Kosova dhe Shqipëria e Madhe

Kosova dhe Shqipëria e Madhe

Written by John Cowan on Friday, 16 March 2012. Posted in Traveller

Kosova dhe Shqipëria e Madhe

Një nga periudhat më interesantedhe të rëndësishme në historinë e Ballkanit ka ndodhur në vitet 50 apo më herët që përfundoime në shkrimin e Traktatit të Lozanës midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923. Gjatë kësaj kohe, vendet e Ballkanit ishin në zhvillim dhe duke filluar të vijnë në vete.  Kufijtë kishin fluks pothuajse konstant, me luftëra të panumërta të vogla dhe të  mëdha në shkallë. Shumica e këtyre konflikteve mbetën të panjohurn Perëndim, edhe  pse pasojat e tyre ndjehen ende në vende të përfshira. Këto luftëra në Ballkan u rritën nga vizione konkurruese atë të një Greqie të Madhe, Bullgarie të Madhe dhe të  një Serbie të Madhe dhe zakonishtnë kurriz të një Maqedonie më të vogël. Që nga
viti 1923, megjithatë, kufijtë pak a shumë kanë qenë në vend, dhe ndërsa mund të ketë ankime të rastit, nuk ka asnjë problem serioz të status quo-së, asnjë  revansh në marrje. Një i ardhur i mëvonshëm në garë është djali për kurban i  Ballkanit - Shqipëra. 

Dhe kjo mund të jetë se shqiptarët, ndikuar dukshëm nga  demografia, ia kanë dalë aty ku fqinjët e tyre dështuan. Koha ime në mesin e shqiptarëve ishte e kufizuar  disa orë në Shqipëri, dhe më  vonë për të njëjtën sasi kohe në Kosovë. Unë kam udhëtuar në atë që mund të jetë  rajoni më i begatë i Shqipërisë  sektori juglindor i shtrirë midis Greqisë dhe
zonës së Ohrit të Maqedonisë. Ekspozimi im në Kosovë ishte i kufizuar në  korridorin e autostradës që kalon nga Shkupi, Maqedonia në Prishtinë,  kryeqytetin e Kosovës. Pra, merrini vërejtjet e mia për atë që janë  dhe  kuptoni se ato mund të mos jenë të zbatueshme në rajon më të gjerë. Në kufirin e largët midis Greqisë dhe Shqipërisë, roja greke më pyeti se pse kam  kërkuar të shkoj në Shqipëri - jo pyetje të llojit “me cfarë kontrabande jeni të përfshirë”, por me një pyetje të llojit "për çfarë arsye në botë ju doni të
shkoni atje". Unë i thashë atij se isha duke punuar gjatë rrugës time drejt  Ohrit dhe kjo gjë dukej se e kënaqi atë. Ai ngriti supet dhe bëri shenjë të  kaloja. Zona e parë që ju shihni në anën shqiptare është një nga bunkerët e  vjetër të Enver Hoxhës i braktisur nga ditët e këqija të hershme. Ato aktualisht  janë kudo, një testament i përjetshëm i ksenofobisë të një njeriu të vetëm. Zbulova se peisazhi në këtë rajon të Shqipërisë ishte i këndshëm në mënyrë të  habitshme. Malet e largët ngriheshin në sfond duke dhënë një panoramë të gjerë,  të shoqëruar edhe nga luginat pjellore. Disi e habitshme, fjala e vetme që unë
do të përdorja për të përshkruar vendin është "aktiv". Zona që vura re dhe kjo  kryesisht në rrugën nga Korça për në Pogradec  duket të jetë një “zgjua” i aktivitetit. Ndoshta kjo është për shkak të faktit se puna e bujqësisë këtu është shumë  intensive. Fushat ishin në kultivim kudo, me burra, gra dhe fëmijë në fuqi, duke  punuar prodhimet e tyre. Parakalova disa makina në autostradë, pasi shumica e  njerëzve ishin të hipur në karroca me kuaj të vegjël, ose në biçikleta, ose në  këmbë. Interesant, makinat që kam parë ishin përgjithësisht Benza Mercedes.  Ndërtimet e reja ishin dukshëm kudo, si ato tregtare dhe rezidenciale. Në persekutimin e të krishterëve, asgjë nuk krahasohet me qëllimin absolut të brutalitetit Sovjetik gjatë shekullit të 20. Jo regjim komunist, sidoqoftë, ai ndoqi heqjen e të gjitha feve të krishterë dhe mysliman në mënyrë shumë metodike,  më sistematikisht se sa regjimi shqiptar.Të paktën 355 priftërinj shqiptarë vdiqën në  duart e komunistëve. Në fund të regjimit, 22 priftërinj ortodoksë  kishin mbetur gjallë. Sot, kisha është duke shijuar diçka si një rigjallërim  mbi  150 kisha të reja janë ndërtuar, 60 manastire dhe mbi 160 kisha ekzistuese janë  riparuar, dhe me klerikët dhe tani numërohen rreth 150. Zyrtarisht, Shqipëria  është e thënë se është 70% muslimane, por në një shikim të parë nuk ka kuptim e gjitha kjo. Mënyra se si janë të veshura gratë është treguesi më i qartë për vëzhguesit e  rastësishëm.Gjithkush që pashë dukej veshur për të punuar në fusha, shumë gra që  mbanin kapele të gjera kashte. Unë nuk shohnjë shembull të vetëm të një gruaje në veshje haptazi muslimane. Fotoja më poshtë përshkruan një kishë ortodokse edhe një xhaminë fshatin e vogël të Vashtemit. Mund të shohim kisha të rastit, por në fakt pashë pak dëshmi as kisha ose xhaminë Shqipëri. Regjimi Hoxha duhet ta
ketë bërë punën e tij shumë mirë. Planifikova për të bërë një shëtitje në Korçë, qyteti më i madh në rajon. Turizmi shqiptar është një gjë relativisht e re, dhe udhëzuesit e botuar për  vendin praktikisht nuk ekzistojnë. Burimet më të mira janë burime online, si  Turisti Virtual. Por unë kisha një udhëzues të Lonely Planet për Evropën Lindore, me një kapitull të hollë për Shqipërinë. Sipas tyre, Korça kishte një bukuri të  caktuar, me një Kishë Ortodokse mbresëlënëse, dhe bulevarde “të gjerë” të pajisura me pemë." Disi, kam humbur atë pjesë të qytetit. Megjithatë Korça ishte  një shqetësim kalimtar, një lëvizje, qytet me pluhur të tregut me arkitekturë  moderne tepër të ndezur. Unë dyshoj se shkrimtarët për udhëzuesin LP e kishin  tepruar paksa me Korçën. Pogradeci, në liqenin e Ohrit, i cili u trajtua shumë
përciptas në libër, mu duk se ishte një qytet tërheqës. Udhëtuam përgjatë  brigjeve të liqenit të Ohrit, ndërkohë që familjet shqiptare po bënin piknik në  plazh, dhe kaluam përmes kufirit pak të përdorur për në Maqedoni. Kalova kufirin në veri të Shkupit, dhe u drejtova në veri në drejtim të  Prishtinës në rrugën kryesore. Qëllimi im ishte Manastiri i Graçanicës (me shumë  info në sitin tim) Nga atje, kam menduar fillimisht për të prerë në Kosovë për të vizituar manastirin e Deçanit, nga i cili unë do të dal në Mal të Zi. Mirëpo  siç doli, kur udhëtova për Graçanicë dhe pastaj sigurisht në kthim në Shkup, e kuptova se plani im origjinal nuk kishte qenë edhe aq i zgjuar. Peisazhin e Kosovës në vetvete e pëlqeva shumë,lugina të gjerapikëzuar me fshatra të plotë me  shtëpi të tipit Chalet që më pas do ti gjeja aq të përhapura edhe në Serbi. Përshtypja ime e parë për Kosovën ishte që i gjithë rajoni është në ndërtim e  sipër, rrugët, shtëpitë dhe bizneset që po ngriheshin me shpejtësi gjithandej, dhe një pluhur fluturues që I shoqëronte. Paratë, ishte e qartë që rridhnin nga  diku. Vura re gjithashtuse Kosova ndryshonte nga çdo vendtjetër që vizitova në këtë  udhëtim.

