Programi i Qeverisë Rama për turizmin

Programi i Qeverisë Rama për turizmin

on Wednesday, 11 September 2013. Posted in Fokus

Kjo është në vija të përgjithshme pasqyra e të ardhmes së turizmit në Shqipëri

Programi i Qeverisë Rama për turizmin
Turizimi është një sektor prioritar i zhvillimit të ekonomisë së vendit, i rritjes së prodhimit dhe zbutjes së varfërisë. Zhvillimi i turizimit do të jetë pjesë e zhvillimittë qëndrueshëm, me potencial të madh rritjeje, por me një avitje të integruar dhe plotësuese ndërsektoriale, që menaxhon burimet në mënyrë të balancuar, gjeneron zhvillim ekonomik dhe garanton punësim. Ne synojmë të vendosim Shqipërinë si një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazhi të ri për Shqipërinë turistike, duke shfrytëzuar potenciale dhe burime vendore, duke u fokusuar në atë çka është unike në Shqipëri dhe duke ofruar shërbim në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturoro-natyroro-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar.
Hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Turizmit, në përputhje me strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe me Planin Kombëtar të Territorit. Realizimin në mënyrë të pandërprerë  të një fushate informuese dhe promovuese për imazhin e Shqipërisë  turistike. Rol të rëndësishëm do të kenë jo vetëm institucionet publike, por edhe operatorët e industrisë dhe të gjithë agjentët e zhvillimit në vend, përfshirë median, shoqërinë civile, por edhe sistemin e shërbimit diplomatik.
Do të formalizojmë dhe standardizojmë tregun e hotelerisë.
Do të krijojmë bazën e integruar të informacionit për turizmin, përfshirë operatorët, strukturat dhe sitet turistike dhe do të ndërmarrim një reformë fiskale që synon reduktimin e TVSH-së për operatorët turisitikë.
Do të krijojmë një paketë të veçantë turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon, si bashkëpunim mes vendeve me popullsi shqiptare dhe fqinjëve në rajon, me qëllim kontributin në zhvillimin ekonomik të integruar. Në përputhje me modelin e Turizmit, do të krijojmë tre programe kyç:
Programi për Turizmin Kulturoro-Historik, që fokusohet në zonat e mbrojtura dhe monumentet e kulturës; promovon traditat shqiptare;  adreson veçanërisht  turizmin e bazuar në ekonomitë  familjare dhe biznesin e vogël, në bashkëpunim me operatorët e turizmit elitar.
Programi për Eko-Turizëm që ndërton mbi burimet natyrore, përdorimin ekologjik të tyre dhe pajisjen me infrastruktura dhe shërbime  bazike, sigurinë e lartë dhe guida të përsosura profesionalisht.
Programi për Turizmin Malor dhe Bregdetar, i cili shoqërohet me projekte madhore të investimeve kapitale për infrastrutkura dhe shërbime,  veçanërisht afër qendrave të banuara dhe përmes praktikave të partneritetit-publik-privat.
Përmes planifikimit rajonal, do të realizojmë dy programe të rëndësishme:
Programin e 10 Poleve Turistike të Shqipërisë dhe Programin e fashës rajonale “Korridori i Kaltër”, nga veriu në jug. Për këto programe, në përputhje me Planin Kombëtar, do të hartohen vizione zhvillimi dhe
plane të investimeve kapitale; do të krijohen dhe rigjenerohen nyje atraktive, gjeneruese të punësimit, të clusterave të turizmit dhe të aktiviteteve të specializuara. Do të konsolidohen qendrat urbane të fashës dhe të poleve.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

15482

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.