Shkodra - Traditë, kulturë dhe histori - Panair me vlera kulturore në qytetin verior

Shkodra - Traditë, kulturë dhe histori - Panair me vlera kulturore në qytetin verior

on Wednesday, 30 October 2013. Posted in Lajme

Romakët u frymëzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarëve

Shkodra - Traditë, kulturë dhe histori - Panair me vlera kulturore në qytetin verior

 

Alkida Hasaj
Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha në aspektin e zhvillimit të industrisë turistike. Zhvillimi i kësaj industrie dhe promovimi i saj në vendin tonë është akoma në faza fillestare dhe ajo mbështetet fort në iniciativat vetjake të individëve dhe institucioneve të ndryshme që operojnë në Shqipëri.
Vlerat e pasura kulturore të Shqipërisë janë një element me shumë vlerë që bashkë me pasurinë natyrore krijojnë një ofertë turistike shumë konkuruese.
Duke u nisur nga kjo, në kuadër të 20 vjetorit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodërs “Luigj Gurakuqi” në pedonalen përpara Bashkisë së Shkodrës, u organizua panairi i turizmit kulturor: “Shkodra - Traditë, kulturë, histori” për të paraqitur disa nga vlerat kulturore dhe traditën e Rrethit të Shkodrës. 

 

 

