Numri i i ri i Travel Magazine: Vlora top destinacioni i Verës 2019
Shijoni pushime shqiptare, nga Veriu në Jug të Atdheut!
Vera e vitit 2019 ka ardhur e nxehtë! Por revista Travel jo! Ajo është një buqetë destinacionesh, që prej Veriut e deri në Jug, do t`ju freskojnë ndjeshëm e do t`ju bëjnë të shijoni një verë të paharrueshme!
Ndonëse kemi ofruar një listë të gjatë e plot shije, e themi pa ngurrim se zgjedhja jonë dhe mbretëresha e kësaj vere, është Vlora! Dhe ka plot arsye të jetë, arsye të cilat jua kemi listuar në brendësi të këtij numri, me një guidë të gjatë e të detajuar, ofruar në formën e një turi shtatëditor ku do t`i shijoni të gjitha.
Por jo më pak tërheqëse është edhe pjesa tjetër e listës tonë të sugjerimeve të kësaj vere, që fillon lart në Veriun e bukur në qoshet e fshehura të Malësisë së madhe, Liqenit të Shkodrës, Reçit, Pukës, në misteret e magjishme të ishullit të Sardës, në vlerat e harruara që thërrasin që tej nga kohët e lavdishme të Macukullit...
Por nuk mund të ketë verë pa Sarandë e pa Ksamil, ndaj dhe ju kemi ofruar pak nga të dyja por edhe pak nga gjithçka ndodhet rreth e qark Sarandës, për t`jua bërë pushimet më interesante.
Mos harroni edhe produktet dhe sipërmarrjet Made in Albania. Ato janë thelbi i ofertës së turizmit shqiptar, që aq shumë na i vlerësojnë miqtë e huaj. Vlerësojini edhe ju! Shkoni një natë në një bujtinë, përjetoni aty traditën dhe shijen e vërtetë të Shqipërisë, bëni një shëtitje në mal se vera nuk është vetëm det!
E nëse do merrni në duar numrin e ri të Revistës Travel, do shijoni një verë vërtet spektakolare!
Ja se ç`do të gjeni në këtë numër:
the unique luxury temple of wellness in Durres inside a luxury beachfront resort
Shurdhahu, Kur thërret natyra dhe historia
Guri i ZI celebrates - reinvention of tourism
Agro-Tourism "Devin"
Agro-Tourism "Lajthiza e Vogël"
VIS Albania activities
Dita e Turizmit malor - The Mountain Tourism Day
Konferenca e IV e turizmit - IVth Tourism Conference
TURIZMI DHE BIODIVERSITETI: Tourism & Biodiversity
Festa e Peshkut - Fish Day
Artistike Zadrima - Udhëtimi i Terezë Gegës përmes tezgjahut
Shkodra Toursit Brand, suveniret autentike që më në fund Shkodra i ka!