Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit së shpejti me pamje të re

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit së shpejti me pamje të re

on Thursday, 14 February 2019. Posted in Lajme

do të Së shpejti do të kthehet në identitet, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori.

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit së shpejti me pamje të re

Nga Klotilda Saraçi

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ – Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, 30 kilometër larg qytetit të Vlorës, do të kthehet në identitet, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori.

Në këtë fshat po vijon puna për prishjen e objekteve pa leje që janë ndërtuar 25 vitet e fundit në qendrën e tij.

“Vijon puna për prishjen e objekteve pjesë të projektit të Rikualifikimit të qendrës së fshatit Dukat, një bashkë financim i bashkisë Vlorë, Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, mbështetur nga programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, për të bërë të mundur realizimin në kohë të këtij projekti dhe kthimin në identitet të qendrës historike të këtij fshati”, – thekson bashkia.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në inspektimin e punimeve rreth dy muaj më parë tha se “këto punime janë një vëmendje e shtuar e bashkisë së Vlorës për fshatin Dukat”.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore.

Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit./k.s/a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12238

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.