Puka,  the hidden  paradise of adventure tourism - Albanian Great Escapes 2017

Puka, the hidden paradise of adventure tourism - Albanian Great Escapes 2017

on Monday, 12 February 2018. Posted in Itinerare

Puka, parajsa e fshehur e turistëve të aventurës - Itineraret më të bukura shqiptare 2017

Puka,  the hidden  paradise of adventure tourism - Albanian Great Escapes 2017
English / Shqip
Puka is a small town but with a magnificent landscape, surrounded by a variety of unique landscape. Puka district, to the nature and geographical location it has, is more convenient for tours of various kinds, for all sports and adventure as for rally and bicycles, water tours in lakes and rivers etc. Different routes can be performed in Mount Tërbuni, Mount Munella or Krabi, etc., as well as hiking, bicycle riding or driving of motorbikes. The development of Rally Albania on the frontier of Puka, "certified" them as the most suitable areas to be discovered by lovers of adventure. We're just describing some of the many tours that you can do in Puke, which undoubtedly should seek the help of Dajti Alpino Touristic Association, which has marked paths for most of these tours and that is able to lead expertly towards the paths of Puka, the broom of unforgettable experience. You can seek the assistance of the staff of the municipality of Puka which can give you the necessary information for these areas.
The first route: Climbing Mount Tërbunit, height of 1500 m
Departure 8:30 8.00- be at the Hotel Tourism Puka, travel on foot. Walking up to the road of Peshves is through motor way but next from Pezhves it is mountainous terrain and but not difficult as climbing. Tërbuni mount is rich with pine, beech and oak intertwined, giving a pleasant landscape for the eyes and for those who love nature. While climbing stopping opportunities are to water springs with crystal water, woods and Mriza. Another particularity are fields and meadows with the characteristic mountain greenery and flowery. These fields and meadows are used for various games such as football, volleyball etc. After reaching the top of Mount Tërbuni one can clearly see the city of Puka and two reservoirs. A breathtaking scenery combined with fresh air that you can find only in Puka.
Second Itinerary
Puke - Qelëz - Lake Koman - Cave of the Friars/Monks
This route can be traveled by car, bike and boat - about 1 hour and 30 minutes to the cave.
Departure from the city of Puka but a walk in the city and why not a stop to Migjeni bust located in the city center and the school museum "Migjeni". Start to the destination at 9.00 with van from the center of Puka town to the village center that takes 40 minute. Once acquainted with the area (village), continue the walking path to the lake Koman. The road from the village to the shore of the lake is done in two directions:
a. From the road that passes through the village and the river, the river Gomina
b. Walking towards the river discharge in the river bed
Upon arrival on the lake shore one takes the boat a travel for 20-25 minutes while enjoying the view that nature provides us, so we arrive at the cave located near the village of Levrushk in Mount Kollata. Its peculiarity is overlapping stones over each other as man's hands and diverse perennial plants that thrive in rock and create a stunning look. Formed in limestone karst cave of Trias - jurasik, it is over 110 m long, from 1 to 5 m wide and 3 to 8 m high. With entrance and exit to the balcony from above.
Typical karst cave with stalactites and stalagmites. At the entrance is an ascetic monastery of VI-IX centuries that contains two statuses, cultural monuments and natural monument.
The third route:
Rock of fairies/ Zanave (Mrizi of Fairies)
Departure from the city of Puka done at 08.00-08.30 - walk to the village of Qerret (1 hour and 30 minutes). As soon as we arrive we get acquainted with the village and the surrounding nature and continue the path to the destination. After 1 hour and 30 minutes we make the next stop to the river where a typical water spring is near to it and after that depart for Fairies Rock which is in an altitude of 680 m above sea level. Except the rock one can see the cave, the mill of Faries and Mrizi with the same name. Inside the Fairies mill and cave one can hear characteristic noise of underground waters with a special echo like the water falling in the mill while grinding the corn. It is supposed that the fairies used it as mill
Puka është një qytet i vogël por me një natyrë të madhe, nëse do të shpreheshim drejt. I rrethuar nga një larmi relievi e pashoqe, Rrethi i Pukës për vetë natyrën dhe pozicionin gjeografik që ka,  është  shumë i përshtatshëm për ture të llojeve të ndryshme,  për të gjitha sportet e aventurës si për rally dhe biçikleta, ture ujore në liqene e lumenj etj. Itinerare të ndryshme mund të kryhen në Malin e Tërbunit , në malin e Munellës, të Krabit etj., si për ecje ashtu edhe për biçikleta apo motorrë. Zhvillimi i një prej edicioneve të Rally Albania në zonat e pashkelura të Pukës, i “çertifikoi” ato si zonat më të përshtatshme për t`u zbuluar nga dashuruesit e aventurave. Ne po ju përshkruajme vetëm disa prej tureve të shumta që mund të bëni në Pukë, për të cilat pa diskutim që duhet të kërkoni ndihmën e shoqatës Dajti Alpino Turistik, e cila ka shenjuar shtigjet për shumicën e këtyre tureve e që mund t`ju udhëheqë me profesionalizëm drejt shtigjeve të Pukës, për përvoja tëe paharruara. Por ju mund të kërkoni edhe ndihmën e stafit të bashkisë Pukë, e cila mund t`ju japë informacionin e nevojshëm paraprak për këto zona.

