Në treg numri i ri i Travel Magazine - Enjoy the Colours of Albania

on Tuesday, 23 August 2016. Posted in Lajme

Ky numër i ri, jo vetëm turizmi i detit por e gjithë Shqipëria turistike në 100 faqe të parezistueshme.

Në treg numri i ri i Travel Magazine - Enjoy the Colours of Albania
Vera është padyshim stina më e bukur dhe më e zhurmshme, për një vend mesdhetar si Shqipëria, ku në rreth 300 ditë me diell, më të ngjeshurat me fluksin turistik janë ato mes qershorit dhe gushtit. Por shenjat pozitive dhe shpresëdhënse për një shtyrje të këtij sezoni, e madje edhe për një përshpejtim të tij përpara qershorit, vijnë që përtej kufijve të Shqipërisë, prej nga ku operatorët shqiptarë dhe madje edhe operatorët e huaj po ndërtojnë paketat e qëndrueshme turistike që shtrihen nga maji e deri në tetor. Çka është e bukur tashmë verës, është edhe fakti që tashmë jo të gjithë vrapojnë drejt detit. Shqipëria, me Alpet e mahnitshme, me liqenet e thellë e të shumtë malorë e fushorë, me lumenjtë që ia hijeshojnë shtatin si fjongo të kaltra e të smeraldta, me shtigjet e pafundme, me shpellat misterioze, me ushqimin e shijshëm të fermave agroturistike e me një sërë turesh të aventurës, është kthyer tashmë në një destinacion gjithëpërfshirës që nuk të lejon të kalosh pushime të mërzitshme e monotone. Përjetoni pra, edhe në këtë numër të revistës Travel, larminë e pashoqe të argëtimit në këtë stinë e cila duket se nuk do të mbarojë aq shpejt!

Urat e Zagories - Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës

on Sunday, 03 July 2016. Posted in Destinacione

Emocionet dhe ndjenjat mund të jenë ura

Urat e Zagories - Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës
Kristina Fidhi
Urat mund të jenë emocione dhe ndjenja. Përfundimin mund ta nxjerrësh në pak minuta meditimi teksa përshkon Urat e Zagories. Të vendosura mbi lumin e Zagories në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh. Urat me harqe guri dhe kalldrëm mund të të ngacmojnë lehtë në shpirt. Pa shumë sforcim e kupton se vete emocionet e ndjenjat nuk mund të jenë vec ura. Përpjekja për tu bashkuar, për të komunikuar, për të shkëmbyer, për tu pranuar ,për të përcjellë lajme mbetet substanca jetësore e tyre që prej ndërtimit. Urat e Zagories janë monumente që jetojnë, që marrin frymë që sfidojnë dhe që mahnisin. Edhe sot pas 200 vjetësh ato mbeten shpërblim për më të guximshmit, për ata që sfidojnë kilometra të tëra ngjitje dhe zbritje nëpër terrene të vështira. Urat kanë dinjitet megjithëse të veshura nga bimësia dhe harresa. Ato kanë nevojë të mbrohen , të restaurohen e të shpëtohen për të vijuar të  emocionojnë udhëtarët e së tashmes dhe së ardhmes.

KARABURUN 360’ of unforgettable experience. Your perfect all year destination

on Sunday, 03 July 2016. Posted in English

One of the most interesting key biodiversity areas of the entire Mediterranean basin, holding a wide variety of flora and fauna species.

