Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar "Divjakë – Karavasta”

on Wednesday, 25 March 2015. Posted in Lajme

Konferencë për Shtyp mbi efektet e moratoriumit dhe problematika të tjera të mjedisit të parkut myzeqar

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar
Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, përfaqësues nga Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta, përfaqësues të Shoqatave Mjedisore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Noè Conservation, dhe studiues të shpendëve u mblodhën së bashku në një Konferencë për Shtyp për të sjellë në vëmendje rëndësine e moratoriumit të gjuetisë duke pasqyruar rezultatet e monitorimit të shpendëve dhe gjuetisë në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadrin e programit rajonal “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut” të koordinuar nga Noé Conservation. Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta në Shqipëri. 

Konkretisht në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta situata ka ndryshuar. Me përjashtim të disa rasteve të izoluara, nuk kemi më gjueti dhe kjo ka ndikuar drejtperdrejt që numri i shpendëve të jetë më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Monitorimi i realizuar nga “PPNEA” në kuadrin e këtij programi nxori në pah të dhëna inkurajuese të cilat u detajuan gjatë konferencës për shtyp. travel
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

13834

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.