bashkë me dy Lulet e jetës së tij - nënën dhe gruan - por edhe me djalin e nusen do të gatuajnë dhe do të kujdesen për vizitorët. Si fillim, dhoma me oxhak në katin e dytë do të akomodojë së paku tre mysafirë, e me kohë, ai mund të lirojë edhe dhoma të tjera të kullës së madhe, duke menaxhuar më mirë hapësirat në përdorim. Sikurse Bardhoku dy fshatra
më poshtë, edhe ai na e mbush tryezën plot me ushqime që do t'i pëlqenin çdo turisti: mish të pjekur keci, djathë, turshi, qepë, patate, bukë gruri dhe misri të gatuar vetë, e sigurisht raki dhe verë shtëpie. Oborri është plot me koshere bletësh, pula e derra. Falë larmisë së
florës me gështenja, sherebelë, trumzë, salep e lisna (timus), i gjithë Shllaku është propozuar si Park Bletësh. Madje në PPV të Bashkisë Vau Dejës (2017) është propozuar edhe ngritja e një qendre "përpunimi, standardizimi dhe magazinimi" për gështenjën dhe bimët eterovajore në Shllak. Çfarë ushqimi më tradicional e më të sigurtë në origjinë do të kërkonte një vizitor gjatë qëndrimit  këtu për dy-tre netë, teksa zbret nga Thethi a Valbona, ose para se të ngjitet
për në Koman? 
Logu i Gegëve dhe gegët e mëdhenj
Udha për në Vukjakaj-Gegaj apo Logun e Gegëve duhet marrë duke u kthyer përsëri për rreth 2km, deri në rrugën kryesore, ku na presin edhe 5km të tjera me kthesa të panumërta. Pa hyrë në qendër të fshatit, në njërën prej kthesave të përdorura nga Ushtria Popullore e
RPSSH, dita e krijimit të së cilës (10 Korriku i vitit 1973) ishte festa e vetme që kremtohej me poterë në Shllak përgjatë 30 viteve të ateizmit shtetëror. Ndërsa sot, fshatrat e kësaj zone festojnë ditët e shenjtëve katolikë, si Shën Llezhdrin më 10 Maj, Shna Rrokun më 15 Gusht,
Shën Mhillin me 28 Shtator, Shën Ndreun më 28 Nëntor, Shën Gjonin, Shën Gjergjin, Shën Markun etj., e sigurisht Krishtlindjet dhe Pashkët. Vjeshta ua ka përshpejtuar pjekjen
domateve të vogla në kopështin e Ndue Pjetrit, kryeplakut të Logut të Gegëve që na pret përballë kishës së fshatit. Me lejen e tij, dy-tre prej nesh i vjelim të gjitha, ndërsa ai, sipas zakonit, na shtron prapë për të ngrënë. Biseda sillet rreth godinës së re të Njësisë administrative të Shllakut, por edhe qendrës shëndetësore dhe shkollës 9-vjeçare të fshatit. Shkolla e mesme e hapur në vitin 1974 nuk ekziston më. Aktualisht Shllaku nuk ka asnjë shkollë të këtij niveli, prandaj adoleshentët e zonës i vazhdojnë studimet në Bushat ose në Shkodër, e kjo është një tjetër arsye e braktisjes masive që ka përjetuar edhe Temali përbri.
Terreni kushtëzon kalimin me makinë për në Palaj-Gushtë përmes Benës, megjithëse banorët kanë shtigjet e tyre, që shpeshherë fshihen prej gjelbërimit të përhershëm. Të tjera shtigje të këshillueshme për vizitorët janë: Benë - Temal (12 km), Logu i Gegëve - Qafa e
Erës (3 km) etj. 
Të vendosura në shpatin juglindor të një kodre 130-650 m mbi nivelin e detit, shtëpitë e Benës, kryesisht njëkatëshe, ngrihen mbi tarraca që zbresin deri në përrua. Ndryshe nga pjesa tjetër e Shllakut ku dëndësia e banesave nuk i kalon 7 banesa/km2, ky është i vetmi
vendbanim i mbledhur, ku fjala fshat apo lagje merr kuptim. Çdo fshat ka kishën e vet, por jo si Bena, ashtu sikurse çdo fshat ka burime me ujë të ftohtë, por jo si uji i Benës, që për vendasit është më i miri në Shllak. Përreth fshatit ka shpella, një ujëvarë që zgjohet në stinën
e shirave, si dhe një mulli me ujë, i vetmi që ka mbijetuar nga mullinjtë e shumtë që kishte Shllaku. Mirëpo i mbijetuari më i madh i Shllakut është martiri i Kishës Katolike, prifti
françeskan Bernardin Palaj, i cili u shua më 2 Dhjetor 1946, në njërin nga 22 burgjet që diktatura hapi në Shkodër. 
Në kohën e vet ishte njohësi më i mirë i folklorit të veriut të Shqipërisë, si dhe mbledhës i Këngëve të Kreshnikëve. Po ashtu, të lindur ose me origjinë nga Shllaku ishin Ministri i Arsimit Hilë Mosi, përkthyesi i Homerit Gjon Shllaku, aktori Pjetër Gjoka, si dhe heroina 20-vjeçare e Kosovës, Marie Shllaku, ndërsa në Temalin e sipërm ka lindur autoriteti i padiskutueshëm i letërsisë moderne shqiptare - Martin Camaj, shtëpia e të cilit është shpallur formalisht monument kulture në vitin 2007.
 
