Panairi i Turizmit Dimëror - Dallëndyshja e parë në këtë stinë

Panairi i Turizmit Dimëror - Dallëndyshja e parë në këtë stinë

on Saturday, 07 December 2013. Posted in Fokus

Për herë të parë një panair dimëror në Shqipëri

Panairi i Turizmit Dimëror - Dallëndyshja e parë në këtë stinë

Julinda Dhame
Sezoni dimëror tashmë është në fillimin e tij. Shqipëria është një destinacion me potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit malor. Nga sipërfaqja totale e vendit tonë 2/3 zihen nga male dhe kodra të cilat nga pikëpamja natyrore ofrojnë një mundësi të konisderueshme në këtë drejtim. Panairi i turizmit dimëror është hapi i parë i ndërmarrë nga AKT në bashkëpunim me MZHUT, në kuadër të veprimtarive të saj të promovimit të vlerave turistike të Shqipërisë.  Turizmi dimëror në vendin tonë ofron kontrastet e relievit alpin, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave, për të vazhduar më tej me shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese të cilat i bëjnë pushimet e gjithsecilit prej nesh të paharrueshme dhe mbresëlënëse.

Panairi i datës 8 dhjetor i pari në llojin e tij ndër të tjera është menduar si një vend takimi ndërmjet operatorëve turistikë, njësive akomoduese dhe restoranteve të ngritura në zonat turistike malore, projekte të ndryshme që operojnë në këto zona si dhe federatave të sporteve dimërore dhe atyre malore.
Një hapësirë e veçantë në Panair do ti kushtohet një forumi të tipit “B2B”  ku faktorët e sipërpërmendur do të diskutojnë lidhur me eksperiencat e tyre të deritanishme si dhe do të nxisin ide dhe mendime novatore në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dimëror.
Për më tepër do të mund të përjetoni eksperiencën reale të destinacioneve tursitike dimërore të vendit tonë nëpërmjet një ekrani LED si dhe të bëni foto në peisazhe të ndryshme të cilat mund ti ndani me miqtë tuaj në Facebook.

Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit 
 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

14340

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.