Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit turk - a duhet ta marrim shembull?

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit turk - a duhet ta marrim shembull?

Written by Dritan Zaimi on Wednesday, 02 October 2013. Posted in Fokus

Një vështrim mbi turizmin e një prej vendeve më të spikatura në botë në këtë fushë

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit turk - a duhet ta marrim shembull?

 

Turizmi ka qënë ndër motorrët më të mëdhenj për ekonominë turke në dekadat e fundit duke reduktuar papunësinë, duke rritur PBB dhe përmirësuar bilancin e pagesave. Dokumenti aktual që udhëheq zhvillimin e turizmit është Strategjia e Turizmit Turk 2023. Kjo strategji u hartua dhe lançua në vitin 2007 dhe përmbledh hapësirën deri me 2023, vit ky që koincidon edhe me festimin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës Turke. Vizioni i kësaj strategji është “Për një Turqi të lumtur në 100 vjetorin e Republikës”. Objektivat synojnë arritjen e një numri prej 50 milion vizitorësh në vit deri në 2023, dhe të ardhura prej 50 miliard $ në vit për periudhën në fjalë. Po kështu deri në 2023, Turqia synon të jetë ndër 5 vendet e para në renditjen botërore për vendet më të vizituara në botë.

 

 

Turizmi në Turqi është përqëndruar kryesisht në shumëllojshmërinë e vendeve historike, dhe në vendpushimet bregdetare përgjatë brigjeve të saj në Detin Mesdhe dhe  Egje. Në vitet e fundit, Turqia është kthyer në një destinacion popullor edhe për turizmin kulturor dhe atë shëndetsor. Në vitin 2011, Turqia tërhoqi më shumë se 31.500.000 turistë të huaj dhe 23 miliard $ të ardhura nga turizmi, duke u renditur si destinacion turistik numër 6 në botë përsa i përket mbërritjeve ndërkombëtare duke lënë pas edhe Anglinë. Suksesi i turizmit në Turqi i atribuohet realizimit të  investimeve serioze në të gjitha burimet kombëtare duke i përdorur ato në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Oferta Turistike Turke
Oferta turistike turke paraqet një kombinim të 3S-ve (Sea, Sand, Sun), Diell, Det dhe Rërë, dhe një pasurim me 3D (Diversitet, Diversitet, Diversitet) që buron nga kombinimi i 3S-ve me 3S+ Histori, Kulturë, Kuzhinë, Golf, Shendetsor, Aventurë, Shopping, Lojëra Dimërore, turizëm konferencash etj.
Turizmi turk- një  histori suksesi
Turqia ka investuar shumë për pasurimin e hoteleve të klasit të parë, vendeve të pushimit apo për organizimin e konferencave, transportin e organizuar dhe lidhjet me qytetet e ndryshme të botës, dekoracionet mahnitëse apo edhe panoramat unike, që ofron. Madje autoritetet kanë zgjedhur të shfrytëzojnë bukuritë natyrore të vendit, por duke mbajtur çmime të leverdisshme, krahasuar me destinacione të tjera të rëndësishme për turistët. Mes vendeve europiane, Turqia është një destinacion ideal për ekzotikën, që ofron. Është mjaft e lehtë të mbërrish nga Europa në Stamboll, brenda dy-tre orësh me avion, dhe prej këtej duke bërë lidhje me qytetet e tjera kryesore. Gjithashtu, ka një lidhje të mirë fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Meme dhe Azinë. Gjithashtu, Turqia ka të gjitha mundësitë për të organizuar takime apo konferenca me një komfort të përshtatshëm dhe stil. Mikëpritja turke, cilësia e lartë e ushqimit dhe verërave, mundësitë e pafundme për të udhëtuar janë garancitë për një turizëm gjithnjë në rritje të Turqisë.
Përmirësimi i infrastrukutrës dhe investimet e vazhdueshme në strukturat akomoduese janë shoqëruar edhe me investimin në arsim dhe trajnim të stafit që shërben në këtë sektor. Kështu tabela e mëposhtëme tregon vëmëndjen e madhe që i është kushtuar këtij formimi nga viti 1980 deri 2011;
Viti
Numri i të Trajnuarve
1980
82 000
1990
490 000
2000
570 000
2011
950 000
Po kështu kemi investimet serioze në infrastrukurën aeroportuale duke lehtësuar transportin dhe duke mundësuar mënyra të ndryshme organizimi të udhëtimeve turistike. Në Turqi ndodhen 29  aeroporte ndërkombëtare, operojnë 15 kompani ajrore private, realizohen fluturime në 190 destinacione ndërkombëtare. Në vitin 2010- Turkish Airlines- fitoi çmimin “the best Airline Company of 2010”.
Shtimi i vizitorëve
Në vitin 2009, numri i vizitorëve ndërkombëtarë në botë arriti shifrën 880 milion vizitorë, duke shënuar një rënie prej 4.3% krahasuar me një vit më parë. Po në këtë vit, kjo shifër për Europen ishte 459 milion, duke shënuar gjithashtu rënie prej 5.6% , ndërkohë që numri i vizitorëve ndërkombëtarë që vizituan Turqinë këtë vit ishte 27 milion, duke shënuar një rritje prej 3%. Në vitin 2010, kjo shifër arriti në 28.5 milion, duke shënuar sërish rritje prej 6%.
Por shifrat nuk janë qëllimi në vetëvete, nëse qëllimi do të ishte të arrihej një numër sa më i madh vizitorësh atëherë ka shumë të ngjarë që të binim në grackën e turizmit masiv, jo cilësor, që gllabëron dhe shfrytëzon burimet e tanishme e duke mos lënë hapësira për të ardhmen. Ndaj treguesit për numrin në rritje të vizitorëve nuk janë gjithçka, madje vetëm shifrat e thata numerike të zhveshura nga analizat përkatëse shkak-pasojë nuk janë aspak një tregues i besueshëm zhvillimi, dhe nuk janë asnjëherë të mjaftueshmem për të kënaqur objektivat tona e për të na krijuar komoditetin e të ndjehurit të qetë. Një ndër krahasimet me të shpejta dhe imediate që mund të bëjmë është të krahasojme numrin e vizitorëve përkundrejt të ardhurave që kane sjellë, dhe një tregues i tillë është orientues i besueshëm përsa i përket nëse kemi të bëjmë me turizëm cilësor.
Tabelat e mëposhtëme japin një informacion të përmbledhur mbi rritjen në numrin e vizitorëve dhe të ardhurave respektive nga turizmi për Turqinë që nga viti 1980 deri më 2011.
Viti
Vizitorë
Rritja
Viti
Të ardhurat në Miliard $
Rritja
1980
1.2 milion
Rritja 1980-2011
= 25%
1980
0.4 miliard
Rritja 1980-2011 =56%
1990
5.3 milion
1990
3.2 miliard
2000
10.4 milion
2000
7.6 miliard
2010
28.5 milion
2010
21.3 miliard
2011
31.5 milion
2011
23 miliard
 