Itinerari i parë: Ngjitje në Malin e Tërbunit me lartësi 1500 m
Nisja bëhet në orën 8.00- 8.30 nga Hotel Turizëm Puka në këmbë. Ecja deri te rruga e Peshves është rrugë makine, me asfalt por nga rruga e Peshves e në vazhdim është terren malor dhe i jo i vështirë si ngjitje. Kryesisht mali i Tërbunit është i pasur me pisha, ah dhe lis të ndërthurura, që jep një peisazh të këndshëm për syrin dhe për ata që e duan natyrën. Gjatë ngjitjes mundësitë e ndalimit janë tek krojet me ujin e kristalte të kësaj bjeshke si dhe mrizet. Një veçanti tjetër janë fushat dhe lëndinat e këtij mali me gjelbërim karakteristik, me lule të shumëllojshme, këto fusha dhe lëndina shfrytëzohen dhe për lojra të ndryshme si futboll, volejboll etj. Pasi arrin në majën e malit të Tërbunit mund të shihet qartë qyteti i Pukës si dhe dy rezervuaret. Një pamje qetësuese, e ndërthurur me ajër të pastër që vetëm në Pukë e gjen për faktin së është një klimë kuruese.

Itinerari i dytë:
Pukë - Qelëz - Liqeni i Komanit - Shpella e Murgjve (Kaurrit)
Ky itinerar mund të përshkohet me makinë , biçikletë dhe varkë ...rreth 1orë e 30' deri tek shpella.
Nisja bëhet nga qyteti i Pukës por duke bërë një shëtitje në qytet dhe pse jo një ndalesë tek busti i Migjenit që ndodhet në qendër të qytetit dhe te shkolla Muze “Migjeni“. Nisjen e bëjmë për në destinacion në orën 9.00 me furgon nga qendra deri në qendër të fshatit Qelëz dhe zgjat 40 minuta. Pasi njihemi me zonën (fshatin) vazhdojmë rrugën në këmbë deri tek liqeni i Komanit. Rruga nga fshati deri tek bregu i liqeni i bëhët në dy drejtime:
1- Nga rruga që kalon nëpër fshat dhe mbi përroin, lumi Gomina
2- Duke ecur në drejtim të derdhjes së përroit, në shtratin e përroit

Pas mbërritjes në bregun e liqenit marrim varkën dhe udhëtojmë për 20-25 minuta duke shijuar pamjen që natyra na ofron, kështu arrijmë në shpellën e Kaurrit që ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. Veçantia e saj është mbivendosja e gurëve njëri mbi tjetrin si të ishte dora e njeriut si dhe bimësia e shumëllojshme gjithëvjetore që lulëzojnë në shkëmb dhe krijojnë një pamje mahnitëse. E formuar si shpellë karstike në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 110 m, e gjerë nga 1 deri 5 m dhe e lartë 3 deri 8 m. Me hyrje nga poshtë dhe dalje në ballkon nga sipër. Shpell tipike karstike me stalaktite dhe stalagmite. Në hyrje ndodhet një manastir Asketësh i shekujve VI-IX ej, përmban dy statuse, monument kulture dhe monument natyre.

Itinerari i tretë: Shkëmbi i Zanave (Mrizi i Zanave)
Nisja bëhet nga qyteti i Pukës në orën 800-830 në këmbë drejt fshatit Qerret (1 orë e 30 minuta), pasi arrijmë njihemi me fshatin dhe natyrën përrreth dhe vazhdojmë rrugën për në destinacion, pas 1 ore dhe 30 minuta ndalesën e rradhës e bëjmë tek përroi ku ndodhet një krua tip karakteristik, pas ndalesës nisemi për tek Shkëmbi i Zanave, me nje lartesi 680 m mbi nivelin e detit. Përvecse shkëmbit, është shpella, mulliri si dhe mrizi po me të njëjtin emër, tepër atraktive dhe mbreslënse për tu vizituar . Brenda saj dëgjohen zhurma karakteristike të ujrave nëntoksor, por ajo me e veçanta është jehona e zanave ku dhe nga kjo ka marrë emrin “Mulliri i Zanave”.

2.8/5 rating (4 votes)

Hits

15099

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.