Të prenotosh pushimet perfekte….. në Instagram!!!

Të prenotosh pushimet perfekte….. në Instagram!!!

Written by Flora Xhemani Baba on Friday, 19 April 2019. Posted in Blog

Kjo dukuri tashmë virale, që ushqehet vazhdimisht me reklamë të paguar, duke dubluar pa fund faqe të ngjashme me qindra mijëra e shpesh edhe miliona ndjekës

Të prenotosh pushimet perfekte….. në Instagram!!!

Tashmë është e ditur botërisht se 70 % e përmbajtjes së Instagramit është e pavërtetë ose siç quhet në gjuhën e internetit; FAKE. Të gjitha fotot perfekte, me vajza me trupa të bukur në bikini ose fustane që ua valëvit era në pozicione romantike-sensuale, çifte të bukura përqafuar mes pëllumbash apo dallgësh, me sfond panoramat më ikonike të turizmit botëror, nuk janë gjë tjetër veçse iluzione që krijohen përmes aplikacioneve ose programeve të tjera të montazhit të fotove/videove, me imazhe të cilat realizohen në oborrin e shtëpisë, në dhomë, në studion e ndonjë fotografi ose në rastin më të mirë, në destinacione të zakonshme e të arritshme në përditshmëri.

Në fillim influencer të fuqishëm të rrjetit e pranuan se e kanë filluar këtë lojë si një synim për të nxitur njerëzit të udhëtojnë, për të kaluar pastaj në udhëtimet e vërteta, të cilat pastaj janë shndërruar në misione ku qëllimi kryesor nuk është më udhëtimi në vetvete por marrja e sa më shumë veshjeve dhe fotografimi në sa më shumë pika strategjike, duke dalë krejtësisht jashtë thelbit kryesor të udhëtimit , që është përvoja dhe emocioni.
Kjo dukuri tashmë virale, që ushqehet vazhdimisht me reklamë të paguar, duke dubluar pa fund faqe të ngjashme me qindra mijëra e shpesh edhe miliona ndjekës, i ka kthyer këto faqe në platforma fitimprurëse që shesin iluzione me para dhe nxisin gjithmonë e më shumë njerëz që shkojnë drejt kësaj rrjedhe të gënjeshtërt, duke i shtyrë deri në atë pikë sa të blejnë pushime virtuale, vetëm për t'u shitur mend miqve, për pushime të kaluara nëpër vendet ikonike të botës. Specialistë të shumtë të teknologjisë komjuterike dhe internetiane, kanë krijuar një front të vërtetë pune, duke montuar për “klientët” nga mëngjesi deri në mbrëmje fotot perfekte me pushimet në Maldive, Singapor, Paris, Kanada, Japoni e kudo ku ndodhen mrekullitë e botës.
Nga ana tjetër, një grup i ri “po lufton” me turistët virtualë, përmes dy “armëve” kryesore: përvojës dhe emocioneve, që t'i japin vetëm udhëtimet e vërteta. Me imazhe larg perfektes por të pangatërrueshme e sidomos të pangjashme me fotot klishe që gjenden në çdo faqe tjetër “the real travelers” po përpiqen të rregullojnë ekuilibrat e prishur të virtualitetit masiv ku është zhytur rrjeti i Instagramit, duke sjellë sa më shumë përvoja personale dhe emocione të drejtpërdrejta përmes videove e fotove me përjetimet e momentit.
Do të jetë një luftë e gjatë mes reales dhe virtuales. Por shpresojmë se do ta fitojmë.
Baba Bloggers, “real travelers”, para se të lindte Instagrami.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14110

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.