Kanina Castle and her stories with princes and princesses

Kanina Castle and her stories with princes and princesses

Written by Ilirjan Gjika on Wednesday, 09 January 2019. Posted in Destinacione

Travelling through royal stories: from Princess Rugina to Donika Kastrioti

Kanina Castle and her stories with princes and princesses
English - Shqip
Castles are objects of cultural inheritance built during antiquity and medieval times. Our country, Albania, has numerous castles that represent a precious historical and cultural legacy. Each one of them contains stories of different events that happened once upon a time. The legendary tales of Rozafa, Argjiro, or even more recent ones like that of Vasiliqi of Ali Pasha are famous to this day. The one Albanian castle that overflows with stories akin to Shakespearean tragedies is Kanina.
One October day, we decided to get closer to this centuries-old object and we took leave from Vlora. Driving uphill took us into an impressive circuitous path that is lined by olive and fruit trees. The smooth turns are accompanied by sights of the sea, a faithful companion of the castle. When we reached the top, we were convinced that this object was inextricably intertwined with the sea since its genesis.
Once there, the fortress dominates with its grandiosity. The high walls are preserved along their entire length and the horizon is clearly visible from all sides. To the east, there is the lower valley of Shushica known by the locals as “the River of Vlora.” To the north, hill ranges of Kuzum Baba and Babica; to the south there is Shashica, Lungara, and Çika; and when you turn west there is Vlora coast overlooking Sazan and Karaburun.
To quench reader’s scientific curiosity, Kanina castle is erected uphill at 380 m height in the southeastern direction of Vlora. Archeologists have deemed it a fortress with protective character that served the Amanti principality since antiquity. The land surface takes up 3.5 

hectares and is surrounded by walls built during different periods therefore with a mix of styles and techniques. The castle could shelter a considerable number of people and objects. The castle’s function was to protect Vlora coast, the coastal plains and the lower valley of Shushica River. It played this role until the last century, when the last military division of Albanian army took leave.
The history tells about many renowned names of medieval empires that have carried on their activities in this fortress. Such were Robert Guiskardi, a famous knight from the west; Bohemond I, a leader of the First Crusade; princes of Despotate of Epirus; the Neapolitan admiral Filip Kinardi; Prince Jovan Komnen Asenin, and his predecessor Aleksandri; the first figure of Kastrioti dynasty, Prince Balsha II and his wife Komita Muzaka, who lived in Kanina; Princess Rugina or Gjegju Sinan Pasha, the first nobility line of Vloraj dynasty.
Kanina castle tells many stories of Princess Rugina Balsha. “Her Legend” has been commemorated in traditional folk songs and fine literature. After failing to protect the castle against Venetians, Rugina was exiled. It was a dark night when she abandoned the castle and took for the Shashica bank heading to Himara; she ended up in Corfu, where she died in desperation.
The most ubiquitous name of Kanina characters is undoubtedly Donika Arianiti, the daughter of Prince Gjergj Arianiti, a war hero of anti-Ottoman resistance during the 15th Century. The history alludes that her wedding day was celebrated in this castle. The folk memory tells stories that locate the nuptial ceremony between Donika and Skanderbeg in Kanina. One of them tells that: “During the wedding day Himara captains came bearing gifts for the couple. They escorted the bride until the city of Kruja. ”
To recall this historical day, in April this year, at a time that matches real events, a cultural activity was organized in the grave castle of Kanina. “Skanderbeg Wedding Day” was a simulation where the royal couple was played by two young Arbëresh, who exchanged their vows just like Donika and Skanderbeg did centuries ago.
So history repeating, the castle of Kanina is, to this day, a preferred destination for tourists seeking to learn about culture and history in Vlora. A local proverb says that Vlora cannot be understood without Kanina and vice-versa. Naturally, this article describes this trip that was a “spark” to write these lines that serve to enrich the “touristic passport” of this culture monument.