Gjermanët zënë vendin e parë ndër turistët që vizitojnë Turqinë, me një numër rreth 4.8 milion vizitorë në vit, të dytët rendin ruset, me rreth 3.5 milion, Britanikët renditen të tretët me 2.4 milion turistë në vit, vendin e  katërt dhe  të pestë e zënë Bullgarët dhe Gjeorgjanët.
Shifrat në rritje të vazhdueshme në ato për vizitorë edhe për të ardhurat njëherësh tregojnë se kjo rritje nuk është aspak e rastësishme por përkundrazi e planifikuar mirë dhe e mbështetur me investime, plane dhe strategji për një turizëm cilësor i cili është në gjëndje ti bëj ballë edhe ndonjë tkurrje që mund të vihet re në nivelin global apo në Europë sikundër e përmëndëm pak më sipër. Ritimi i rritjes së të ardhurave nga turizmi, gati dyfish sa ritmi i rritjes së numrit të vizitorëve nënvizojnë faktin se qeveria dhe të gjithë organizmat privat e publik në Turqi priren nga vizioni i një turizmi cilësor, ky është qëllimi në vetëvete. Turizëm i cili prodhon të ardhura dhe përfitime për ekonominë kombëtare, qeverinë, industrinë dhe komunitetin dhe njëkohësisht ruan vlerat mjedisore, social-kulturore dhe progresin ekonomik, pra turizëm të qëndrueshëm.
Destinacionet kryesore perfshijnë Antaljan, Stambollin, Izmirin, etj. Qyteti i Stambollit u rendit destinacioni turistikë i pestë më  i vizitituar në botë në vitin 2012, në një raport të kohëve të fundit të Kompanise  MasterCard.
 
Promovimi i Turizmit
Ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë nuk do të ishin të sukseshhme apo të prodhonin rezultatet e dëshiruara nëse nuk do të hartohej një strategjie efektive promocionale për ta bërë ofertën turistike turke sa më prezente dhe të arritshme në mbarë botën. Janë hapur 40 zyra turistike turke në 37 vende të ndryshme të botës, dhe Turqia ka qënë vend partner zyrtar  në realizimine e shumë eventeve me rëndësi për promovimin e turizmit në mbarë botën, përmëndim Panairin e Berlinit, Londrës, panairin INTOUR Market Rusi, Frankfurt Book fair 2008,  etj. Organizimi i aktiviteteve të tilla si Stina Kulturore Turke në Francë në vitin 2010, Viti Japonez në Turqi Korrik 2009- Mars 2010,  pjesëmarrja me projekte special në Festivalin e Filmit në Kannë, në Lojrat Olimpike të Pekinit 2008 kanë treguar se kanë funksionuar mësë miri dhe kane qënë zgjedhja e duhur.
 
Sukseset
Dhe pas një pune të menduar mirë dhe të realizur me shumë seriozitet dhe pasion është normale që të vijnë edhe vlerësimet e shumta të tilla si Destinacioni më i mirë 2010, Zyra më e mirë turistike 2010, Hotelet më të mirë në Europe, Linja Ajrore e vitit, Rezorti më i mirë, Porti më i mirë në Europë për kroaçera, etj.
 
E Ardhmja
Vizioni i strategjisë është: “Për një Turqi të lumtur në 100 vjetorin e Republikës”. Objektivat synojnë arritjen e një numri prej 50 milion vizitorësh në vit deri në 2023, dhe të ardhura prej 50 miliard $ në vit për periudhën në fjalë. Po kështu deri në 2023, Turqia synon të jetë ndër 5 vendet e para në renditjen botërore për vendet më të vizituara në botë.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16539

About the Author

Dritan Zaimi

Pedagog turizmi

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.