Lugomare e Vlorës: Hotele, restorante, bare, qendra rekreative, pishina, porte dhe ndoshta një hidroplan

Lugomare e Vlorës: Hotele, restorante, bare, qendra rekreative, pishina, porte dhe ndoshta një hidroplan

on Saturday, 22 February 2014. Posted in Lajme

Studioja belge fiton ndër pesë më të mirat e përzgjedhura, konkursin për projektimin e vijës pesë-kilometrike të Vlorës së ardhshme

Lugomare e Vlorës: Hotele, restorante, bare, qendra rekreative, pishina, porte dhe ndoshta një hidroplan

Fitues për shëtitoren e vijës bregdetare në Vlorë është studio studio "XDGA" nga Belgjika. Fituesi u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare në garën mes 5 finalistëve të cilët paraqitën vizionin e tyre për qytetin. Për konkursin e vijës bregdetare në Vlorë morën pjesë 96 projekte, 66 prej tyre të huaja.

Kryeministri Edi Rama tha se “propozimi fitues i studios “XDGA” mund të titullohet fare mirë “Vlora zgjim i bukur”
“XDGA”, një studio arkitekture nga Belgjika fitoi mbrëmjen e vonë të së premtes të drejtën e detajimit të Shëtitores Përgjatë Bregut apo që ka hyrë rëndom me terminologjinë e projektit të hartuar në kohën e pushtimit të Italisë Fashiste si “Lungo Mare” në Vlorë.
Zoti Rama shkruajti në profilin e tij në rrjetin shoqëror “fejsbuk” se projekti i studios belge është “fitues fantastik, europian dhe autentik për Vlorën”.
Kryeministri që të pestë projektet konkurres i quajti “propozime të nivelit të lartë ndërkombëtar”, për t’u ndalur te fituesi belg “XDGA”:
“Një projekt sa fantastik aq edhe i thjeshtë, sa ëndërrimtar aq edhe i realizueshëm, sa europian aq edhe shumë autentik për Vlorën. Tani nis puna për detajimin e projektit dhe kthimin e tij në zgjimin e bukur të Vlorës së shekullit të ri”.
Projekti i Shëtitores Përgjatë Bregut ishte fitues me studion projektuese belge “XDGA”, që përfaqësohej nga arkitekti Ksaver de Gejte (Xaveer de Geyter).
“Juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e kësaj studioje, si vizionin më të mirë  për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut”-raportoi ATSH-ja
Pesë projektidetë më të mirë ishin zgjedhur nga juria ndërmjet 45 propozimeve.
Projekti belg përmbushte dy parime themelorë: Respektimin dhe shfrytëzimin e hapësirës prej 5 kilometrash të shëtitores së Vlorës dhe përshtatjen  e projektit me elementët specifikë të saj.
Juria zgjodhi ndërkohë studion arkitekturore vendase “Metropolis”, për të qenë partnere me belgët për zhvillimin e projektit.
“Fitues të vendit të dytë dhe të tretë u shpallën përkatësisht; studio zvicerane HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann dhe studio franceze L’AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche”-raportoi agjencia.
Kryeministri u tha pjesëmarrësve në sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë se çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor për qytetin, në projektin që hap siparin e Rilindjes për Vlorën.
Kurse, kryetari i jurisë atrik Jansen tha se mbi për të gjithë propozimet ishin të vetëdijshëm se duheshin respektuar dy objektivë, së pari që të kishim një propozim të fortë kuadër që të rekspektonte të gjithë këtë hapësirë prej 5 km të shëtitores së Vlorës dhe së dyti, donim që fituesi të kishte një kapacitet që në këtë kornizë të kishte mundësinë ta bënte të përshtatshme me variacionin me elementët e ndryshme specifike të shëtitores së Vlorës.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11052

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.