SHQIP

Kalaja e Kaninës dhe historitë e saj me princër e princesha

Një udhëtim nëpër histori, që nga princesha Rugina e deri te Donika Kastrioti
Kështjellat janë objekte të trashëgimnisë kulturore me origjinë antike dhe mesjetare. Edhe vendi ynë Shqipëria, ka trashëguar nga e kaluara një sërë kështjellash të cilat sot përfaqësojnë një pasuri të vyer kulturore dhe historike. Secila prej tyre përmban në vetvete histori nga më të ndryshmet rreth ngjarjeve që lidhen me to. Edhe sot janë të njohura dhe të fashme legjendat e vjetra mbi Rozafën, Argjironë e deri tek ato më të rejat për Vasiliqinë e Ali Pashës. Por kështjella shqiptare që bart histori të shumta, të ngjashme me ato të tragjedive shekspiriane është padyshim ajo e Kaninës.
Për ta parë nga afër këtë objekt shekullor vendosëm që në një ditë tetori të merrnin rrugën nga Vlora drejt saj. Ngjitja me makinë ishte shumë mbresëlënëse sepse rruga qarkon përreth kodrave të veshura me ullinj dhe dru frutorë. Në kthesat e buta të saj përpara syve të shfaqej deti, bashkëudhëtari i përhershëm i kësaj kështjelle. Madje kur u ngjitëm në të na u krijua përshtypja 
se ky objekt ishte i lidhur që nga gjeneza e tij në mënyrë të pazgjidhshme me detin.
Sapo ngjitesh fortesa të imponohet me madhështinë e saj. Muret ruhen në të gjithë gjatësinë dhe prej tyre shihen qartë të gjitha anët e horizontit. Në lindje Hapet lugina e poshtme e Shushicës apo siç quhet nga vendasit e ‘’Lumit të Vlorës’’. Në veri brezi i kodrave të Kuzum Babait dhe të Babicës, në jug Shashica, Lungara dhe Çika, ndërsa në perëndim Vlora, gjiri i saj me Sazanin dhe Karaburunin.
Për të shuar edhe kuriozitetin shkencor të lexuesit mund të themi se, kështjella e Kaninës ngrihet mbi një kodër prej 380 m të lartë në pjesën juglindore të qytetit të Vlorës. Arkeologët e kanë përcaktuar si një fortësë me karakter mbrojtës që i shërbente qysh në antikitet bashkësisë ilire të Amantëve. Me një sipërfaqe prej 3.5 ha dhe e rrethuar me mure që i përkasin teknikave, stileve dhe kohëve të ndryshme, kështjella, ishte e aftë të strehonte njerëz dhe mjete të konsiderushme. Qëllimi i saj ishte kontrolli mbi gjirin e Vlorës, fushat bregdetare dhe luginën e poshtëme të Lumit Shushica. Këtë rol ajo e luajti edhe gjatë shekullit të fundit, kur në vitet 90-të, prej saj u largua i fundmi repart ushtarak ai i Ushtrisë Shqiptare.
Ndërkohë që nga historia dimë se në këtë fortesë kanë ushtruar aktivitetin e tyre një sërë emrash të përballjeve të mëdha midis perandorive mesjetare. Të tillë kanë qenë Robert Guiskardi, një nga kalorësit më të shquar të perëndimit; Boemundi i Tarentit, një nga protagonistët e kryqëzatës së parë, princat e despotatit bizantin të Epirit; admirali napolitan Filip Kinardi, princi Jovan Komnen Asenin dhe pasardhësi i tij Aleksandri; i pari i dinastisë së Kastriotëve, kështjellar i Kaninës, princi Balsha II dhe e shoqja Komita Muzaka, princesha Rugina apo Gjegju Sinan Pasha, i pari i dinastisë fisnike të Vlorajve.
Po kështjella e Kaninës mbart edhe tregimet e shumta mbi princeshën Rugina Balsha. ‘’Legjendës së saj’’ i ka kënduar kënga popullore dhe letërsia e kultivuar. Pasi dështoi për t`ia dorëzuar Kaninën Venecianëve, Rugina, u largua në ekzil. Një natë të errët pasi doli nga kështjella e Kaninës dhe pasi kaloi shpateve të Shashicës mori rrugën drejt Himarës për tu vendosur përfundimisht në Korfuz, ku dhe vdiq në dëshpërim.
Por emri më i lakuar i personazheve të Kaninës është padyshim ai i Donika Arianitit, bijës së princit Gjergj Arianiti, njërit prej heronjve të qëndresës antiosmane të shekullit të XV-të. Në ditët e sotme historia aludon se dasma e saj u zhvillua këtu në këtë kështjellë. Më tepër për të flasin tregimet e kujtesës popullore, që dëshmojnë se ceremonia e martesës së Donikës me Skënderbeut u zhvillua këtu në Kaninë. Njëra prej tyre, e ruajtur në Himarë, tregon se: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe Kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë”.
Pikërisht për të përkujtuar këtë ngjarje në muajin prill të këtij viti, kohë që përkon me ngjarjen reale, në kështjellën hijerëndë të Kaninës u zhvillua edhe aktiviteti kulturor që improvizoi ‘’Dasmën e Skëndërbeut’’. Por këtë radhë ‘’çifti mbretëror’’ përbëhej nga dy të rinj arbëreshë që vunë kurorë njëlloj si Kastrioti me Donikën gjashtë shekuj më parë.
Kështu historia përsëritet duke bërë që kështjella e Kaninës të mbetet edhe sot një nga destinacionet e preferuara të turizmit historik dhe kulturor në Vlorë. Jo më kot një proverb që e dëgjuam këtu, thotë se nuk mund të kuptohet Vlora pa Kaninën dhe Kanina pa Vlorën. E natyrisht që një shkrim i tillë nuk shërben veçse si një ‘’ngacmim’’ që nëpërmjet kësaj vizite, të shkruajmë këto rreshta që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ‘’pasurojmë pasaportën’’ turistike të këtij mo monumenti kulture.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12706

About the Author

Ilirjan Gjika

Gazetar, historian, studiues. Nje nga bashkepunetoret e pare te Revistes Travel, mjaft aktiv ne shtypin e perditshem dhe botues i disa librave ne fushen e histori-arkeologjise. 

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.