Articles in Category: Blog

Ja shtatë resorte në bregdetin Durrës-Kavajë ku mund të pushoni edhe në dimër

Written by Flora Xhemani Baba on Sunday, 24 February 2019. Posted in Blog

Për ata që janë në kërkim të një fundjave relaksi, vetëm 40 km larg nga Tirana

Ja shtatë resorte në bregdetin Durrës-Kavajë ku mund të pushoni edhe në dimër
Shpeshherë e kemi trajtuar argumentin se pse shqiptarët i drejtohen vendeve fqinje për fundjavë dhe nuk e kemi fjalën gjithmonë për resorte dimërore me dëborë e ski por edhe për vende mirëfilli bregdetare e resorte buzë detit, të cilat ofrojnë shërbim 365 ditë dhe frekuentohen dendur edhe nga turistët shqiptarë. E pra, me zhivillimet e viteve të fundit të strukturave turistike në Shqipëri, sidomos në vijën bregdetare Durrës-Kavajë, ju nuk keni pse të vraponi më në Mal të Zi apo Greqi e Kroaci sepse për të njëjtat çmime e shpeshherë edhe me më pak kosto, ju mund të merrni të njëjtat shërbime edhe në Shqipëri. Hotele me shërbime të plota SPA, pishina të brendshme, qendra, masazhi, sauna e banjo turke, pa përmendur këtu shërbimin bazë të fjetjes apo ushqimit, të cilat shumë bukur mund të emërtojnë shqip fundjavat tuaja edhe në dimër.
Më poshtë po ju rreshtojmë disa prej tyre, që nëse bëni planet e fundjavave të ardhshme, derisa të vijë vera, mund t`i shfrytëzoni si alternativa.

Travel Magazine nr 27 - In Albania, for great experiences & Anthony Melchiorri, a special guest

on Sunday, 18 November 2018. Posted in Blog

Në treg numri i ri i Revistës Travel

Travel Magazine nr 27 - In Albania, for great experiences & Anthony Melchiorri, a special guest
Dear readers!
The last summer was too long! Although autumn has long been entered and crossed around Albania, the season that should be filled with rain and low temperature making you think about the winter and holidays was warm as a summer and has given to travel lovers the opportunity to move more.
And among the many trips we have brought you lots of new, interesting places and people who are worth the effort to highlight.
The Autumn always leeds towards nature and food tours, experiences trips, making us go though agritourism spots and enjoy the culinary delicacies throughout Albania. They are very varied and rich in taste and flavors.
And we are sure you`ll like it too.
 
Të dashur lexues!
Vera që shkoi ishte shumë e gjatë! Ajo ende nuk është larguar, ndonëse vjeshta ka kohë që ka hyrë e është shtruar këmbëkryq nëpër Shqipëri. Stina që duhet të ishte e mbushur me shira e temperatura të ulëta që të bëjnë të mendosh për dimrin dhe festat, ka qenë e ngrohtë si një verë e vonë dhe u ka dhënë mundësinë dashuruesve të udhëtimeve që të lëvizin më shumë.
E mes udhëtimeve të shumta edhe ne ju kemi sjllë plot vende të reja, përvoja interesante dhe njerëz që vlejnë t`u nxirret puna në pah.
Vjeshta e orinetuar drejt natyrës dhe tureve të ushqimit, na bën gjithmonë t`i kthejmë sytë nga agroturizmi dhe përvojat kulinare kudo nëpër Shqipëri. Janë shumë e të larmishme.
Jemi të sigurt se do t`ju pëlqejnë edhe juve.

 

10 arsye pse pushimet bregdetare të shtatorit janë fantastike dhe duhen shijuar

on Sunday, 16 September 2018. Posted in Blog

Konkluzione mbi turizmin shqiptar dhe sezonin turistik

10 arsye pse pushimet bregdetare të shtatorit janë fantastike dhe duhen shijuar
Udhëtimet e shumta nëpër Shqipëri dhe prania në terren, e bëjnë stafin e Travel Magazine të jetë vazhdimisht në vëzhgim të zhvillimit të sezonit turistik, duke nxjerrë shpeshherë edhe përfundime mbi këto zhvillime. Dhe një prej sugjerimeve të vazhdueshme ndër vite, në përpjekje të zgjatjes së sezonit turistik janë edhe pushimet e shtatorit. Po pse janë të këshillueshme pushimet në këtë muaj, kur të gjithë rendin drejt rifillimit të punës, shkollës dhe nisjes së stinës së vjeshtës?
Ja ku i keni së paku dhjetë arsye se pse pushimet e shtatorit janë ideale:

1. Çmimet janë 50 % më të lira 
2. Nuk humbisni gjysmën e ditës në trafik
3. Nuk piqeni nga temperaturat e larta
4. Merrni shërbim shumē më të mirë se në verë 
5. Ushqimet që konsumoni janë më cilësore 
6. Keni mundësi t'ju dëgjohen ankesat
7. Merrni vitaminë D me shumicë
8. Nuk shurdhoheni nga muzika e lartë
9. E keni të gjithë plazhin për vete
10. Është kohë ideale për ture kulturore

80% e vlerave të turizmit shqiptar humbet vetëm nga mungesa e shërbimit

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 30 August 2018. Posted in Blog

Vëzhgime mbi turizmin shqiptar dhe atë rajonal

80% e vlerave të turizmit shqiptar humbet vetëm nga mungesa e shërbimit

Mbresa nga një udhëtim në Korfuz, në vitin 2015

Shqipëria është 80 % e “djegur” në turizëm vetëm prej mungesës së shërbimit, sepse kushtet e zhvillimit të turizmit dhe oferta e saj, janë shumë herë më lart për nga pozicioni dhe cilësia, se shumë prej vendeve tona fqinje, qoftë për nga cilësia e ushqimit, qoftë për nga standarti i hoteleve. Dhe, që t’i rrimë besnikë realitetit, asnjë hotel në Shqipëri nuk është më i shtrenjtë se hotelet në Korfuz, nëse prenotohet në mënyrë individuale. 

Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

on Wednesday, 22 August 2018. Posted in Blog

Në kërkim të botës nënujore të Sarandës

 Within Saranda underwater world with Spiranca Diving Center

NË KËRKIM TË EMOCIONEVE TË REJA

Vetëm pak metra po të shkëputeni nga toka, jeni praktikisht brenda një bote tjetër. Të panjohur për ju. Të pazbuluar. Të mistershme. Gjithçka që do të përjetoni aty është një ndjesi e re, një emocion i ri, baraz me një jetë të jetuar rishtas. Prandaj sa herë kur udhëton drejt emocioneve të reja, është njësoj si të kesh jetuar një jetë tjetër. Udhëtarët e kanë këtë fat, që brenda jetës së tyre të jetojnë edhe shumë jetë të tjera. Bota e nënujit është një prej përvojave më të bukura që mund të provoni, një botë që duhet ta vizitoni së paku një herë në jetë. (Më shumë, akoma më mirë).