Error
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_media, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_users, 1

Articles in Category: Lajme

Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

on Thursday, 24 January 2019. Posted in Lajme

Edhe Gazeta britanike “The Sun” përmend Rivierën Shqiptare

Prestigjiozja “Le Monde”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

Nga Almarina Gegvataj 

TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.

Prestigjiozja e përditshme “Le Monde” ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama. Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.

Shqipëria turistike, pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në Madrid

on Thursday, 24 January 2019. Posted in Lajme

Panairi më i madh që zhvillohet në Gadishullin Iberik

Shqipëria turistike, pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në Madrid

Nga Adela Alla - 23/01/2019

TIRANË, 23 janar /ATSH/ – Shqipëria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, Spanjë.

Ky panair zhvillohet në datat 23-27 janar, dhe është i rëndësishëm pasi ofron mundësi të mira kontaktimi me operatorë, media dhe vizitorë potencialë nga Spanja dhe Portugalia.

Njëkohësisht është një pikë shumë e mirë kontakti edhe për tregje të largëta të Amerikës Latine, të cilat mund të rriten në të ardhmen.

Perlat e vendit që po zhduken nga ‘mallikimi’ i HEC-eve

on Wednesday, 23 January 2019. Posted in Lajme

Mund të jetë hera e fundit që i shikoni!

Perlat e vendit që po zhduken nga ‘mallikimi’ i HEC-eve

Nga G Bara - January 22, 2019

Jo më kot konsiderohen si perla të vendit tonë, por jo vetëm, pasi mbartin vlera dhe bukuri vërtet të mahnitshme. E ajo çka po rrezikon të ndodhë me to, është me të vërtetë e trishtë.

Shumë prej ‘shoqeve’ të vendeve të pasqyruara më poshtë, janë zhdukur në mënyrë mizore duke u ndërtuar në vend të tyre HEC-e.

E pikërisht edhe kanionet e Holtës në Gramsh, lumi i Vjosës apo ai i Valbonës, ku për to u zhvilluan disa protesta, duket se janë drejt të njëjtës rrugë. I njëjti problem duket se është dhe në Zagori.

Burimi: Shqipëriaime

Al Jazeera bën reportazhin e bukur në vendin tonë

on Wednesday, 23 January 2019. Posted in Lajme

“Shqipëria një perlë e fshehur”

Al Jazeera bën reportazhin e bukur në vendin tonë

Nga R Hoxha - January 22, 2019

Shqipëria është cilësuar si një nga perlat e Ballkanit nga shumë persona që e kanë vizituar. Edhe vizitorja britanike Edith Durham, kur vizitoi për herë të parë trojet shqiptare ka ngelur e mahnitur nga peizazhi, por jo vetëm.

Së fundmi, media e njohur “Al Jazeera” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë. Reportazhi është i realizuar përmes tre episodeve, të cilat nisin me veriun e Shqipërisë, një pjesë të Kosovës e vazhdojnë me Krujën.

“The Sun”: Shqipëria, një Kroaci e re

on Monday, 21 January 2019. Posted in Lajme

Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019

“The Sun”: Shqipëria, një Kroaci e re

Nga Pandi Skaka

TIRANË, 20 janar/ATSH/-Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.

“Nëse po kërkoni të filloni vitin me një aventurë të re, këtu janë disa sugjerime që do t’ju ndihmonin për udhëtimet tuaja,” shkruan gazeta.