Kudo tjetër, kalova nëpër nëpër zona të gjera vendesh të ndryshme të hapura, të  pa banuara me shumë vend në dispozicion për zgjerimin e popullsisë, si dhe për ruajtjen e rezervave në kohë thatësirash. Nuk ishte kështu në Kosovë, e cila në çdo tregues ishte e mbushur nga të gjitha anët. Ajo është shumë më tepër e populluar se çdo zonë tjetër e rajonit që kam vizituar diku tjetër në Ballkan.  Unë personalisht i simpatizoj ata që shpallin se Kosova duhet të jetë gjithmonë  pjesë e Serbisë, mirëpo realiteti në terren sugjeron ndryshe. Demografia shpesh e mund  historinë. Ta themi thjesht, shqiptarët kanë shpenzuar gjeneratat e fundit për të pasur fëmijë, ndërsa serbët nuk e kanë bërë këtë. Kjo dëshirë e forte e popullsisë ka rezultuar shenjë e keqe për vendet fqinje, psh për Maqedoninë në veçanti, ku
ndikimi shqiptar mysliman është shumë më i fortë seç e kisha menduar unë. Së fundi,  mua  më duhet të them se në pamje të parë, Kosova nuk  duket haptazi muslimane. Çdo fshat ka një xhami me një minaret fluturuese sigurisht, por vetë njerëzit vishen dhe jetojnë si fqinjët e tyre te Ballkanit.  Njerëzit e të gjitha  moshave veshin pantallona të shkurtra, diçka jo shume e zakonshme  në vendet myslimane. Pashë shumë pak gra të veshura me veshje tradicionale muslimane. Kosova duket të jetë plotësisht laike.

Artikulli eshte botuar me lejen e autorit

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12707

About the Author

Comments (1)

  • RevistaTravel

    RevistaTravel

    18 March 2012 at 23:07 |
    artikulli eshte botuar ne numrin 3 te trevistes Travel

    reply

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.