Ky panair në ndryshim nga shumë panaire të tjera që kanë shpeshherë edhe synime komerciale, kishte plotësisht qëllime educative, edukimin e brezit të ri dhe njohjen e turistëve me kulturën që mbart ndër vite një nga rajonet në Shqipëri dhe pikërisht ai i Shkodrës.  “Është hera e parë që organizohet në Shkodër një panair i këtij formati”, vuri në dukje dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Arjeta Troshani në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti. Më tej ajo shtoi se është zgjedhur kjo formë e organizimit të panairit, sepse Shkodra vlerësohet si një thesar i çmuar vlerash historike dhe kulturore, me të cilat ne mburremi. Si i tillë qyteti ynë përbën një destinacion turistik të rëndësishëm në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë. Prof.As.Dr. Brilanda Bushati (drejtore e departamentit të Turizmit), duke përshëndetur aktivitetin u shpreh se përmes tij ne po prezantojmë një buqetë nga ngjyrat e trashëgimisë kulturore të Shkodrës, si dhe po paraqesim disa nga subjektet më përfaqësuese të aktorëve të turizmit të rajonit tonë.
Paraqitja e vlerave kulturore dhe historike nga Rajoni i Shkodërs u realizua jo vetëm nëpërmjet paraqitjes në stenda apo çadra të ndryshme të institucioneve dhe bizneseve private të lidhura me kulturën dhe që kanë kontribuar e vazhdojnë akoma sot për të mbështetur zhvillimin kulturor të këtij rajoni por edhe nga një paradë me veshje, këngë dhe valle që nga koha e fiseve Ilire e deri në ditët tona, paradë kjo që u zhvillua nga ora 10:00 - 11:00, me veshje që evokonin vlerat historike dhe karakteristikat e zonës. Disa nga aktorët kryesorë që kishin ekspozuar produktet e tyre ishin restorante dhe hotele, si: Tradita, Grand Hotel Europa, Hotel Colosseo, Hotel Argenti, Hotel Rozafa, etj. Tërhoqën vëmendjen produktet e agrikulturës, si dhe punimet artizanale; pikturat me djegie në dru, punimet tekstile, argjendaritë, maskat, etj. Në këtë panair ishin përfaqësuar edhe institucionet kulturore, si: Teatri “Migjeni” i Shkodrës, shkolla e muzikës “Prengë Jakova”, Sport Klub “Vllaznia”, Muzeu i Shkodrës, Fototeka Marubi, Galeria e Arteve.
Parada filloj në fillim me paraqitjen e veshje Ilire, më pas të veshjeve Arbërore, me recitime mbi vlerat kulturore të qytetit të Shkodrës, valle nga Malësia e Madhe, paradë me veshje nga Malësia e Madhe, paradë me maska karnevalesh të qytetit të Shkodrës, këngë popullore Shkodrane, paradë me veshje të nuses dhe dhëndrit shkodran, këngë qytetare shkodrane dhe në fund me veshje të nuses dhe dhëndrit, shkodran sot.
Gjatë paradës me veshje, këngë dhe valle, një spikere tregonte karakteristikat e veshjeve, periudhës të cilës i përkiste dhe ndonjë tjetër kuriozitet në lidhje me to, po ashtu edhe mbi rëndësinë e këngëve dhe valleve. Një gjë interesante në lidhje me veshjet Ilire që u tha ishte se “Fiset Ilire kishin kostumet e veta tradicionale - kësula për meshkuj dhe vele të gjatë për femra, pastaj petk të mbështjellë për kraharor, mbështjellësin me një pelerinë e kështu me radhë. Duhet përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrin Dalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe i mbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik.” Apo që “Romakët u frymëzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarëve. Fustanella e famshme shqiptare ishte një veshje e zakonshme për burra në shekullin XIII. Ajo ishte veshur rregullisht nga fisi i dalmatëve, njëri prej fiseve ilire. Në atë kohë ajo quhej "dalmatika".
Në aktivitet nuk mungoi as recitimi, meqë qyteti i Shkodrës shquhet për shkrimtarë dhe vlerat e shkrimeve të tyre. Ketlin Pjalmi nxënese në gjimnazi 28 Nëntor  recitoi një poezinë e kompozuar nga ajo vete dhe me te cilën kishte  fituar çmim ndërkombëtar, “Shkodër Locja”.
Nuk munguan valle, këngë dhe veshje si nga Malësia e Madhe. “Me valle malësorët shprehin gëzimet e hidhërimet e jetës “ ndërsa për veshjet “Xhubleta e Malësise sipas studjuesve të mirëfilltë të etnologjisë, paraqet një ndër veshjet me të vjetra të Europës, si mbetje e një qytetërimi të lashtë mesdhetar e ruajtur me shekuj në mënyr besnike dhe autentike në traditen e veshjes popullore shqiptare. Supozohet së Xhubleta  është e vjetër më se 4000 vjecare.”
Pas kësaj vallet, këngët dhe veshjet dhe nga qyteti i Shkodërs krijuan një tjetër atmosferë festive. Një nga çiftet e dhëndrit dhe nuses Shkodrane i shoqëruar me pajton deri në qendër të zonës së parakalimit dhe nën këngët e vallet Shkodrane krijuan një atmosferë shumë të këndshme e të pëlqyer nga vizitorët pjesmarrës.
 “Kënga popullore qytetare shkodrane, si pjesë përbërëse e gjithë pasurisë folkloristike muzikore të rrethit të Shkodrës, përmban vlera të njohura artistike. Rrepertori i saj i pasur dhe i larmishëm, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtëri, janë skalitur me rrjedhën e kohërave, nga populli dhe një pjesë e tyre janë pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktonë.”
Nuk kishin si të mungonin dhe veshjet e karnevaleve sepse tani festa e karnavaleve ka krijuar portretin e saj shkodran.  Nuk munguan gjithashtu paradë me veshjet e nuses dhe dhëndrit Shkodranë sot që përfunduan këtë paradë me kërcimin e një valsi.
Ideator dhe organizues i këtij paniri ishte Fakultetin Ekonomik i Universitetit “Luigj Guakuqi” që krijoi bashkëpunime me disa institucione të tjera në rajonin e Shkodërs si me Bashkinë e qytetit Shkodër, Teatrin e qytetit Shkodër, apo edhe me komuna si ajo e Dajçit. Këto bashkëpunime mund të konsiderohen me shumë vlerë sepse sjellin zhvillim dhe në këtë rast ruajnë dhë përçojnë vlerat kulturore të një rajoni, si ai i Shkodërs.
Qëllimet e këtij aktiviteti të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës ishte  promovimi i vlerave kulturore të qytetit të Shkodrës,  fokusimi në paraqitjen e historisë dhe të vlerave të asaj çfarë ofronin ekspozuesit,  prezantimi dhe promovimi i Fakultetit Ekonomik dhe veçanërisht i departamentit të Turizmit si dhe promovimi i projektit CHTMBAL, kontributi i tij në zhvillimin e Fakultetit Ekonomik dhe veçanërisht për departamentin e turizmit,  transmetimi tek të rinjtë i kulturës dhe traditës së qytetit të Shkodrës ndër vite. Në përfundim mund të themi se ky aktivitet ishte më i veçanti në krahasim me të gjithë aktivitetet e këtij lloji të zhvilluara më parë.
Impakti i këtij panairi ishte deri diku i dukshëm studentë dhe fëmijë ndoqën me kujdes çdo pjesë të aktivitetit, turistë që fotografonin dhe dëgjonin kur disa pjesë gjatë paradës prezantoheshin edhe në gjuhen angleze, qytetarë që kërcenin dhe studentë që pa asnjë lloj kompleksi paraqitnin veshjet me një ecje të shkujdesur.
Shpresojmë që kjo nismë të jetë vetëm një ndër të shumtat e këtij lloji.

 

5.0/5 rating (3 votes)

Hits

18061

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.