Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

on Wednesday, 22 August 2018. Posted in Blog

Në kërkim të botës nënujore të Sarandës

 Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

NË KËRKIM TË EMOCIONEVE TË REJA

Vetëm pak metra po të shkëputeni nga toka, jeni praktikisht brenda një bote tjetër. Të panjohur për ju. Të pazbuluar. Të mistershme. Gjithçka që do të përjetoni aty është një ndjesi e re, një emocion i ri, baraz me një jetë të jetuar rishtas. Prandaj sa herë kur udhëton drejt emocioneve të reja, është njësoj si të kesh jetuar një jetë tjetër. Udhëtarët e kanë këtë fat, që brenda jetës së tyre të jetojnë edhe shumë jetë të tjera. Bota e nënujit është një prej përvojave më të bukura që mund të provoni, një botë që duhet ta vizitoni së paku një herë në jetë. (Më shumë, akoma më mirë).

Në udhëtimet tona të shumta nëpër Shqipëri, jemi përpjekur t`i shijojmë nga pak të gjitha përvojat. Kemi fluturuar në qiell me paragliding dhe me ballon, kemi lundruar nëpër dete e lumenj me anije, varka, motorrë e gomone, duke provuar që nga ndjesia e paqtë e qetësisë, shijimi i pamatshëm i lirisë, e deri tek adrenalina e lartë, kemi rrëshqitur me ski, jemi ngjitur nëpër male, kemi kalëruar e shëtitur më këmbë fushave e kodrave. Zhytja ishte përvoja jonë më e fundit dhe nuk e teprojmë po të themi se ishte ndër më të bukurat. Është shumë e vështrirë ta shpjegosh ndjesinë, krahasuar me përjetimin aty brenda, ku ndonëse e ke oksigjenin me vete, mbetesh pa frymë nga bukuria e asaj bote të panjohur.
Dhe nuk është vetëm Flora dhe Fauna e mahnitshme ujore e nëndetit të Sarandës së do t`ju lërë pa fjalë. Një pasuri e tërë arkelogjike dhe historike fshihen nën ujrat e Jonit dhe pret që ju ta zbuloni, duke admiruar anije të mbytura të Luftës së Dytë Botërore apo mbetje arkelogjike të anijeve të antikietit, që flenë prej shekujsh mes algave e koraleve dhe janë bërë shtëpia e përhershme e gjallesave nënujore.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16883

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.