ÇMIMI I TURIZMIT SHQIPTAR 2012

ÇMIMI I TURIZMIT SHQIPTAR 2012

on Wednesday, 09 January 2013. Posted in Lajme

VJEN PER TE KATERTIN VIT ME RADHE CEREMONIA E ÇMIMEVE NE TURIZEM

ÇMIMI I TURIZMIT SHQIPTAR 2012

 

Për të katërtën herë duke krijuar tashmë një traditë, MTKRS, Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, USAID dhe GIZ, prezantuan Çmimet e Turizmit Shqiptar, pikërisht në Konferencën e Pestë Të Turizmit, mbajtur në Hotel Sheraton. I ftuari i nderit i radhës, për këtë edicion të konferencës së turizmit ishte kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që në podiumin e nderit qëndronin gjithashtu përfaqësues të lartë të USAID, GIZ, Zonja Andrea Gebekken nga Tirana International Airport, ministry i MTKRS Aldo Bumçi dhe presidenti i ATA-s Enver Mehmeti

 

Turizmi i përgjegjshëm e i qëndrueshëm, si rruga e vetme drejt zhvillimit, ishte motoja e këtij viti, teksa kryeministri Berisha nuk harroi të theksonte arritjet e deritanishme të kësaj fushe të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Ministri Bumçi tha se këto çmime do të përmirësojnë ndërgjegjësimin dhe njohuritë në sektorin e turizmit, lidhur me kërkesat bazë për një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, duke prezantuar shembujt më të mirë praktikë dhe duke forcuar konkurrencën për Ofertën Shqiptare të Turizmit. Të dhënat tregojnë, shtoi Ministri Bumçi se të ardhurat nga turizmi janë në nivele të larta, rreth 14.7% të prodhimit të brendshëm bruto.

Blue Agency u nderua me Çmimin e Turizmit Shqiptar në sektorin Marketing. Ky çmim erdhi si rezultat i një pune shumëvjeçare në fushën e marketingut dhe promocionit turistik me botimet e shumta të hedhura në treg prej vitit 2005. Çmimet e tjera të turizmit vënë në dispozicion nga ky aktivitet shkuan për  Bashkinë e Pogradecit në kategorinë “Produkti më i mirë”, për Albania Rafting Group, si mik i natyrës dhe mjedisit, për Hotel Tirana International si Çmimi Special dhe për shoqatën Dajti Alpina Turistik, për kontributin e veçantë në njohjen e vlerave të Shqipërisë.

Fituesit e Çmimit të Turizmit të vitit 2012, do të jenë të gjithë të ftuar në Panairin e Turizmit të Berlinit i cili zjvillohet në mars të vitit 2013 dhe është një nga panairet më të mëdhenj të turismit në botë. Travel

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14881

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.