Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

on Wednesday, 17 April 2019. Posted in Lajme

Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

Nga Adela Alla 

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Në mjediset e Agjencisë KOMPAS, Lubjanë, u prezantua turizmi i Shqipërisë.

Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë KOMPAS, në kuadër të vizitës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Slloveni.

Klosi prezantoi për të pranishmit treguesit dhe shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit të Shqipërisë.

Ai u ndal në shtrirjen gjithëvjetore të turizmit, duke përfshirë atë bregdetar, malor, kulturor e historik, kryeqytetin, etj. Njëherazi, ai drejtoi ftesë për investime në fushën e turizmit në Shqipëri, si dhe për ture rajonale të turizmit, ku Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me materialet e shumta promovuese të prezantuara, për turizmin, kulturën, historinë, prodhimet e ndryshme shqiptare, etj. Videot e shfaqura sollën më afër të pranishmit me turizmin shqiptar.

Ngjarja ishte një rast shumë i mirë për bashkëbisedime, shkëmbim mendimesh, vendosje pikash kontakti dhe fillim bashkëpunimesh të reja dypalëshe Shqipëri-Slloveni në fushën e turizmit dhe jo vetëm. Kjo veprimtari, përfaqëson një nga kryesoret, të parashikuara nga Ambasada e Shqipërisë gjatë vitit 2019 në fushën e promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe publike.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik e të Teknologjisë e të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, agjenci e operatorë të turizmit, gazetarë të turizmit, njerëz të biznesit, ambasadorë dhe diplomatë të përfaqësive diplomatike në Slloveni, etj.

Të pranishmit i përshëndetën Lovorko Mamić, president i Bordit të Menaxhimit të KOMPAS, Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë dhe Eva Štravs Podlogar, sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e të Teknologjisë të Sllovenisë. /a.a/ /a.g/

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

7787

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.