KARABURUN 360’ of unforgettable experience. Your perfect all year destination
Mirjan Topi and Oresta Saliaj, PPNEA
The region of Vlora bay - Karaburun - Cika Mountain lies on the southwestern part of Albania and it has been distinguished as one of the most interesting key biodiversity areas of the entire Mediterranean basin, holding a wide variety of flora and fauna species. This area is without any doubt, one of the most touristic sites of Albania, not only due to its high natural values but also for rich history and culture. Here are found almost all touristic elements of Albania, in just a small surface of land. All this, brings the exiting thought, that this mosaic of nature and culture has been created there just for tourism. In this area, are found some of the Albanian’s most beautiful coast and beaches; the only peninsula of Albania – Karaburun; the largest island of Albania – Sazani; the only Marine National Park of Albania Sazan-Karaburun; there are found high mountains, clean fresh waters; monuments of nature, monuments of culture; the ancient city of Orik, the medieval castles of “Gjon Bocari” and “Sofo”; the old church of “Marmiroi”, the fantastic caves of “Duk Gjoni” and “Haxhi Aliut”; the National Park of Llogara and many other touristic sites and objects.

Gardenland Resort, Barbullush - një xhevahir në zemër të natyrës...

on Wednesday, 29 June 2016. Posted in Tradita

Kthimi tek natyra, tek toka, tek e pastra, tregon se investuesit e kanë kuptuar se duhet të shkojnë drejt turizmit të qëndrueshëm

Gardenland Resort, Barbullush - një xhevahir në zemër të natyrës...
O, se zbresin rosat o` prej Tirone
Bojn pushimin n`Barbullush….
 
Me vargjet e kësaj kënge të vjetër në buzë, shoqëronim
udhëtimin,  teksa makina mori kthesën e Bushatit, rrugës për tek kompleksi i ri  ku do të shkojmë këtë herë për rubrikën  tonë “Made in Albania’.
Është pranverë dhe kjo pjesë e bukur e Ultësirës së Shkodrës, të fal një kënaqësi të veçantë, teksa i kalon përmes peisazhit me kodrina të buta, ku kanë shpërthyer të gjitha llojet e luleve të fushës, ngjyrat e të cilave në  këtë periudhë ia kalonjnë edhe ylberit. Ylberi nuk i ka ngjyrat aq të ndezura sa përgjakja e lulëkuqeve nëpër arat me grurë, sa e verdha e thellë e zhabinave, sa e purpurta e lulesalepit, apo sa roza e lulefushave që mbulojnë ëmbëlsisht gjelbërimin.

SHQIPËRIA MIRËPRET “TERRA MADRE BALKANS 2016” - Fermerët në krye

on Thursday, 02 June 2016. Posted in Tradita

Prodhuesit e vegjël artizanë të ushqimit në zemër të axhendës politike

SHQIPËRIA MIRËPRET  “TERRA MADRE BALKANS 2016” - Fermerët në krye
Viti 2016 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila do të mirëpresë 12 vende të Ballkanit, Turqisë dhe Italisë me një pjesëmarrje prej 350 delegatësh dhe mijëra vizitorësh. Ky do të jetë edicioni i katërt i Terra Madre Balkans, një event i një rëndësie të veçantë që do të mbledhë së bashku fermerët dhe prodhuesit e vegjël të këtyre vendeve, të cilët do të jenë të pranishëm me prodhimet e tyre unike, duke na njohur me dijet e tyre tradicionale dhe me thesaret e tyre gastronomike. Në Ballkan gjendet shumica e fermerëve të të gjithë Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, tema e këtij edicioni të 4t “Fermerët në krye” është zgjedhur për të theksuar rëndësinë e vendosjes së prodhuesve të vegjël të ushqimit në qendër të axhendës së politikave për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i këtij lloji, i cili bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon dhe është mundësia më e mirë për të paraqitur mbi 280 produkte të Ballkanit, të listuara në katalogun e Arkës së Shijes, i cili përmban produkte cilësore të prodhuara në nivel familjar, të lidhura me kulturën, historinë dhe traditat e planetit, por që rrezikojnë të zhduken. Ky event ofron një sërë konferencash, seminaresh, pikëtakimesh mes fermerësh, prodhuesish dhe konsumatorësh, debate të ndryshme, ekspozita dhe tregje me produkte vendore, takime dhe programe edukuese për fëmijët e shkollave dhe jo vetëm... është një event për të mos u humbur.