Through the endless  savannas of Vjosa river....  Nëpër savanat e  pafundme të Vjosës…

Through the endless savannas of Vjosa river.... Nëpër savanat e pafundme të Vjosës…

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 20 January 2018. Posted in Itinerare

Albanian Great Escapes 2017 - Itineraret më të bukura Shqiptare 2017

Through the endless  savannas of Vjosa river....  Nëpër savanat e  pafundme të Vjosës…
English / Shqip 
The space in front of you seems to have no horizon. The dense pine forest makes you feel drunk of flavor. The turquoise coastlines of Vjosa river leaves you breathless. The endless “savanna”, whether you are in the middle of Africa. The blue sea and the clear sky touch your soul in the most special depth. These 15 kilometers of magic route can be traversed in many different ways, according to what do you like more. It is not more than five hours of walking, or alternately with horses for more sensation and indescribable beauty, which only the horseriding gives. But if you want more adrenaline, you can travel it with 4x4 engines, cars or even higher, which would give more colours to your trip, turning it into a real safari. No detail of nature will remain in shadow, giving the maximum of pleasure to this journey.
This route starts from the north exit of the village Dëllënjë, output that is connected directly with the endless pine forest. Along the wide path where dense move the fishermen, in a few minutes you will find yourself along Vjosa edge, which at this point gradually expands to the estuary and is a bit like the Nile river. The path along Vjosa, is filled with the characteristic flora of the wetlands, mixed with the pine forests and sometimes the high grass, making it seem like a real savannah.
This area has been not allowed for the villagers, because that was the hunting reserve where pheasants were cultivated and where Mehmet Shehu, one of the former top exponents of the communist leadership, came often to hunt. But it was also the border area where today still remain bunkers balls, as a witness of communist period.
We are almost near of the delta of Vjosa, where the place is expanded and somewhere here and there one may see pine trees, where the fishermen has built some simple shelters to spend the night. It is also the ideal place for the first break, where you can enjoy a barbecue lunch with fresh fish from the sea or the river, if you're lucky and in the right period, you can enjoy the eel.
Then suddenly appears the sea. Beautiful. Endless. Sazan island opposite, very special in this position where hardly anyone could have seen, because generally we see it the on other side of Vlora. Along the sea shore, the dunes of Pine-Poro. Ideal for the most exciting Safari than one might have experienced any time. A little further, Kallenga, the small and beautiful lagoon that is already crowded with birds of various kinds.
After we leave behind the dunes ridges and the vastness of the sea, we start the way back but not to the same paths. This time we will go round a track, which leads along the course of the Salt River. It is so called because during the ebb and flow, it receives water from the sea and obstruct water currents, and "prisoners" a large amount of fish, which besides the fishermen, become the prey of the abound birds. The river is also called the Dead River, because most of the time is waterless, because it isn`t feed from any source.
And once we`ve passed the Salt River and through it, the German`s Channel, we take the road to the village, this time entering from the south. On the right, before getting to the village, we see the Church of St. Harallamb, which residents say is a holy place.
If you want to extend this tour, the next day, you can try two other experiences just as exciting; to pass Vjosa, from the bridge of Mifol by boat, or through the memorable rafting experience. Upon arrival, you can get off on the opposite shore, that belongs to Fieri area, to start a new adventure in Seman; Wind Surf through the wonderful waves of the Adriatic. But this will be the subject of another trip and we will show it to you on the next issue.
 

Hapësirë e pamatë sa të sheh syri. Pyll i dendur me pisha që të deh me aromë. Brigje të bruzta Vjose, me të ik mendja e kresë. Savana pa fund, a thua se je në mes të Afrikës. Det i kaltër e qiell i kthjellët që të mbush shpirtin. 15 kilometra itinerar magjik, që mund ta përshkoni në mënyra nga më të ndryshmet, sipas asaj që pëlqeni më shumë. Është jo më shumë se pesë orë ecje në këmbë, ose e alternuar me kuaj, për më shumë bukuri e ndjesi të papërshkrueshme, që vetëm kalërimi ta jep. Por nëse doni më shumë adrenalinë, mund ta përshkoni me motorë 4x4, apo edhe me makina të larta, gjë që do t`i jepte ritëm e stërkala gëzimi udhëtimit tuaj, duke e kthyer atë në një safari të vërtetë. Nuk ka detaj të natyrës që nuk do të shijoni deri në maksimum në këtë udhëtim.

