Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

on Saturday, 26 January 2019. Posted in Destinacione

Një Lord i ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij!

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

Nga Aleksandër Toti

SHQIP
Është ndoshta steriotipi më i madh i bërë për një qytet, të cilin historia e njeh si vendin e legjendave, luftës, fustanellës, labçes arbërore, burrave me hap të rëndë e hije mali. Tepelena, kushdo duhet ta njohë dhe ta dijë, dhe kjo nuk është një krekosje që buron nga provincat. Ajo është po aq e brishtë, po aq frymëzuese sa 200 vjet më parë, ku Lordi Bajron, do t'i tregonte gjithë botës mikpritjen e një vendasi si Ali Pashë Tepelena... E kush do ta mendonte, as unë sigurisht! Tanimë Aliu me legjendat e tij ka vdekur atje mbi një ishull, në Janinë, e s’kemi më një Vezir që të presë e përcjellë lordë, konsuj, ambasadorë... por ama kemi një Lord të ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij.

Ata janë një çift i kthyer nga metropoli Tiranë dhe duket se e kanë ndarë mendjen. Për ta Tepelena është rezidenca e tyre e fundit. Kanë vendosur të “bëjnë” Tepelenën, madje kur i pyet për marrëzinë të thonë: “Ne jemi të vetëdijshëm se njeriu i vetëm nuk mund të ndryshojë botën, por ama oborrin e shtëpisë çdokush mund ta ndryshojë...”. Kjo i ka motivuar që të largohen nga zhurma, pluhuri, kaosi trafikut dhe ndrydhja shpirtërore që të bën, si i thonë fjalës, “të marrësh malet”. Lordi Bajron ishte frymëzimi më thelbësor që do t'i shkonte këtij qyteti, për t'u bërë brand-i, i ngrehinës së parë turistike në Tepelenën e vogël, pikërisht aty ku Lord Bajroni ka pushuar e shëtitur me kalë, gjatë ditëve të qëndrimit në Tepelenën e Aliut, rijetëzuar këto kujtime edhe në pikturat e famshme të Eduart Lir, një tjetër poet anglez që vizitoi Tepelenën dhe Shqipërinë më 1848.
Ky çift ambasadorësh turistikë, Dukagjini dhe Anila, po bëjnë gati dy vjet që ofrojnë për mysafirët e Tepelenës, atë që rrallëkush do ta mundësonte, kur vjen fjala për ushqim cilësor, gatim profesional dhe ambiente që të ngrohin zemrën. Nuk është rasti për një restorant të zakonshëm, por për një manastir natyror, i cili gjendet i rrethuar mes lumenjve të kristaltë të ujrave të Vjosës e Bënçës, që të rrinë përqark dhe të ledhatojnë me fëshfërimën e tërkohshme. Aty mund të gjesh gjithçka, një hapësirë e gjithë plotë me pemë si të ishte një Eden, ku mëngjesi përshfaq rrezet e diellit mbi Golik, një mal 1800 metra të lartë, që fle sipër Vjosës e zgjohet nga zogjtë. Aty ushqimi dhe kuzhina ka një ndërthurje delikate mbi traditën Tepelenase dhe servirjen e një copëze Toskane, gastronomi Italiane, e sjellë nga mjeshtëri i Gambero Rosso, lënë në arrati parkun e liqenit të Tiranës, për “parkun e Bajronit të Tepelenës”, Xhino (Dukagjini). Do të mjaftonte një klik i lehtë në Booking. com “Lord Bajron Stek & Stefood House” dhe review- t, një breshëri komplimentash nga gjithë bota, vlerësimi 9.4, thuajse ekselent. Sidoqoftë kjo nuk mjafton, aty mund të kapesh me malin dhe të përqafosh retë e Këndrevicës ose ndonjë çmenduri tjetër, sikurse është ajo e Kurveleshit, nga Bujtina mbi kanion, në honet e çmendura që vetëm zoti di të krijoi, a thua të jenë prerë në thikë, deri tek zbritja në detin e Borshit, një aventurë e paharrueshme për vetëm një fundjavë... E pra miq, ku ka më mirë se në Tepelenë, aty ku siç se pret, e gjen!
Mos ngurroni, Dukagjini dhe Anila ju presin, mjafton një prenotim i vetëm apo grup, si ta doni dhe... aventura sapo ka filluar, na shkruani sërish për përshtypjet tuaja, jemi të bindur se ju kemi thënë shumë pak, duhen sytë tuaj për ta besuar!
Mirë se të vini, Lord Bajron ju pret!

Bayronic hospitality in Tepelena of Ali Vizier

ENGLISH

There are some stereotypes associated to the city of Tepelena. History recognizes it as the place of legends, wars, fustanella-s, labçe dialect, and men with a heavy tread and grave countenances. Tepelena is a must see place to explore and adventure and this isn’t just a provincial show off. It is subtle and inspiring just like 200 years ago, when Lord Byron would boast to the whole world about the hospitality of Ali Pashë Tepelena. Who would have thought! Now, Ali is buried together with his legends in an island in Ioannina and we don’t have a vizier to welcome lords, consuls,and ambassadors but nonetheless we have a new Lord that offers hospitality akin to the one Aliu practiced in his court. They are a couple who have migrated back from the capital city. It seems that their minds are set, Tepelana is their last residence.

They have decided to contribute in Tepelena and when asked about the reason they reply: “We are aware that alone you can’t change the world, but change starts from your own home.” This spirit has taken them away from the noise, pollution, chaotic traffic and spiritual numbness. Lord Byron was the brand inspiration that would make this city a landmark. The first touristic dwelling in Tepelena would be erected right where Lord Byron did horse riding and spent leisure time during his stay with Ali Pasha. His vacations were depicted also in Eduart Lir’s famous paintings, another English poet who visited Tepelena and Albania in 1848. and Anila have offered for nearly two years for the visitors of Tepelena a rare service with scrumptious foods, professional cuisine, and cozy surroundings that warm the heart. The couple have built not just an ordinary restaurant but a natural monastery surrounded by crystal clear waters of Vjosa and Bënça and the gentle everlasting rustling sound of the trees. You can find everything here, a large land rich and lush one can imagine the Garden of Eden. Morning light showers over Golik Mountain, the 1800 m massive that sleeps over Vjosa and is woken up by chirping birds. Here the cuisine is a fine bond between the traditional Tepelena food and Italian gastronomy from Tuscany region brought by Gambero Rosso. The master chef moved from the Great Park of Tirana to Byron Park in Tepelena. A simple click in Booking.com at Lord Bajron Stek & Stefood House and there is an overwhelming amount of good reviews that has given the place an excellent rating of 9.4, almost perfect. The adventure continues; you can touch the peak and hug the clouds of Këndrevica or some other type of intense activity such as going to Kurvelesh, over the canyons, the insane God-created gorges until descending to Borshi coast; this is a weekend to remember. What other place could be more enticing then Tepelena, where you get what you don’t expect!

Don’t hesitate; Dukagjini and Anila are waiting for you. You just need to book, alone or in a group, and your adventure is ready to start. Write to us about your experience after visiting this place. We are sure that our words cannot be enough to describe what you must see for yourselves.

Welcome, Lord Byron is waiting for your visit!

Majkosh, Tepelene, Albania

Mobile: +355698208842

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: www.lord-byron-al.book.direct

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12491

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.