Bashkia Përmet dhe komuna Çarshovë duan një Park Kombëtar në vend të digave në Lumin Vjosa

Bashkia Përmet dhe komuna Çarshovë duan një Park Kombëtar në vend të digave në Lumin Vjosa

on Sunday, 28 December 2014. Posted in Lajme

Njoftim i përbashkët për shtyp i Riverwatch, EURONATUR dhe PPNEA

Bashkia Përmet dhe komuna Çarshovë duan një Park Kombëtar në vend të digave në Lumin Vjosa

Përmet, Vinë, Radolfzell, 19 dhjetor 2014. Të mërkurën dhe të enjten (dt. 17-18.12.2014) u zhvilluan diskutimet e para publike për të ardhmen e Luginës së Vjosës, në Çarshovë dhe Përmet në jug të Shqipërisë. Ndërsa planet zyrtare të qeverisë parashikojnë ndërtimin e tetë digave përgjatë gjithë lumit, kryetarët dhe populli i komuniteteve të prekura mbështesin idenë alternative të krijimit të një Parku Kombetar. Në këto takime u nënshkrua një deklaratë për të ndaluar projektet e digave dhe për të mbrojtur lumin si Park Kombëtar. "Takimet e Vjoses" do të vazhdojnë vitin e ardhshem me diskutime të ngjashme më komunitetet përgjatë lumit. 

150 persona kanë ndjekur ftesën e PPNEA-s (Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri), gjithashtu dhe kryetaret e qyteteve kanë marrë pjesë në diskutimet për të ardhmen e lugines së tyre. Përfaqësuesit e PPNEA-s dhe Riverwatch - shoqatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve - shpjeguan efektet që do të ketë ndërtimi i digave dhe idene për të mbrojtur të gjithë gjatësinë e lumit, nga malet në det, si një Park Kombëtar.
"Ne jemi mirënjohes për një informacion të tillë dhe mundesinë që na u dha për të diskutuar në lidhje më këtë ceshtje. Ne nuk duam ndërtimin e digave, por në vend te tyre duam Vjosën Park Kombëtar. Në këtë mënyrë, ne mund ta mbrojme lumin tonë dhe ta mirëmbajmë atë për të ardhmen tonë ekonomike", thotë Veli Mehmeti, kryetari i komunës Çarshovë. Kolegu i tij Gilberto Jace, kryetari i bashkise Përmet, shprehet: "Ne jemi në favor të një parku kombëtar, pasi ai mund të promovojë zhvillimin e ekoturizmit të qëndrueshëm dhe si rezultat, të përmirësojë gjendjen ekonomike të rajonit. Megjithatë, ai duhet të jetë një park kombëtar sipas standarteve ndërkombëtare të menaxhimit dhe jo një i tillë që ekziston vetëm në letër, si disa të tjerë në Shqipëri."
Arta Dade, deputete, e cila mori pjesë në takimin në Çarshovë thotë: "Unë gjithashtu e mbështes idenë e një parku kombëtar dhe do të informoj parlamentarët në lidhje me këtë. Unë shpresoj fuqimisht, se ne mund ta shpetojmë këtë lumë të bukur."
Vjosa në jug të Shqipërise është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropes. Përgjate rrugës së saj prej 270 kilometrash ajo rrjedh lirshëm dhe e paprekur. Në disa zona shtrati i lumit zgjerohet mbi më shumë se 2 km. "Vjosa është si një gur i cmuar në kurorën e lumenjve të egër të Evropës. Ndërtimi i digave të planifikuara do ta shkatërronte këtë peisazh mbresëlënës, duke përfshirë edhe habitatin e shumë gjallesave të rrezikuara," paralajmëron Ulrich Eichelmann nga Riverwatch, koordinator i fushates ndërkombëtare "Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës", fushatë e cila është ndërmarrë nga Riverwatch dhe EURONATUR në bashkepunim OJF-të partnere lokale.
"Ne do të kundërshtojmë projektet e digave në rajon dhe do të luftojmë për idenë e një parku kombëtar," perfundon Olsi Nika, koordinatori i projektit në PPNEA.
Takimet u organizuan në kuader të fushatës ndërkombëtare " Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës " dhe janë pjesë e një serie aktivitetesh të ngjashme përgjatë lumit. "Takimet e Vjosës" do të vazhdojnë vitin e ardhshëm me konferenca në Tepelenë, Memaliaj, Selenicë dhe Novoselë, nga janari në prill dhe do të perfundojnë me "Ditën e Vjoses" në Tiranë në maj 2015.
Për më tepër informacion:
http://balkanrivers.net/en/key-areas/vjosa-river
Olsi Nika, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it." target="_blank">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., 00355 2944757
Ulrich Eichelmann, Riverwatch, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it." target="_blank">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., 0043 676 6621512
Romy Durst, EuroNatur, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it." target="_blank">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., 0049 7732 927212



0.0/5 rating (0 votes)

Hits

15702

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.