Ç'(nuk) duhet bërë për turizmin në Shllak
Shllaku dhe Temali janë shmangur nga Plani Kombëtar Sektorial i Turizmin në Rajonin e Alpeve Shqiptare (PKSTRASH), i miratuar nga Qeveria në fund të vitit 2017. Pas  konstatimeve si një prej Njësive Administrative më të prapambetura brenda të ashtuquajturës
"Zonë Bërthamë" të Alpeve Shqiptare, si dhe listimit të thuajse të gjitha rrugëve të kësaj Njësie si "Rrugë me çakëll dhe/ ose në gjendje të mjerueshme" (fq 144), në dokumentin "Analiza e Përgjithshme e Rajonit" të PKSTRASH, fq. 45, shkruhet se distancat dhe koha e udhëtimit është "...bazuar në matjet e kryera nga ekipi i Studimit në Google Maps. Këtu vihet re se koha e udhëtimit për shkak të kushteve jo të mira të rrugëve rritet mjaftueshëm,
e cila e bën një destinacion jo shumë të dëshirueshëm". Fjala është pra, për një studim të kryer jo në terren. I vetmi propozim që përfshin Shllakun është ai i për rikonstruksionin e "rrugës lokale" Drisht - Koman (PKSTRASH, Plani i Zhvillimit të Sektorit, fq. 140, tabela 14, pika 6), si pjesë e unazës së jashtme të Alpeve Shqiptare: Shkodër - (Postribë) - Koman - Grykëderdhja e Shalës - Dushaj - Bajram Curri - Tropojë e Vjetër - Sulbicë - Çerem - (Mali i Zi) - Vermosh - Tamarë - Koplik - Shkodër (fq. 133). Më tej, në "Fazat e zbatimit të projekteve prioritare & kostot e tyre", rehabilitmi i këtij segmenti prej 35 km, me kosto 6,300,000 lekë (fq. 178), është lënë pa asnjë afat kohor! Gjithashtu, asnjë propozim për shtigjet e ecjeve malore
apo të biçikletave nuk e përfshin Shllakun. Pavarësisht kësaj qasjeje jopërfshirëse, lindja e "zakonit të ri" të turizmit në Shllak duhet marrë me optimizëm nga pushteti vendor, e sidomos nga vetë banorët. Zona ka resurse të shumta: burime, përrenj, shpella e monumente të tjera natyrore, si dhe një biodiversitet të larmishëm. Në ujërat e Komanit dhe të Vaut të Dejës dallojnë krapi, mëlyshi, gjuhca etj, ndërsa në tokë ujku, dhelpra, thëllëza, mëllenja etj, mirëpo kjo faunë rrezikon të dëmtohet nga gjuetia e paligjshme jo vetëm e dhisë dhe e derrave
të egër, por edhe e ariut të murrmë, e madje edhe e lundërzës! Prerja pa kriter e pyjeve, si
dhe e shkuara jo shumë e largët e kultivimit të narkotikëve, e konfirmuar zyrtarisht nga
policia, janë gjithashtu minuse për nisjen e turizmit në Shllak. Po ashtu, garancia për sigurinë që duhet të marrin vizitorët për të shëtitur lirshëm në krejt territorin e zonës, është thelbësisht më e rëndësishme sesa organizimi i shërbimit të heqjes së mbeturinave në këtë Njësi Administrative. Vendosja e sinjalistikës vertikale rrugore, si dhe e asaj turistike janë tepër urgjente, sepse përtej Drishtit, vizitori është praktikisht i humbur në një territor pa asnjë shenjë konvencionale për vendet, rrugët, shtigjet, atraksionet natyrore, kulturore etj.

Turizmi në Shllak nuk mund të kuptohet pa një sensibilizim intensiv të banorëve për përfitimet që do të kenë duke ndjekur shembullin e malësorëve të Thethit, Valbonës e më gjërë, si dhe duke mësuar se si të joshin vizitorët e panumërt që marrin tragetin te tuneli i Komanit, vetëm qindra metra poshtë Benës, pa e ditur fare ekzistencën e Shllakut. Po ashtu, ekzistojnë praktika të larmishme të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve akomoduese dhe të shërbimeve
gastronomike. Falë distancës së afërt nga qyteti i Shkodrës, 16 km në perëndim (Ukbibaj)
dhe 50 km në lindje (Koman), Shllaku mund të jetë një nga përfituesit e rritjes së numrit
të vizitorëve të qytetit dhe atyre tranzit, duke ofruar një aventurë jo më pak emocionuese se
ngjitja në Alpe. Kureshtja për një destinacion të panjohur, peizazhi mbresëlënës, terreni
i parrezikshëm, dalja direkte pranë urës në Liqenin e Komanit, e sidomos mikpritja
tradicionale janë përparësi që duhen shfrytëzuar në funksion të përmirësimit të
jetës së banorëve vendas, të kthimit të të larguarve, e sigurisht të shenjimit të Shllakut
si një destinacion autentik në hartën turistike të Shqipërisë.
 
 
 
4.9/5 rating (9 votes)

Hits

8990

About the Author

Irhan Jubica

Kryeredaktor i Revistës Travel, prej themelimit të saj dhe aktualisht.
Gazetar dhe shkrimtar 
Për më shumë info klikoni në linqet më poshtë:

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.