Articles in Category: Itinerare

Gjysma e mrekullueshme e 14 kilometrave drejt Kalasë së Drishtit

Written by Irhan Jubica on Sunday, 17 September 2017. Posted in Itinerare

Shkodër, vjeshta me biçikletë

Gjysma e mrekullueshme e 14 kilometrave drejt Kalasë së Drishtit
Në fund të nëntorit dielli luan me kodrat duke ua zhvendosur, e herë-herë duke ua zhdukur hijet, ndërsa ajri i paradites mbështjell të fundit fruta të egra: shegët e paturpshme, të zhveshura e të gjakosura nga nata e mbrëmshme. E kotë edhe përpjekja e gjetheve për t’ua mbuluar lakuriqësinë e kuqe; të zverdhura nga lodhja, gjysma e tyre janë shtrirë përdhe me kujtimet e një vere dashurie me lulet.

Nga Dhërmiu në Theth - një aventurë malësore me lebër

Written by Kastriot Faci on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Itinerare

Udhëtimi në Alpe, është një kënaqësi e përhershme që duhet përsëritur

Nga Dhërmiu në Theth - një aventurë malësore me lebër

Thethi si Dhërmiu…
Thethi është një nga vendet më të bukura të vendit tonë. Ai duhet vizituar nga të gjithë ata që e duan natyrën qofshin ata nga Vlora, Tirana apo nga Shkodra. Lona dhe Tani e vajza e tyre Eridjona 2vjeçare, janë nga Orikumi i Vlorës. Ata janë miqtë e mi tashmë. Me ta jam njohur në Dhërmi gjatë pushimeve, pasi janë pjesë e stafit menaxhues të hotel Lucianos. Unë u pata folur atyre shumë për Thethin. Ata për herë të parë vendosën ta vizitojnë këtë verë. Përjetimet e pushimeve të tyre mes malësorëve të Thethit, mikpritja, kujdesi e deri tek bukuritë e Alpeve Shqiptare, ishin një përvojë e bukur që ia vlen ta ndash me çdokënd. Të nesërmen do të udhëtojmë për në Theth…

Në Llogora – aty ku mali përqafon detin

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 17 October 2013. Posted in Itinerare

Për një përvojë të përhershme mahnitjeje, mes natyrës dhe njerëzve

Në Llogora – aty ku mali përqafon detin

I jemi kthyer shpesh Vlorës për të shkëputur prej saj copëza historie, kulture, arkeologjie, deti e natyre, për arsyen e thjeshtë se ky është një qytet që ofron me bujari gjithçka të kësaj natyre, e që sa herë ta vizitosh, aq herë do të largohesh me një mbresë. Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse  të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme.

 

Për vizitë tek Ali Pasha, në Janinë

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 10 September 2013. Posted in Itinerare

Një ditë në sofrën mikpritëse të patriarkut shqiptar.....

Për vizitë tek Ali Pasha, në Janinë

 Ftesën për të shkuar në Janinë e kishim marrë që në dimër por sugjerimi prej ftuesve tanë ishte që ta vizitonim në pranverë – ishte periudha më ideale, për të parë bukuritë e qytetit.

Koha e përshtatshme erdhi në maj dhe vërtet ishte periudha më e bukur për të vizituar Janinën, e për të sajdisur gjithashtu Ali Pashën, që duhet të themi se duke qenë i Tepelenës, ishte shtruar shumë herë më këmbëkryq në Janinë, aq sa nuk dihet nëse duhet t’i themi Janina e Ali Pashës, apo Ali pasha i Janinëns.
Por para se të provonim mikpritjen e heshur të patriarkut të madh shqiptar, duhet të kalonim përmes mikpritjes së atyre që na bënë ftesën për të shkuar atje, e që duhet thënë se na la goxha mbresa.
Telefonatat e para: “Alo? Revista Travel” Ju flasim nga Janina, ne kemi dëshirë që ju të bëni një vizitë në qytetin tonë, që në fakt është edhe qyteti juaj, qyteti i shqiptarëve. Ejani të bëjmë diçka të bukur, që edhe më shumë shqiptarë të vizitojnë Janinën”. Shqip dhe pastër. Me një shqipe të bukur. Ishte shqipja e Eleonorës, një emigrante që kishte më shumë se njëzet vjet që jetonte në Janinë, e që miqësisht kishte pranuar të na shoqëronte nëpër qytet pas ardhjes tonë. 

 

Jezerca, një përvojë fantastike dhe e vështirë...

Written by Kastriot Faci on Thursday, 22 August 2013. Posted in Itinerare

Itinerar mbresëlënës mbi mbretëreshën e Alpeve Shqiptare...

Jezerca, një përvojë  fantastike dhe e vështirë...

U ndjeva i privilegjuar, pasi furgoni u ndal para zyrës sime për të më marrë - jam me vonesë. Pasi përshëndetem me pasagjerët e tjerë, rrasem në sediljen e fundit, si e vetmja mundësi që i kisha lënë vetes. Disa i njoh, pasi kisha qenë më parë në rrugëtime të tjera me ta, por po shoh dhe të tjerë që nuk i njoh fare. Të gjithë në humor të mirë, bëjmë një ndalesë për të blerë në një nga dyqanet në Dedaj, aty ku rruga merr kthesën për në pikën turistike të Razmës. Fshati i Bogës është kufiri ku rrugës së mirë e me asfalt i themi lamtumirë.