 

Technical data for the tour:

The most appropriate time: Spring-Autumn
Number of participants: 8-10 persons
Its description for travel: with local guide
Accommodation if tour lasts 2-3 days: hotels
or houses in the area
Tools for the development of the tour: the personal equipment, everything else is provided by the
organizers
How you want to develop this tour: Upon the participants, with walking, with horses and motorbikes 4 x 4 or higher machines
To book tour please contact:
www.blue-albania.com
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

SHQIP

Ky itinerar fillon me daljen nga ana veriore e fshatit Dëllënjë, dalje që është e lidhur drejtpërdrejt me pyllin e pafund të pishave. Përgjatë shtegut të gjerë ku dendur lëvizin peshkatarët, në pak minuta do ta gjeni veten buzë Vjosës, e cila në këtë pikë zgjerohet gradualisht deri në grykëderdhje dhe të ngjan pak me Nilin. Shtegu i ngushtë buzë Vjosës, mbushur me kallamishte e marina të lejon të shohësh herë pas here “çikëzat”. Janë rrjetat në formën e peshores ose të pëllëmbës së dorës që hedhin peshkatarët këtyre anëve. Pastaj udhëtimi vazhdon sërish, pjesërisht nëpër “savanë” e pjesërisht nëpër pyllin me pisha, pjesërisht nëpër hapësirat pa fund të zhukave, kallamishteve e bimëve të kripës e herë-herë edhe përmes staneve, ku nuk duhet të tregoheni shumë trima, sepse qentë e mëdhej të tyre, bëhen shumë agresivë, duke kujtuar se dikush ka ardhur të rrëmbejë delet.
Kjo zonë dikur ka qenë e ndaluar edhe për banorët e fshatrave, për shkak se ishte rezervat gjuetie ku kultivoheshin edhe një tufë fazanësh e ku Mehmet Shehu, një prej ish-eksponentëve të lartë të udhëheqjes komuniste, vinte shpesh për të gjuajtur. Por ishte njëkohësisht edhe zonë kufitare ku sot ende kanë mbetur bunkerët e topave
Në grykëderdhje të Vjosës, aty ku uji i ëmbël përqafon shkulmet e kripura të Adriatikut, kallamishtet sa një bojë njeriu fillojnë e rrallohen dhe fusha hapet, duke krijuar një shesh pushimi me pisha të buta aty-këtu, ku peshkatarët kanë sajuar ndonjë çadër për të kaluar natën. Ai është edhe vendi ideal për pushimin e parë, ku mund të shijohet nje drekë zgare me peshk të sapodalë nga lumi apo nga deti, nëse jeni me fat dhe në periudhën e duhur, mund të shijoni edhe ngjala.
Pastaj shfaqet deti. I bukur, i pafund, Sazani përballë, fare i veçantë në këtë pozicion ku rrallëkush mund ta ketë parë, për shkak se përgjithësisht e shohim në anën tjetër të Vlorës. Përgjatë detit, dunat e Pishë-Poros. Ideale për safarin më emocionues që mund të keni përjetuar ndonjë herë. Pak më tej, Kallënga, laguna e vogël dhe e bukur që tashmë është mbipopulluar me shpendë të llojeve të ndryshme.
Kemi lënë pas shpine kurrizet e dunave e pafundësinë e detit dhe nisemi drejt rrugës së kthimit por jo në të njëjtat shtigje. Këtë herë do të ndjekim një trajektore rrumbullake, e cila na çon përgjatë rrjedhës së Lumit të Kripur. Quhet kështu sepse gjatë baticë-zbaticave, merr ujë nga deti dhe e mbyll rrugën e ujit me anë të rrymave, duke “burgosur” një sasi të madhe peshqish, që përveç peshkatarëve, bëhen pre edhe e shpendëve të shumtë. Por quhet edhe Lumi i Vdekur, sepse në shumicën e kohës thahet, pasi nuk ushqehet nga asnjë burim.
E pasi të kemi kaluar edhe Lumin e Kripur e Kanalin e Gjermanit përmes tij, marrim rrugën për në fshat, këtë herë duke hyrë nga ana jugore. Në të djathtë, pa hyrë në fshat, ndodhet Kisha e Shën Harallambit, për të cilën banorët thonë se është një vend i shenjtë.
Nëse doni ta zgjasni këtë tur, ditën tjetër, mund të provoni dy përvoja të tjera po aq ekzaltuese; të përshkoni rrjedhën e Vjosës, nga Ura e Mifolit e deri në grykëderdhje me transport varkash ose nëpërmjet përvojës së paharrueshme të rafting. Pas mbërritjes, mund të zbrisni në bregun e kundërt, që i takon Fierit e që aty të nisni një aventurë të re nëpër Seman; Wind Surf nëpër dallgët e mrekullueshme të Adriatikut. Po për këtë përvojë të veçantë, do t`ju flasim në numrin e ardhshëm.

Të dhëna teknike për turin:

Koha më e përshtatshme: Pranverë-Vjeshtë
Numri i pjesëmarrësve: 8-10 persona
Mënyra e përshkimit të udhëtimit: me guidë vendase
Akomodimi në rast se turi zgjat 2-3 ditë:
Në hotelet ose shtëpitë e zonës
Mjetet për zhvillimin e turit: vetëm pajisjet personale, gjithçka tjetër e ofrojnë organizatorët
Mjetet me të cilat zhvillohet turi: Sipas dëshirës së pjesëmarrësve, me ecje në këmbë, me kuaj, me
motorrë 4 x 4 ose me makina të larta
Për të prenotuar turin kontaktoni:
www.blue-albania.com
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12647

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.