Çairi - një kopsht i bukur në prehër të Shkupit

Çairi - një kopsht i bukur në prehër të Shkupit

on Saturday, 07 March 2015. Posted in City Guide

Një vështrim mbi veriperëndimin shqiptar, të kryeqytetit maqedonas

Çairi - një kopsht i bukur në prehër të Shkupit
Çairi që mbulon një sipërfaqe prej 3.52 km², shtrihet në Maqedoninë veri-perëndimore, apo në pjesën veri-lindore të qytetit të Shkupit.
Me ndarjen e re territoriale qytetin e Shkupit e përbëjnë 10 komuna, në mesin e të cilave është edhe komuna e Çairit. Komuna e Çairit shtrihet në fushën e Shkupit. Lartësia mbidetare e fushës së Shkupit është 245 m. dhe është e rrethuar me male të larta. Nga ana jugore gjendet mali Vodno, e më tej ndërlidhen malet Karaxhica dhe Jakupica. Nga ana jug-perëndimore gjendet Mali i Thatë (Suvagora). Nga ana veriore gjendet Mali i Zi i Shkupit (Crna Gora). Në aspektin gjeografik komuna e Çairit është e vendosur në pjesën qendrore , urbane të qytetit të Shkupit. Duke u orientuar me rrjedhën e lumit Vardar komuna e Çairit shtrihet në pjesën e majtë të lumit, e vendosur në zemrën, qendrën e fushës së Shkupit. Pozita e përshtatshme gjeografike e vendbanimeve i mundëson komunës që të kryejë funksionet e saja kryesore në lëmenjtë si vijon:
· Administrative dhe qeveritare
· Politike dhe ekonomike
· Kulturore dhe edukative
Çairi, me pozitën e tij të përshtatshme në fushën e Shkupit, nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për zgjerim territorial. Si qendër kryesore dhe e vetme, në aspektin e administrimit dhe menaxhimit, si qendër politike, ekonomike dhe kulturore në Shkup, është në një zhvillim dinamik dhe të vazhdueshëm, si në aspektin ekonomik ashtu edhe demografik.
Klima
Fusha e Shkupit, ku edhe shtrihet komuna e Çairit, në të katër anët është e rrethuar me male të larta, ka klimë mesdhetare-kontinentale për shkak të ndikimit të detit Egje nëpërmjet grykës së Vardarit, nga njëra anë, dhe depërtimit të klimës kontinentale, nëpërmjet fushës së Moravës nga Veriu, nga ana tjetër. Kjo do të thotë se mbizotëron mot me verë të gjatë dhe të nxehtë me sasi të vogla të reshjeve të shiut ndërsa dimrat janë të ftohtë dhe të gjatë me reshje të bollshme të borës. Megjithatë, temperatura mesatare vjetore është 14.5 ¢ªC. Lëvizja ekstreme e temperaturës është 68 ¢ªC ndërsa lëvizja mesatare është 23 ¢ªC. Gjatë vitit ka shumë ditë me diell që e bëjnë vendin të përshtatshëm për jetesë.
Klima në komunën e Çairit dhe në fushën e Shkupit, ku edhe shtrihet Komuna, është e kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm : gjeografik, solar, qarkullues dhe antropogjenë. Nga njëra anë kemi klimën, që formohet në vendet fushore, e nga ana tjetër, kemi ndikimin e mjedisit urban (ndërtesat, asfalti , emisioni i materieve ndotëse etj) . E gjithë kjo ka ndikim në mikroklimën e cila manifestohet me :
paraqitjen e ishujve termikë (të reve) mbi qytetin të cilat ndikojnë që qyteti të jetë më i ngrohtë dhe më i thatë, në krahasim me rrethinën
regjim të posaçëm në qarkullimin dhe rrymimin e ajrit
Shpeshherë në pjesën lindore dhe në pjesët më të ulëta të qytetit paraqiten mjegulla, intensiteti i të cilave është më i lartë në orët e mëngjesit.
Komuna e Çairit është formuar në vitin 1976, me Ligjin për formimin e komunave në kuadër të qytetit të Shkupit. Me Ligjin e ri për ndarje të re territoriale kufijtë e komunës së Çairit u zvogëluan në masë të madhe gjë që paraqet handikap të madh në zhvillimin e mëtejshëm të Komunës.
Territori i komunës së Çairit ka qenë e banuar që nga koha e Neolitit, këtë e dëshmojnë burimet arkeologjike të gjetura në lagjen e Dizhonit (1999).
Sipas shumë burimeve të kohës, Skupi është formuar në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.r në anën e majtë të lumit Vardar ( lumi i bardhë S.A ) nga fisi ilir Dardanët. Qyteti antik Skupi kishte një shtrirje të gjerë duke filluar nga Bardovca, Zllokuqani deri tek Kalaja dhe një pjesë e Çarshisë së Vjetër. Në periudhën mesjetare burimet e proveniencave të ndryshme, provojnë në vijimësi prezencën të Arbërve, pasardhës të Dardanëve. Prania e tyre ishte e ndjeshme edhe pas pushtimit bullgar dhe serb të këtyre trojeve. Pas përçarjes dhe ndarjes së kishës krishtere në dy pjesë- atë perëndimore ( katolike ) dhe lindore (ortodokse ) në vitin 1054, shqiptarët dhe banorë tjerë shumicë të Shkupit mbetën në kuadër të kishës perëndimore. Shumica e banorëve të këtij qyteti, duke i takuar fesë katolike, ishin kundërshtarë të ritualit ortodoks sllav. Kjo ishte arsyeja kryesore që Perandori Dushan të fillojë ndjekjen, persekutimin dhe konvertimin e tyre në ortodoksë, e kjo zbatohej përmes ligjit të veçantë të quajtur "Kodi i Perandorit Dushan".
Sipas kronistëve osmanë, Sulltan Murati II shumicën e kohës së dimrit e kalonte në Shkup, në rajonin e sotëm të komunës së Çairit për shkak të klimës së përshtatshme që e kishte Shkupi në krahasim me Edrenen Ndërsa, për vendndodhjen në Shkup të garnizonit qendror në Ballkan të ushtrisë osmane, ishte caktuar që ajo të vendoset në fushën e sotme te Tophanes, në të cilën njëkohësisht u vendos edhe artileria e rëndë ku edhe riparoheshin topat, të cilat shfrytëzoheshin për ekspedita kundër Shqipërisë. Prej asaj kohe ky vendbanim u quajt Fusha e Topave ( Tophane ). Pikërisht në këtë vendbanim kronistët osmanë pohojnë se u nënshkrua marrëveshja e njohur ndërmjet Sulltan Mehmetit të II dhe Skënderbeut,më 27 prill 1463.
Në territorin e sotëm të Çairit, me vendosjen e pushtetit osman u ndërtuan edhe xhamitë e para siç janë ajo e sulltan Muratit; Mustafë Pashës; Allaxhës etj, por edhe objekte tjera të tipit oriental.
Sipas të dhënave që na jep udhëpërshkruesi Evlia Çelebia, me rastin e vizitës së tij Shkupit, në vitin 1637, ai do të pohojë se në Shkup në atë kohë kishte 70 lagje dhe se këtu fliteshin dy gjuhë: gjuha shqipe dhe ajo rumune (greke). Ndërsa qyteti ishte i ndarë në dy pjesë dhe atë, pjesa e majtë ishte e ndërtuar dhe funksionale, kurse pjesa e djathtë ishte e pa urbanizuar dhe jo funksionale.
Në pjesën e parë të shekullit XIX, Hevzi Pasha në lagjen e Çairit do të ndërtojë edhe saraje të bukura. Këta saraje shërbyen edhe për punët administrative për tërë sanxhakun e Shkupit, në kuadër të të cilit në atë kohë kishte 14 kaza ( Shkupi, Kaçaniku, Tetova , Kërçova, Dibra, Qustendilli, Ellniku, Strumica, Radovishi, Shtipi, Kratova, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Koçani) .
Shkupi pas ardhjes së osmanlinjve u kthye në një qendër zejtare dhe tregtare në Ballkan. Territori i Çairit luante rolin kyç në zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti në të gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore , sepse ky territor përfshinte bezistenin, disa hane dhe ndërtesa të tjera për zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë.

