Për një tavë krapi lart në Kalanë e Shkodrës

Për një tavë krapi lart në Kalanë e Shkodrës

Written by Flora Xhemani Baba on Sunday, 24 March 2019. Posted in Blog

Asgjë nuk e identifikon Shkodrën më shumë se tava e krapit.

Për një tavë krapi lart në Kalanë e Shkodrës

Në Shkodër mund të shkohet për gjithfarë gjërash të bukura në një fundjavë pranvere. Kur natyra “qeshet” siç thonë shkodranët dhe qyteti i zhytur mes ujrave të lumenjve e liqenit të tij harliset në qafim të pranverës, një shëtitje buzë liqenit, një xhiro në Pijacë ose në Pedonale, për të shijuar arkitekturën veneciane, një vizitë te Marubi apo e “Oso Kuka” për t'u pasuruar me dije e kulturë, një arratisje në Mes për një copëz mesjete, vetëm për të folur për rreth e rreth, do të ishte një kohë e shpenzuar më së miri.

Por ne enkas nuk ju përmendëm mbretëreshën Rozafë. Edhe ajo është harlisur e gjitha dhe një ditë e tërë mund të kalohet bukuri duke iu ngjitur rrugës së bukur me kalldrëm e duke shkelur me pëllëmbë çdo centimetër lëndinë e rrugina, tunele e bedena, duke hipur e zbritur shkallë dhe duke admiruar në 360 gradë pamjen e mrekullueshme të Drinit, Bunës e Kirit që përtej bedenave të Kalasë e duke vizituar Muzeun, për një kthim në lashtësi.
Mbi të gjitha çfarë nuk duhet humbur kurrsesi është një drekë në restorant Rozafa. Ambientet brenda kalasë, si një copëz e shkëputur filmi me temë nga Mesjeta, janë vetëm pjesëz e vogël e gjithë përvojës që mund të përjetoni aty. Oda Shkodrane, krijuar enkas për të ruajtur traditën qytetare aq të pasur të Shkodrës, është vendi ku mund të shijoni një kafe turke, që do t'jua shërbejnë sipas ritit të hershëm dhe në rërë të nxehtë, para ose pas drekës, sipas dëshirës tuaj.
Nëse viziton një qytet tjetër nga qyteti yt, duhet të provosh specialitetin e tij. Asgjë nuk e identifikon Shkodrën më shumë se tava e krapit. Aristokracia shkodrane e kishte “gjellë të parë” me të cilën nderonte mikun. Në Shkodër thonë se dikur ekzistonte shprehja: “Për krytin e krapit, fali nji hektar tokë”. Kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar shijen e mrekullueshme të kësaj pjate tipike të kuzhinës shkodrane. Ta shijosh lart në kala, tek restorant Rozafa, do të thotë të kthehesh mbrapsht në kohë e të jetosh një copëz historie mesjete.

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

16207

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.