Shqipëria mbi kalë: në gjurmët e Lord Bajronit

on Monday, 25 February 2013. Posted in Reportazh

Udhëtim i paharruar e mbresëlënës, pas një shekulli të trazuar historik...

Shqipëria mbi kalë: në gjurmët e Lord Bajronit

 

Minty Clinch

Me termometrin që ishte ngritur në rreth 40 gradë celsius, ne kaluam rrugën malore të Hoshtevës. Gurët e bardhë reflektonin diellin e pasdites, ndërsa ne kërkuam që kuajt tanë të kalonin kthesat e fundit për në fshat. Në të majtë, një kishë ortodokse e bukur; drejt përpara, një shenjë për një barkafe. Në një vend kaq të largët ne nuk guxuam të shpresonim për ftohës kur po lidhnim kuajt tanë nën pemë. Mrekullia e mrekullive, ne e kemi gjetur atë. Birrë “Korça” apo koka-kola, të përcjella në një verandë nën hije, rrallë kanë shijuar aq mirë. Me këtë rast, grupi ynë i kalorësve britanikë, një bankier dhe gruaja e tij, një tregtar mallrash antike dhe një punonjës social, kishte përparësi mbi Lord Bajronin dhe shokun e tij të Kembrixhit, John Cam Hobhouse, kalorës pionierë në malet e Shqipërisë jugore në vitin 1809.

 