1.1 Emri i Komunës
Lidhur me etimologjinë e emrit Çair ekzistojnë pohime të ndryshme. Prej tyre duhet veçuar dy :
Sipas njërit, emri Çair rrjedh prej fjalës turke që do të thotë livadh i rrethuar me dru kurse sipas tjetrit, emri Çair rrjedh nga emri i një banori të këtij lokaliteti, të quajtur Kadin Çair, i cili përmendet në një dokument të viteve 1549/50, si trashëgimtar i vakëfnamesë së imamit Musllihudin all-Madin.
Objektet fetare dhe kulturore
Komuna e Çairit, si pjesë më e vjetër e qytetit në Shkupit, disponon një numër të madh të objekteve dhe monumenteve fetare që dëshmojnë për lashtësinë dhe historinë e Komunës.

Xhamitë:
Sulltan Murat – 1436,Allaxha, Haxhi Ballaban Murat Pasha Isa BegKebir Mehmed ÇelebiGazi Isa BegMustaf Pasha Haxhi Jonuz, Jahja Pasha  etj
 Teqetë dhe Tyrbet
Bejhan Sultan, Allaxha Mustaf Pasha Jahja Pasha Hatunxhikllar  Kullat Saat Kulla – 1566. Kishat Sveti Gjogji
umri i përgjithshëm i popullsisë në kuadër të komunës së Çairit, sipas regjistrimit të vitit 2002, është 64.773 banorë apo 3.2 % të popullatës së përgjithshme në RM. Duke marrë parasysh se territori i Komunës është 3.52 km² del se Komuna ka një dendësi shumë të madhe të popullatës (ndoshta më të madhe në Evropë) gjegjësisht 18.400 banorë në një kilometër katrorë.
Struktura e popullsisë sipas përkatësisë nacionale 
Nacionaliteti Numri Përqindja
Shqiptarë 36 921 57       %
Maqedonas 15 628 24,13  %
Turq 4 500 6,95    %
Romë 3 083 4,76    %
Boshnjakë 2 950 4,55    %
Serbë 621 0,96    %
Vllehë 78 0,12    %
Të  Tjerë 992 1,53    %
Gjithsej 64 773 100     %
Kjo është pasqyra më e mirë e Çairit tonë  nën harmoninë e studentëve nga katër  universitete , prej të cilave dy  në kufij të saj ai  “Kiril dhe Metodij”  dhe  UEJL-se e nga ana tjetër Brenda teritorit të sajë USHT  dhe Universiteti Ballkanik . Studentët e këtyre universiteteve  shënojnë pasurinë dhe gjallërinë e Shkupit në përgjithësi e të Çairit në veçanti.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

15602

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.