Tani mund t`i vizitoni thesaret e shumta të Mirditës e Rubikut përmes shtigjeve të hapura

Tani mund t`i vizitoni thesaret e shumta të Mirditës e Rubikut përmes shtigjeve të hapura

on Tuesday, 09 October 2018. Posted in Info

Përurohet shtegu i parë, 7 km hiking në zonën turistike të Rubikut

Tani mund t`i vizitoni thesaret e shumta të Mirditës e Rubikut përmes shtigjeve të hapura
Në Mirditë turistët tashmë do të mund të bëjnë edhe hiking (ngjitje) nëpër arealin turistik dhe trashëgimor të zonës së Rubikut.
Kryetari i bashkisë, Ndrec Dedaj përshëndeti këtë nismë të parë të këtij lloji, që vjen në përputhje të plotë me strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të bashkisë Mirditë. Ai tha se “tashmë, nëse e kemi të pamundur të kthejmë krenarinë e industrisë së bakrit, kemi mundësinë tjetër, të shfrytëzojmë potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kemi”.
Bashkia Mirditë në bashkëpunim me Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf përuruan sot shtegun e parë turistik, i markuar me sinjalistikën më të avancuar dhe me standarde të larta europiane, shtegun e parë (destinacion) në zonën e Rubikut.

Së pari, në mjediset e InfoKulla Mirdita, është organizuar një takim informues me agjenci turistike dhe sipërmarrje të ndryshme të fushës së turizmit, skuadrën e hiking Mirdita etj., ku përgjegjësi i këtij institucioni të turizmit në bashkinë Mirditë, Nik Nikolli, ka bërë një përshkrim në detaje të këtij shtegu. Shtegu fillon me Info Kullën, Marub, Piktogramet, kalanë antike, Marianne Graf Point, Bulshizë, Bujtina Biba, Kisha e të Shëlbuemit, për të përmbyllur rreth 7 km shtegtim në një terren të moderuar, por tejet të pasur në anën panoramike dhe atë trashëgimore në histori dhe kulturë.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

8396

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.