Articles in Category: Lajme

Shkodra - Traditë, kulturë dhe histori - Panair me vlera kulturore në qytetin verior

on Wednesday, 30 October 2013. Posted in Lajme

Romakët u frymëzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarëve

Shkodra - Traditë, kulturë dhe histori - Panair me vlera kulturore në qytetin verior

 

Alkida Hasaj
Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha në aspektin e zhvillimit të industrisë turistike. Zhvillimi i kësaj industrie dhe promovimi i saj në vendin tonë është akoma në faza fillestare dhe ajo mbështetet fort në iniciativat vetjake të individëve dhe institucioneve të ndryshme që operojnë në Shqipëri.
Vlerat e pasura kulturore të Shqipërisë janë një element me shumë vlerë që bashkë me pasurinë natyrore krijojnë një ofertë turistike shumë konkuruese.
Duke u nisur nga kjo, në kuadër të 20 vjetorit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodërs “Luigj Gurakuqi” në pedonalen përpara Bashkisë së Shkodrës, u organizua panairi i turizmit kulturor: “Shkodra - Traditë, kulturë, histori” për të paraqitur disa nga vlerat kulturore dhe traditën e Rrethit të Shkodrës. 

 

Travel Magazine 11, një numër me ngjyra të arta e destinacione të parezistueshme

on Tuesday, 01 October 2013. Posted in Lajme

Shfletoni numrin e ri të revistës shqiptare të turzimit rajonal

Travel Magazine 11, një numër me ngjyra të arta e destinacione të parezistueshme

 Travel Magazine 11, vjen bashkë me vjeshtën. Një numër i artë, jo thjesht në kuptimin e stinës, por në atë çfarë përcjell ky edicion, i cili përveç destinacioneve vjeshtore, ofron edhe perla të çmuara të traditës  dhe natyrës shqiptare.  Artikuj që nuk duhen humbur e që përfaqësojnë punët e vlefshme të Roland Tashos, fotot e Ardian Fezollarit, mrekullinë e kostumeve tradicionale shqiptare të Edlira Sulës, apo përpjekjet serioze të Auron Tares për ta vënë botën nënujore në shërbim të turizmit. Thjesht një numër i mrekullueshëm që duhet vetëm ta shijoni!

Në Treg numri 10 i Revistës Travel - një numër plot destinacione e ngjyra verore

on Monday, 01 July 2013. Posted in Lajme

Zbuloni më të mirën e turizmit shqiptar në Shqipëri dhe rajon....

Në Treg numri 10 i Revistës Travel - një numër plot destinacione e ngjyra verore

Në numrin e ri të revistës Travel do të mund të udhëtoni virtualisht në destinacionet më të bukura verore, jo vetëm në bregdet por kudo nëpër Shqipëri dhe Kosovë, si dhe trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Artikuj të shumtë ju informojnë për situatën turistike në Shqipëri dhe rajon apo botë, si dhe për problemet që ka aktualisht turizmi shqiptar.

Travel Magazine 10, në të gjitha pikat e shitjes.

Saranda hap dyert për turistët - Çelet sezoni me Festën e Midhjes

on Monday, 13 May 2013. Posted in Lajme

Qyteti bregdetar ka ngritur siparin e verës 2013 me dhjetëra aktivitete

Saranda hap dyert për turistët - Çelet sezoni me Festën e Midhjes

 

Saranda ishte kryeqyteti i festës në këto ditë maji, pikërisht me datat 10-11-12 Maj, kur i uroi zyrtarisht mirseardhjen turistëve të verës 2013, me një zinxhir aktivitetesh të pasur e të larmishmëm ku kryefjala e gjithçkaje ishte argëtimi. Natyrisht festimet kulmuan me atë që tashmë po kthehet në traditë të përvitshme e që po mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë në Sarandë, me Festën e Midhjes. Mbretëresha e Liqenit, mbledh në shesh të gjithë kuzhinierët më të mirë të Sarandës dhe jo vetëm, të shpalosin fantazinë e tyre në dhjetëra qindra gatime të shijeve nga më të larmishmet, për t’i bërë vizitorët të shijojnë më të mirën. Festa solli zyrtarisht në Sarandë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, komunë me të cilën Saranda është binjakëzuar së fundmi. Një sërë përurimesh u realizuan me rastin e hapjes së sezonit, si vlera të shtuara në shërbim të turistëve të sezonit të sivjetëm.
Një risi për këtë sezon ishte edhe guida turistike e Sarandës, realizuar prej Blue Agency dhe Bashkisë së Sarandës, një guidë praktike xhepi me informacion të pasur për Sarandën dhe Delvinën, informacion i domosdoshëm dhe i munguar prej vitesh për turistët, sidomos ata të huaj, qyshse kjo guidë nuk prodhohej dhe nuk hidhej më në treg. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa pohoi se kjo guidë do të jetë vërtet një dhuratë e bukur për çdo mik që do të vizitojë qytetin që ai përfaqëson.
Saranda është pregatitur dhe pret të vizitohet këtë sezon nga rreth një million vizitorë

Travel Magazine i shtohet listës së botimeve botërore në turizëm

on Tuesday, 23 April 2013. Posted in Lajme

MESSE Berlin sponsorizoi këtë vit për të dymbëdhjetën herë, Panairin Ndërkombëtar Të Librave dhe Revistave Turistike nga Qendra e Dokumentimeve Turistike, brenda Panairit të 47-të të Berlinit.

Travel Magazine i shtohet listës së botimeve botërore në turizëm

 

Messe Berlin has sponsored the 12-th. International  Exhibition of Tourist Books & Magazines, organized by the Centro de Documentación Turística in  ITB Berlin 2013
The 47-th edition of  ITB Berlin, regarded as the world’s most important tourism fair, took place from 6th to 10th of March 2013. Despite the crisis, 10.086 companies from 188 countries have exhibited their products and services and discussed their future market strategies. Of the 170.000 visitors who attended, 110.000 were trade visitors, with a 43% of them from abroad. These figures show the success of ITB.
There, the Centro de Documentación Turística leaded by Miguel Montes, organized the successful 12th. International Exhibition of Tourist Books & Magazines, sponsored by Messe Berlin and with the collaboration of Marva Group and Hotel St. Michaels-Heim ( Berlin ). National and international publishing companies have participated with travel guides, technical books, large format editions, etc. A selection of the most important European and American travel and professional magazines has also participated. Always attentive to great events, Travel Magazine has been there. 
ITB BERLIN 2014 will take place from from 5th to 9th of March 2014