Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë

Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë

on Monday, 11 March 2019. Posted in Lajme

Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.

Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë

Nga Adela Alla 

TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Qyteti bregdetar i Vlorës gjatë kësaj fundjave mikpriti një grup vizitorësh nga Kosova të cilët kishin zgjedhur të shijonin destinacionet turistike të këtij qyteti dhe të shijonin diellin në bregdetin mahnitës.

Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.

Ata vizituan atraksionet si Ishullin e Sazanit, Karaburunin, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit, ku u njohën me historinë dhe bukuritë natyrore që ato ofrojnë.

Vlora së fundmi është destinacioni turistik i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj, kjo dhe për shkak të investimeve në infrastrukturë dhe në pikat kryesore turistike të cilat i ofrojnë vizitorëve kushte të denja dhe një mikpritje të ngrohtë.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogaranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit mbetet destinacioni më i frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. /a.a/ /a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11938

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.