Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë

Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë

on Wednesday, 30 November 2016. Posted in Lajme

Numri i fundit i revistës Travel, dedikuar traditës, ripërtëritjes së vlerave, kulturës popullore, festave tona të bukura dhe njerëzve të punës.

Travel Magazine nr. 21, një udhëtim mahnitës mes traditave e shijeve të Shqipërisë
Të dashur lexues!
U bënë tashmë thuajse gjashtë vjet që revista Travel ju sugjeron destinacionet dhe itineraret turistike më të bukura e më të frekuentuara në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kemi qenë bashkë në Veri e në Jug, i kemi rënë atdheut kryq e tërthor e kemi zbuluar bashkë vende të bukura e të mbushura me magji, mister, natyrë, kulturë e histori, në çdo cep të vendit. Shqipëria sa ç`është e vogël, aq është edhe e madhe dhe bukuritë e saj nuk kanë fund. Tashmë ne vazhdimisht përpiqemi t`ju sjellim jo më vende të reja por qasje të reja për vende të njohura, lloje të reja eksperiencash e mënyrash udhëtimi, duke e bërë pushimin tuaj më interesant. Në këtë numër që përfshin brenda tij edhe festat më të bukura të vitit për ne, ato të Nëntorit dhe të Fundvitit, ju kemi sjellë një buqetë përvojash e përjetimesh që i kapërcejnë stinët dhe shkojnë përtej një sezoni të thjeshtë. Zbuloni se sa bukur është të përshkosh Ballkanin me biçikletë, sa hare e madhe është të festosh me vendasit nëpër festa lokale, traditat e tyre më të bukura, përjetoni emocionet dhe mallin e Arbëreshëve të Italisë përmes rrëfimit të një ambasadori shqiptar që i ka takuar ata atje ku jetojnë, njihni produktet natyrale dhe mikpritjen shqiptare përmes fermave unike në Shqipëri e shijoni përvoja të paharrueshme përmes ripërtëritjes së traditave të vjetra, ardhur në kohëra të reja, më bukur e më fort se më parë. Udhëtim të këndshëm!
Ndër titujt kryesorë ju sugjerojmë:
Editorial
Sezoni turistik 2016 dhe pritshmëritë për vitin 2017
Milva Ekonomi
 
Speciale:
Moj E Bukura More
Me arbëreshët në Molise dhe Kalabri
Mal Berisha
 
Intervista:
Shkëlzen Rexha: Do të kisha dashur t`ia jepja vetë Papës
fotografinë e Gjakovës për tolerancën fetare
Irhan Jubica
 
Fokus
Ukraina, porta e një tregu të mundshëm
turistik dhjetëra milionësh
Tatjana Bajraktari
 
Kronika
Çfarë ndodhi në
Terra Madre - Salone del Gusto 2016
 
Reportazh
Është koha e duhur për të kalëruar nëpë Gjirokastrën e blertë
Flora Xhemani Baba
Natyrë
Rreth e qark Ballkanit.... me biçikletë
Egerin Braçe - Klubi "Discover Albania"
 
Itinerar
Jugu i mistershëm
prej këndvështrimit të vizitorëve ndërkombëtarë
 
Tradita
Tirana Old Fashion - rilind Shtëpia Begeja
Irena Kanani
 
Destinacione
Në Krujën e bukur të Skënderbeut, Muzeve e Pazarit karakteristik
 
Vjeshtë përmetare
 
Thethi, kreshniku i bukur i Alpeve
 
Të jetosh malet e Malësisë së Madhe
përmes tureve me biçikleta
 
Personazh
Fation Plaku, fotografi - alpinist i majave të larta
 
Echo
Albania in Adventure Travel World Summit 2016
Blerina Ago
 
Enciklopedi
Turizmi Fetar
Miliona turistë e miliarda dollarë
 
Traveller
Zgjidh pesë aventurat më të mira shqiptare
Dillon Thompson
 
MADE IN ALBANIA
Histori Suksesi: Ferma Uka, agroturizmi që lindi nga shkenca
 
Hajd` Dalim nga Myzeqeja - Në festën e Libofshës
 
Festa e Ullirit, Ripërtëritja e traditave antike të Roskovecit
 
Dita e Agrobiodiversitetit në Reç, një demonstrim i modelit
të turizmit rural dhe të eksperiencave
 
Aromë Berati
Një udhëtim mes dhjetëra gjërave fantastike
në Qytetin e Bardhë
 
Mirëse vini në Gjinar, tek Shtëpia e Traditës,
e mikpritjes dhe e vlerave
 
Ferma Ekosociale “Ana e Malit”,
risia e agroturizmit Shqiptar
 
 
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

13813

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.