Në kohë paqeje, çifti i rastësishëm do ta kishte bërë turneun e madh përmes Francës dhe Italisë, por luftërat e Napoleonit shkaktuan një aventurë më ambicioze, duke filluar në bordellot e Lisbonës, duke lundruar përgjatë Mesdheut në Greqi dhe duke kalëruar në veri të Tepelenës, shtëpi e despotikut Ali Pasha, i cili rezultoi siç nuk pritej, një mikpritës bujar. Kjo axhendë nuk ishte vështirësi për Bajronin biseksual: në moshën 23-vjeçare ai përshëndeti potencialin e Levantit për pasionet që në vendin e tij ishin të paligjshme. Udhëtimi i tij frymëzoi “Shtegtimet e Çajld Haroldit”, poemë që krijoi heroin bajronik, të papërmbajtur, vetëtolerues dhe të parezistueshëm. Ndërsa ai punoi për pavdekësinë e tij, i varfri Hobhouse, i përshkruar si “i shkurtër, i thjeshtë, dinak dhe i papastër”, e skicoi progresin e tyre në një aspekt më kalimtar. “Ka shumë rëndësi zgjedhja e përkthyesit, sepse ai është njeriu që ju bën menaxhimin”, ka shkruar ai në ditarin e tij. “Ai duhet t’ju sigurojë strehim, ushqim, kuaj dhe të gjitha të domosdoshmet”. Ne e kishim përkthyesin tonë, Auron Tare, rezident në Miçigan, por i lindur në shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, në Gjirokastër, një qytet të fortifikuar që ia doli të hyjë në vendet e nderit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 2008. Shqipëria, pavarësia e së cilës u garantua nga Traktati i Londrës 1913, pretendon se është vendi i vetëm në botë i rrethuar nga territori i vet i ligjshëm. Nëse u besohet njerëzve, ajo ka qenë tokë sistematikisht e rrëmbyer gjatë shekujve të ekzistencës, nga fqinjët e saj, aktualisht Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Ajo që mbetet është një vend me një popullsi prej rreth tre milionë banorësh, 70 për qind myslimanë, pjesa tjetër të krishterë ortodoksë dhe katolikë. Ajo ka plazhet e fundit të pak-prekur të Mesdheut në Europë dhe një numër disproporcional të lavazheve të makinave. Nuk është rastësi që emigrantët shqiptarë dominojnë këtë tregti të veçantë anëve të rrugës në Britani. Në mesin e shekullit të 20-të, Enver Hoxha, një tjetër djalë i elitës në Gjirokastër, i dha një shtypje shumë të keqe vendit. Diktatori stalinist sundoi me një grusht të hekurt nga viti 1944 deri në vdekjen e tij, në vitin 1985. Pesë vjet më vonë, Shqipëria themeloi demokracinë e brishtë që ekziston sot. Ndonëse trashëgimia brutale e Hoxhës vazhdon në politikat autoritare dhe shpërfill sundimin e ligjit, vendi tani i mirëpret ngrohtësisht vizitorët, ashtu siç ka bërë në ditët e Bajronit. Pasi ne vizituam Kështjellën mesjetare të Gjirokastrës dhe vendlindjen madhështore të Hoxhës, Auroni na çoi në jug, në drejtim të Greqisë, duke u larguar jashtë rrugës në një livadh, ku kemi gjetur udhëtarët e tjerë, Fuat dhe Gus, duke mbikëqyrur një rresht kuajsh të fortë. Me gjallëri Auroni uli shalat e kuajve të stilit anglez nga makina e tij “Land Cruiser”, i vuri mbi kurrizet e vogla dhe leshatore dhe u afroi kuajt udhëtarëve. Nelson, i vogël, me shkëlqim dhe krenar, ishte i rezervuar për Dom Mocchi, lideri ynë gjallërues italian. Mandela apo Admirali? Auroni ngriti supet: Sido që të jetë, ai ishte emri i përkryer për një kalë të zi me një sy. Pushimet e kalërimit shpesh bien në një rutinë, paradite dhe pasdite në shalë, një drekë-piknik, një kamping në mbrëmje dhe darka nën yje, por Shqipëria është një vend i të papriturave. Në ditën e parë ne zbritëm nga një rrugë me pemë selvi në manastirin bektashian në Melanit për të përmbushur dervishin tonë të parë. Jo llojin vërtitës të imagjinatës popullore, por një sufi mistik, i cili kishte përqafuar jetën bektashiane beqare në vitin 2000, në moshën 15-vjeçare. Tani një i rritur me mjekër, i veshur me rroba të bardha të mëndafshta në vija-vija jeshile dhe ari, Myrtezai jeton me nënën e tij në një manastir jashtë përmasave, me pamje nga lugina e lumit Drino. Vija malore është ndërprerë nga një kullë metalike në fund të brezareve. Në epokën moderne, jetesa arkaike e dervishit, përkushtimi i tij në studim dhe lutje, është më praktik kur një kompani e telefonisë celulare mbledh skedat. Për fat të keq, studimet e Myrtezait nuk përfshijnë gjuhët e huaja, por ai përshëndeti me entuziazëm e qeshje pushimin që iu sigurua nga kalimtarë të panjohur. Ndërsa ai tymoste, nëna e tij na shërbeu çaj dhe raki, jo atë lloj turke me bazë glikanxon, por me fruta, që ngjan si grapa. Myslimanët e tjerë e konsiderojnë sufizmin bektashi heretik. Gjatë kësaj interlude të relaksuar ishte e lehtë për të kuptuar pse. Mbi Nelsonin, në një humor të ngazëllyer, Dom nuk shkoi kurrë lart deri në kodër, por po gjurmonte një rrugë të rëndë përmes shkëmbinjve dhe shkurreve, në vend që t’i