Kanioni i Lengaricës, me leje qeverie po shkatërrohet!!!!

Kanioni i Lengaricës, me leje qeverie po shkatërrohet!!!!

on Wednesday, 28 August 2013. Posted in Fokus

Punimet e HEC-eve, lejuar nga qeveria, po e asgjësojnë këtë mrekulli të rrallë të natyrës!

Kanioni i Lengaricës, me leje qeverie po shkatërrohet!!!!

Ilir Mati

Kanioni i Langaricës, monument unik dhe i rrallë në botë, është në rrezik! Kanioni i Langaricës, Monument i Natyrës Shqiptare, shpallur me ligj si i tillë edhe Monument i Natyrës të Europës dhe i përbotshëm, është në rrezik! Kanioni i Langaricës Monument i Natyrës në shërbim të shëtitjeve në natyrë dhe shëndetit publik, është në rrezik!

Këtë rrezik nuk e vë në dukje vetëm unë, si gazetar, gjatë shtegtimeve të mia në natyrën dhe kulturën e Shqipërisë, por kam kexuar edhe artikullin ulërimë të akademik prof. Alfred Frashëri, botuar në mjetet e komunikimit publik. Fatkeqësisht edhe këtë vit, si në pranverë ashtu edhe në verë, turistët shqiptarë dhe të huaj, si edhe frekuentuesit e banjave termale të Banjës, në Përmet, janë llahtarisur nga puna, me lejen e qeverisë, për ndërtimin e dy hidrocentraleve që shfrytëzojnë urjat e këtij Monumenti të Natyrës Shqiptare.
Paradoks në absurd: Shteti shqiptar, i cili ka për detyrë kushtetuese të kujdeset e të mbrojë monumentet e natyrës , jep leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe një lavatriçeje për materiale ndërtimi! Këto leje, sipas akademikut Alfred Frashëri, gjeofizikan, specialist i ujrave termale të Shqipërisë, botues ndër të tjera edhe i studimeve dhe librave për ujrat termale,  lë pa ujë Kanionin e Langaricës dhe nga kjo rrezikojnë zhdukjen banjat termale shekullore!
Furnizimi me energji elektrike i popullsisë është detyrë tjetër kushtetuese, por kurrësesi kjo e drejtë nuk duhet shfrytëzuar duke shkatërruar Monumentet e Natyrës, veçanërisht ata të njohur si të tillë me ligj. Dhe për më tepër kur egzistojnë mundësi të tjera. Pranë Kanionit të Langaricës janë ujrat e Vjosës, me rezerva dhe mundësi shfrytëzimi energjitik  tejet  të mëdha, janë ujrat e Drinit në Skavicë, ujrat e Devollit në Banjë e Grykë.
Deri më sot, askush nga lejedhënësit, nuk ka dalë publikisht të shpjegojë dhënien e atyre lejeve në një monument natyre të shpallur me ligj, si edhe shfrytëzimin e monumenteve të natyrës kur egzistojnë mundësi të tjera.
Askush nga të intervisturait nga ana ime nuk pranon jo shkatërrimin e dukshëm (marrjen dhe prishjen e pastërtisë së ujrave) të natyrës, por as rrezikimin e saj. Askush nuk pranon ndërtimin e hidrocentraleve me vlerë shoqërore të papërfillëshme në Kanionin e Langaricës, përkundrejt  kërcënimit të  natyrës  të kanionit për qëllime përfitimi personal.
Ndalni ndërtimet qoftë edhe me leje që rrezikojnë monumentet e natyrës të Shqipërisë!

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

16050

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.