ngjitej rrugës. Si italian, ai ndante lidhjet gjuhësore, një oreks për jetën dhe një frymë të pathyeshme aventure me miqtë tanë shqiptarë, kështu që kalërimi pranë tij nuk ishte kurrë i mërzitshëm. Në Libohovë, një fshat i madh i dominuar nga mbetjet e fortifikimeve osmane, ne hëngrëm nën një pemë 250-vjeçare që ishte tarraca e restorantit të vetëm. Ashtu si Bajroni? Kush e di, por do të kishte qenë e madhe mjaftueshëm kur ai kaloi këtë rrugë. Historia insiston se ai u ngjit gjatë destinacionit të ditës sonë të ardhshme, vendi i lashtë i Antigonës, edhe pse ai nuk do ta ketë ditur këtë, sepse gërmimet nuk kanë filluar deri në vitet ‘60. Rrënojat e një qyteti të madh tregtie greke themeluar nga Mbreti Pirro i Epirit në vitin 295 para erës sonë dhe i djegur nga romakët një shekull më vonë, janë fokusi i një parku arkeologjik kombëtar të paraqitur mirë. Ashtu si një përkthyes i mirë, Auroni kishte fituar abone për udhërrëfyes grupi. Ndërsa ne ngjiteshim, ai kishte ikur për furnizime. Tani “Lang Cruiser” u kthye i ngarkuar me pula të pjekura të ngrohta, pasta të këndshme peta-peta (byrek), bukë të freskët, fruta dhe pije të ftohta. Le të fillojë ushqimi me bollëk. Kulmi i udhëtimit tonë ishte një kamping treditor në malet e Buretos, duke filluar në Erind dhe duke mbaruar në Grykën e Këlcyrës. Papritur, Shqipëria renditet e dyta pas Finlandës në tabelat e hidroelektricitetit për frymë në Europë, dhe një pjesë e madhe e asaj energjie gjenerohet në këtë zonë të pyllëzuar dhe të lagësht. Fshatrat, të ndërtuara në faqet e kodrave me mure dhe çati të latuara nga gurët, janë pothuajse të padukshme derisa ju të kaloni në to. Në shumicën e tyre ne kemi gjetur kisha ortodokse, shpesh me pak riparime, por me ikona të ndriçuara nga llamba të zhveshura që shkëlqenin në pjesët e brendshme të errëta. Shumë prej banorëve të rinj ishin larguar për në jug për të kërkuar punë, por ata që kishin mbetur i hapën dyert e tyre me buzëqeshje e kënaqësi. Kur dielli ra pas një dite të gjatë mbi shalë, një plakë 80-vjeçare, një nga banoret e fshatit të largët, na mirëpriti në tarracën e saj të mbuluar me hardhi dhe ngrohu kafenë. Djali i saj, që kishte ardhur me pushime nga Athina, hapi një shishe raki, një interlud qejfi për natën tonë të parë në qiell të hapur. Tani që ne ishim në mëshirë të fatit nga qytetërimi, kampi ynë i ngritur nga Fuati dhe Gusi në një kullotë të lartë mbi luginën e Vjosës, Auroni ishte i përkushtuar me kohë të plotë. Kuajt e ngarkuar transportonin tendat, valixhet dhe rezervat ushqimore, por përkthyesi ynë mbushte ujë nga burimet natyrore, kishte marrë bukë të mëdha rrethore nga furrat e fshatit, djathë dhe kos nga kopetë malore. Qoftet u shfaqën si me magji të shoqëruara nga domate dhe tranguj, një vakt i parapëlqyer shqiptar. Më pas ne ramë në gjumë me zhurmën e shkeljes së barit nga kuajt dhe kambanave që tingëllonin, të cilat ia kishim vendosur në mënyrë që ata të mund të gjendeshin në mëngjes. Një pushtim dhish në agim ishte i garantuar, i ndjekur nga një inspektim fshatarësh kureshtarë që flisnin me zë të lartë në një gjuhë që tingëllon si e folur sherri, edhe pse nuk ishte. Shumë shpejt ishte koha të zbrisnim nga vendet e larta dhe t’i ribashkoheshim Bajronit në një peizazh që i kujtoi atij shtëpinë e fëmijërisë pranë Aberdeen. Njëlloj siç bëri edhe ai, ne kaluam përgjatë Vjosës së trazuar, një gjelbërim befasues ndërsa ajo zhytej nëpër Grykën e Këlcyrës. “Toka e Shqipërisë. Më lejo t’i përkul sytë e mi mbi ty, edhe pse kujdestare e thepisur e burrave të egër”, shkruan ai në “Shtegtimi i Çajld Haroldit”, rreth njerëzve që kristalizuan zellin e tij revolucionar. Në Athinë, destinacioni i tij i ardhshëm, do të gjente një prizë në luftën për pavarësinë greke, një kauzë që dominoi pjesën tjetër të jetës së tij. Po ne, njerëzit më të vegjël? Ne përqafuam freskinë e një hoteli të bukur buzë lumit pasi u ushqyem me troftë të sapokapur nga lumi, në një tarracë me lule të ndritshme. Nuk ka asgjë të thënë në mënyrë poetike si maestro, por një fund shumë i mirë për një udhëtim zbulimi në një tokë të paeksploruar me vlerë. Udhëtimi me kalë në Shqipëri është ofruar për turistë nga kompania “Wild Frontiers” nga 24 maji më 1 qershor për të kaluar “Në gjurmët e Lord Bajronit”.

*“The Telegraph” 
Minty Clinch e ka eksploruar Shqipërinë ashtu si Lord Bajroni e ka parë atë, mbi kalë. Njëlloj si në ditët e poetit, vendi mbetet një tokë miqësore plot me surpriza.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/24/shqiperia-mbi-kale-ne-gjurmet-e-lord-bajronit/#ixzz2LuD1n5IB

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16344

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.